LIVE UPDATES
Aktualitet

Fallxhore Lola të bën kryetare bashkie me kripë e piper: Ata të PD-së i kam klientë të rregullt, Metës hidhja në kolltuk, të ulet mbi të

Lola nëpërmjet filxhanit të kafes kupton mbështetjen që ky i fundit i jep të interesuarës dhe se në dt 14 Maj kur do mbahen edhe zgjedhjet ajo do dali fituese. Por kjo do arrihet me diçka që do e përgatisja fallxhorja e do ia jap me vete.

9 Janar 2023, 21:09 Nga DOSJA
Fallxhore Lola të bën kryetare bashkie me kripë e piper: Ata
Fallxhorja

TIRANË- Në mes të Tiranës Lola është një zonjë rreth të 60 -tave e cila nëpërmjet leximit të filxhanit të gjen hallin që ke, por nuk mjafton me kaq edhe ta zgjidh. Me se? Me krip e piper dhe i thua lamtumirë hallit apo problemit që ke.

Fiksi vizitoi fallxhore Lolën për të lexuar filxhanin. Bashkëpunëtorja e Fiksit shprehet se është pjesë e në një partie politike dhe se ka hedhur kandidaturën për kryetare bashkie. Kjo është edhe arsyeja se pse ka shkuar të lexojë filxhan tek Lola, do e marri apo jo postin?  Fallxhorja i thotë që të heshti mos të flasi më pasi gjithçka e sheh vetë në filxhan.  Ajo sheh në filxhan shkronjën “I” dhe i kërkon info mbi të, bashkëpunëtorja i pohon se me atë gërme fillon emri kryetarit të partisë.

Lola nëpërmjet filxhanit të kafes kupton mbështetjen që ky i fundit i jep të interesuarës dhe se në dt 14 Maj kur do mbahen edhe zgjedhjet ajo do dali fituese. Por kjo do arrihet me diçka që do e përgatisja fallxhorja e do ia jap me vete.

Lola i përgatit kandidates një përbërje me kripë dhe një kokërr piper.

Ajo i thotë kandidates se tek Lola shkojnë shumë të PD- së, por të LSI nuk kishin shkuar deri më tani.

Pasi fallxhorja përgatit  kripën me piper të zi i tregon  bashkëpunëtores së Fiksit sesi duhet ta përdori për të pasur sukses. “Nesër kur të dalësh  pak kripë dhe kokrrën e piperit duhet ta vendosësh në xhepin e portofolit ku mbahen dokumentat dhe  çdo 3-4 ditë duhet të hedhësh nga përbërja në sutjena” thotë fallxhorja. Më pas ajo e udhëzon se në çdo mbledhje që do jetë ë pranishme e interesuara duhet të hedhi kripën tek dera që ta shkelin , ose në kolltuk apo karrige të ulen sipër. “ Me këtë i bën të gjithë për vete. Edhe Sali Berishës mund t’ja hedhësh edhe Floriana Garos” shprehet fallxhorja.

Ajo i sugjeron kandidates që çdo mëngjes të hajë 2 thelbinj hudhra dhe çdo gjë do shkojë vaj dhe do jetë në rregull.

Fallxhore Lola – Ke qenë shumë më mirë se ç’je. Ke kaluar ndonjë siklet nga ana e qeverisë?

Fallxhore Lola – I ke mbyllur të gjitha?

Fiksi – Jo. Shif tani si është puna.

Fallxhore Lola – Mos më flit fare. Do të dëgjosh çfarë të thotë filxhani. Me S ose Sh?

Fallxhore Lola – Ti je mos u mendo fare, mos fol me vete. Duke folur me vete do hapësh ndonjë sëmundje që vetëm ti e di. Një femër të ka shumë zili. Për çfarë arsye?

Fallxhore Lola – Çfarë ka me ty?

Fiksi – Konkurenca, konkurrenca për post.

Fallxhore Lola – Nuk e arrin dot atë që ti e mendon.

Fiksi – Eee e kam pak të vështirë prandaj.

Fiksi – Po me I është shefi im. Çfarë shikon?

Fallxhore Lola – Dikush kërkon diçka.

Fiksi – Më duhet një post pra.

Fallxhore Lola – Ke dy plane tani. A mund të realizohen?

Fiksi – Unë kam kandiduar për kryetare bashkie dhe dua të kap atë postin. E dua me çdo kusht.

Fallxhore Lola – 3 Veta i ke në favor. Ke ndonjë mashkull në favor?

Fiksi – Po kam kryetarin. Të paktën tek zona ku kam kandiduar unë.

Fallxhore Lola – Lekë, sa mendon të hedhësh?

Fiksi – Kështu është bërë. Kështu e kanë marrë të gjithë.

Fallxhore Lola – Ti nuk je e para që ke ardhur tek unë. Unë të them që ke favor, por jo aq sa e mendon.

Fiksi – Do ta shikosh pak çfarë mendimi ka shefi im për mua?

Fallxhore Lola – Ky ka folur dhe ka folur shumë mirë atje ku i takonte për të folur dhe ti duhet të jesh tepër e kënaqur. Ky ka më leverdi të bëhesh ti sepse ka shumë favore sesa të kesh ti vetë. Në një provë çfarë të kanë vënë ty këta?

Fallxhore Lola – Ti fiton para këtyre sepse i ke gjërat shumë më lart sesa këta. Çfarë do vesh tjetër përveç kësaj? Se për këtë do të jap diçka unë. Me ngadalë çdo gjë shkon në vendin e vet.

Fiksi – Se unë nuk ta thashë që në fillim, bëhet fjalë për Ilir Metën.

Fallxhore Lola – E di. E pashë nuk është nevoja të ma thuash. Ora është 3

Fallxhore Lola – Nesër, jo sot unë kam vënë një kokërr këtu edhe një çikë, kjo është kripë të jesh në dijeni.

Fallxhore Lola – Do marrësh njëçikë sa ta kapi dora dhe do ta hedhësh në portofol. Këtë e ke të yshtur gati. Jo te lekët por aty ku mban dokumentet.

Fallxhore Lola – Kurse tjetrën do kapësh pak gjithmonë do ta hedhësh në një mbledhje që do diskutoni, atje ku vete, që ta shkelin të gjithë.

Fallxhore Lola –  Edhe do rrish e qetë. Dole nga shtëpia, ke një diçka një mbledhje do të bëj një yshtje unë ty tani dhe do ta bësh siç ta bëj unë tani.Do ta bësh vetë, por jo çdo ditë një herë në 3 – 4 ditë. O në mometin që ti do shkosh në një mbledhje ose diku. Do hedhësh këtë direkt në gji çik. Kaq

Fallxhore Lola –   Edhe atij kryetarit do t’ja hedhësh se s’bën.

Fiksi – Po ku t’ja hedh atij?

Fallxhore Lola – Ta shkeli, në kolltuk ku ulet.. Kanë ardhur këtu tek unë, por janë të Partisë Demokratike

Marrë nga TOPCHANNEL

fallxhorja lola ilir meta partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet