Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjyqtari hetues vlerësoi se nuk ka rrezik arratisjeje, përsëritjeje të krimit apo rrezik nga manipulimi i provave dhe nuk ka urdhëruar masë sigurie ndaj 53-vjeçarit italian.
ITALI- Gjykata e Arezzo-s ka lënë të lirë Sandro Mugnai, i cili duke qëlluar pesë të shtëna me pushkë vrau fqinjin shqiptar Gëzim Dodoli, mbrëmjen e 5 janarit. Teksa Dodoli po punonte me një ekskavator duke prishur shtëpinë në të cilën ndodhej Mugnai me familjen, u vra.
Gjyqtari hetues vlerësoi se nuk ka rrezik arratisjeje, përsëritjeje të krimit apo rrezik nga manipulimi i provave dhe nuk ka urdhëruar masë sigurie ndaj 53-vjeçarit italian. Ndërsa avokatët mbrojtës, Marzia Lelli dhe Piero Melani Graverini u fokusuan tek nevoja e ushtrimit të mbrojtjes legjitime, çështje e cila më pas do të trajtohet sërish në vijimësi të procedimit. Ndërkohë autori që qëlloi 5 herë mbi shqiptarin argumentoi para gjykatësit se do të mbronte familjen e tij që ndodhej në rrezik për jetën nga shembja e menjëhershme dhe e mundshme e çatisë së shtëpisë, e cila u sulmua me goditjet e ekskavatorit të drejtuar nga Dodoli.
Si ndodhi ngjarja?
Rreth orës 20:30 të 5 janarit në shtëpinë e Sandro Mugnai po darkohej. Në tavolinë ndodheshin 2 vajzat e 53-vjeçarit dhe persona të tjerë. Në një moment dëgjojnë zhurmë. Shtëpia po tronditej nga goditjet e mjetit të rëndë. Në tentativë për t’i shembur shtëpinë, rrugës shqiptari dëmtoi edhe 4 automjete. Më pas goditi dritaret e katit të parë, ashtu sikurse çatinë. Në këtë moment Mugnai u ngrit, mori armën e gjahut dhe qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit. Të paktën 3 plumba shkatërruan xhamin e ekskavatorit dhe goditën edhe 59-vjeçarin shqiptar. Përveç të shtënave, dëgjoheshin britmat e atyre që ndodheshin në shtëpi, ashtu sikurse edhe motori i ekskavatorit që vijonte të ishte i ndezur, ndërkohë që Dodoli ishte në agoni. Kur karabinierët dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, 59-vjeçari kishte ndërruar jetë. Mugnai u dërgua në policinë e Arezzo-s, ndërsa autoritetet fikën mjetin dhe ndihmuan familjen që të dilte nga shtëpia tejet e dëmtuar. Më vonë, banesa u shpall e pabanueshme.
Policia e Lezhës LEZHË- Antonio Leka është 36-vjeçari që u arrestua këtë mbrëmje, i veshur me kamuflazh dhe ...
Covid TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
Hakerat TIRANË- Hakerat iranianë u kanë dhënë një tjetër goditje sistemeve bankare në vend! Këtë herë...
Foto Ilustruese LEZHË- Një 36-vjeçar i armatosur, me veshje kamuflazhi, është vënë në pranga këtë pasdi...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se vjedhja e shtëpisë së ish-zytrtares Alda Klosi mund të zbardhë shum&eu...
Spitali BULQIZË- Jeton dhe Orgito Tola kanë përfunduar në spital pasi janë plagosur në një aksident të ndodhur k&eu...
Rozeta dhe Havier Dobi TIRANË- Në Shqipëri, Gjykata la sot në burg, Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir të akuzuar p&eum...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kontrollet në shtëpitë e të zhdukurit të shumëk&eum...
Foto ilustruese Ndërprerjet e shtatzënisë ashtu si dhe lindjet kanë ardhur në ulje nga vitit në vit. Sipas të dhëna...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se grabitjet e zyrtarëve të lartë kanë kapur kulmin mes viteve 2-13-2014, ku...