LIVE UPDATES
Aktualitet

"Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA", VOA: Mund të ndeshen me traumat e vjetra nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Fitorja e Nënpresidentes Kamala Harris do të sillte një vazhdimësi të politikës aktuale, megjithëse ajo do të përballej me kundërshtimin republikan dhe lodhjen në rritje të publikut amerikan me luftën në Ukrainë, që po rrisin shqetësimin në Evropë se mbështetja amerikane për Kievin mund të zbehet.

31 Tetor 2024, 18:56 Nga r.ll
"Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA", VOA: Mund
foto ilustruese

EUROPË- Aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara po përgatiten për një Amerikë që është më pak e interesuar për ata, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale. Ata gjithashtu mund të ndeshen me traumat e vjetra dhe probleme të reja nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Zgjedhjet vijnë dy vjet e gjysmë pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës, gjatë të cilit Uashingtoni ka dhënë kontributin më të madh në mbështetje të Kievit. Ndihma amerikane për Ukrainën dhe përkushtimi ndaj aleatëve të NATO-s mund të vihen në pikëpyetje nëse Donald Trumpi fiton zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

Fitorja e Nënpresidentes Kamala Harris do të sillte një vazhdimësi të politikës aktuale, megjithëse ajo do të përballej me kundërshtimin republikan dhe lodhjen në rritje të publikut amerikan me luftën në Ukrainë, që po rrisin shqetësimin në Evropë se mbështetja amerikane për Kievin mund të zbehet.

Thirrja e zotit Trump për vendosjen e tarifave ndaj partnerëve amerikanë gjithashtu po shkakton shqetësim në Evropë, e cila tashmë po ndeshet me një rritjet të ngadaltë ekonomike. Por nuk është vetëm mundësia e një presidence të dytë të zotit Trump, që po shkakton ankth për të ardhmen në Evropë.

Zyrtarët evropianë besojnë se përparësitë e Shteteve të Bashkuara janë diku tjetër, pavarësisht se kush fiton. Lindja e Mesme është në krye të listës së përparësive të Presidentit Joe Biden tani, por Kina është përparësia kryesore në aspektin afatgjatë.

"Pozicioni qendror i Evropës në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara është i ndryshëm nga sa ishte në fillim të karrierës politike të zotit Biden", thotë Rachel Tausendfreund, studiuese në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin. "Dhe nga ky këndvështrim, Joe Biden është presidenti i fundit transatlantik."

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta kthejnë vëmendjen nga Azia, thotë ajo. “Kjo do të thotë që Evropa duhet të përparojë. Evropa duhet të bëhet një partner më i aftë dhe të menaxhojë më mirë zonën e saj të sigurisë”.

Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re mbrojtje me aleatin e NATO-s, Britaninë, tha se Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen më shumë në rajonin e Indo-Paqësorit, “pra pyetja shtrohet, a do të bëjnë ata (ShBA) shumë më pak në Evropë, apo vetëm pak më pak.”

Ian Lesser, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Fondin Gjerman Marshall në Bruksel, thotë se "mbi të gjitha, Evropa po kërkon qartësi nga Uashingtoni" dhe kjo po mungon në një botë të trazuar, në të cilën çdo administratë do të përballet me probleme të tjera, që do të tërheqin vëmendjen e saj. "Por rreziku i përçarjes është qartësisht më i madh nëse Donald Trumpi kthehet në Shtëpinë e Bardhë."

"Ekziston supozimi i vazhdimësisë së politikave aktuale" të Amerikës nëse Nënpresidentja Harris fiton, thotë ai. Shumë njerëz që janë marrë me politikat gjatë presidencës së zotit Biden ka të ngjarë të mbeten në detyrë. "Do të kishim një botë më të njohur, edhe nëse mjedisi strategjik do të sillte pasiguritë e veta."

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po përqendrohen gjithnjë e më shumë në konkurrencën me Azinë, lufta e vazhdueshme në Evropë nënkupton që “kostoja e zhvendosjes së vëmendjes amerikane larg çështjeve të sigurisë evropiane do të ishte sot shumë më e larta se disa vite më parë”, thotë eksperti Ian Lesser. Aftësia e Evropës për t'u marrë me këtë varet nga shpejtësia me të cilën dalin këto probleme, shton ai.

Shpenzimet e pamjaftueshme në fushën e mbrojtjes të Evropës kanë acaruar administratat amerikane të të dyja partive për vite me radhë, megjithëse anëtarët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, i rritën ato pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022. NATO parashikon se 23 nga 32 vendet anëtare do të përmbushin objektivin e saj për të shpenzuar 2% ose më shumë të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen këtë vit, krahasuar me vetëm tre vende anëtare një dekadë më parë.

Gjatë mandatit të tij nga viti 2017 deri në vitin 2021, Donald Trumpi kërcënoi t’i braktiste vendet që nuk përmbushnin detyrimet e tyre financiare. Në fushatën e këtij viti, ai sugjeroi se Rusia mund të bëjë çfarë të dojë me këto vende.

Kritikat i tij kanë minuar besimin dhe kanë shqetësuar vendet që kufizohen me Rusinë, duke përfshirë Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë.

Evropianët e shohin luftën në Ukrainë si një sfidë ekzistenciale. Me kalimin e kohës, Shtetet e Bashkuara mund të kenë mendim tjetër për këtë luftë, ndërsa shenjat e lodhjes kanë filluar të shfaqen edhe në vetë Evropën.

Nëse zoti Trump fiton, "ka shumë shenja se ai nuk do të jetë i interesuar të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në këtë luftë" dhe mund të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi apo një zgjidhje, që mund të mos i pëlqejë Kievit dhe Evropës, thotë ekspertja Rachel Tausendfreund. "Gjithashtu nuk ka shanse që Evropa të mund të mbushë boshllëkun ushtarak, nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin mbështetjen për Ukrainën."

“Edhe nëse Nënpresidentja Harris fiton, ka një debat në rritje në të dyja anët e Atlantikut mbi strategjinë që duhet ndjekur pas përfundimit të luftës në Ukrainë”, thotë eksperti Ian Lesser.

Presidenti Biden theksoi nevojën për të vazhduar strategjinë aktuale në Ukrainë gjatë një vizite të shkurtër në Berlin, ku ai u takua me udhëheqësit gjermanë, francezë dhe britanikë.

“Ne nuk mund të heqim dorë nga ndihma për Ukrainën. Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë”, tha Presidenti Biden. “Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen derisa Ukraina të fitojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Përvoja e ka mësuar 81 vjeçarin Biden se “ne nuk duhet nënvlerësuar fuqia e demokracisë dhe rëndësia e aleancave.”

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili i dha Presidentit Biden medaljen më të lartë të Gjermanisë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve transatlantike, shpreson që amerikanët do t’i dëgjojnë këshillat e zotit Biden.

"Në muajt në vijim, shpresoj që evropianët të kujtojnë se Amerika është e domosdoshme për ne", tha ai. “Dhe gjithashtu shpresoj që amerikanët do ta kujtojnë se aleatët janë të domosdoshëm. Ne jemi më shumë se thjesht ‘vende të tjera’ në botë. Ne jemi partnerë dhe miq.”

Pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Amerikë, vitet e ardhshme mund të jenë të trazuara.

"Pavarësisht se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve javën e ardhshme, gjysma e vendit do të jetë e zemëruar", thotë eksperti Ian Lesser, duke vënë në dukje se shanset janë të mëdha për një qeverisje të ndarë në Uashington. “Evropa do të përballet me një Amerikë shumë kaotike dhe ndonjëherë jofunksionale”, shton ai./VOA

zgjedhjet ne shba europe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet