LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Pensionistët rikthehen si faktor politik

Rreth 700 mijë qytetarë shqiptarë me të drejtë vote i përkasin edhe një grupi shoqëror përgjithësisht të varfër, pensionistëve. Përgjatë dekadës së fundit, partitë politike rrallëherë kanë marrë mundimin t’u drejtohen atyre veçmas por në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, situata dukshëm po ndryshon.

31 Tetor 2024, 18:23 Nga r.ll
BIRN: Pensionistët rikthehen si faktor politik
protesta e pensionisteve

TIRANË- Disa dhjetëra pensionistë dolën në një protestë të rrallë mesditën e së mërkurës para selisë së kryeministrit ndërsa ky i fundit gjendej në Durrës për të folur me disa pensionistë të tjerë. Protesta e Tiranës u thirr nga Lëvizja Bashkë, një parti e re që pritet të garojë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, bazuar në një platformë politikash të majta. Dhe një prej temave më të artikuluara të kësaj partie janë pensionet.

Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse pensionistët do të bëhen apo jo faktor politik. Ajo që është parë sakaq është që pensionistët po përmenden nga tre parti, nga Rama, i cili dukshëm po detyrohet të vihet në pozicion mbrojtës dhe në nevojë për të shpjeguar se pse pensionet janë të vogla, nga Berisha, i cili premton rritje me 20 për qind të pensioneve, duke mbështetur këtë në historikun e rritjes së herëpashershme të pensioneve gjatë mandatit të tij të parë, dhe nga Lëvizja Bashkë, e cila dukshëm po përpiqet të vë në pah hendekun mes pensionistëve të varfër dhe politikanëve të pasur.

“Fajin e ka biznesi”

Aktualisht në Shqipëri skema kombëtare e pensioneve financohet nga sigurimet shoqërore të paguara nga të punësuarit si dhe, në një masë jo të vogël, nga taksimi i përgjithshëm. Projekt-buxheti i vitit 2025 parashikon shpenzime në masën 192 miliardë lekë (1.9 miliardë euro) për pensione ndërsa kontributet e të punësuarve pritet të mbulojnë vetëm 76% të këtyre shpenzimeve. Pjesa tjetër do të paguhet nga qytetarët përmes taksimit të përgjithshëm, fjala vjen, TVSH apo akciza.

Në një përpjekje për t’i dhënë kuptim përmasave të problemit, kryeministri Edi Rama deklaroi në një rast se indeksimi i pensioneve, procesi që nuk i rrit pensionet, por që i vendos pensionistët në të njëjtën fuqi blerëse me një vit më parë, i kushtoi buxhetit 100 milionë euro. Ai pas kësaj akuzoi “biznesmenët” si përgjegjës për mosrritjen e pensioneve duke u përpjekur të argumentojë se punëdhënësit nuk deklarojnë pagat e plota që i paguajnë punëmarrësve, duke shmangur në këtë mënyrë detyrimet për sigurime shoqërore. Kryeministri nuk ofroi ndonjë analizë për përmasat e problemit por përdori gjuhë të ashpër, duke akuzuar “biznesmenët” si “vjedhës”.

“Çdo biznesmen që shmang deklarimin real të pagës, vjedh nga një pensionist. Me këtë ne do të arrijmë të kemi një kapacitet që të rrisim edhe pensionin”- tha ai.

Evazioni fiskal është një fenomen i perceptuar si gjerësisht i pranishëm në Shqipëri dhe është një fenomen të cilin, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, një zyrë, drejtori i së cilit emërohet nga kryeministri, ka për detyrë ta luftojë. Rama nuk dha shpjegime se pse, në vitin e 12 të qeverisjes së tij, biznesmenët lejohet të vijojnë të “vjedhin pensionistët”.

Kundërshtari i tij, Sali Berisha, u frymëzua nga një vendim i qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur Ramës.

“Unë nuk po bëj gjë tjetër, vetëm po zotohem të aplikoj skemën që aplikoi qeveria e Kosovës, dhe mbi këtë bazë një rritje prej 20 përqind në varësi të kontributeve që kanë gjatë jetës së tyre”, -tha Berisha në një deklaratë për shtyp të shpërndarë për mediat nga shtëpia e tij, ku po vuan masën ‘arrest me burg’ me akuzat për korrupsion.

Për ekspertët e ekonomisë rritja e pensioneve është një detyrim i shtetit ndaj kësaj kadegorie, ndërsa i shohin premtimet politike vetëm si tentativa për joshtje elektorale pa ofruar zgjidhje reale për përfshirjen sociale të kësaj kategorie.

Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, i quan “groteske” justifikimet e Ramës për mosrritjen e pensioneve dhe premtimet e opozitës si “jorealiste”.

“Përtej argumenteve shterpe justifikuese deri në grotesk të z.Rama për arsyet e mosrritjes aktualisht të pensioneve apo të premtimeve jorealiste të segmenteve të caktuara të opozitës dhe përpjekjeve të tyre të përbashkëta thjesht për të joshur votuesit në rritje të kësaj kategorie, mendoj se janë të mundshme zgjidhje që vënë në provë seriozitetin e të dyja palëve, madje edhe duke ju larguar mashtrimeve të zakonshme të fushatave elektorale”- thotë ai.

Në një analizë për BIRN lidhur me këtë problematikë Preçi e sheh çështjen në plan human, ekonomik dhe financiar dhe sugjeron që debati publik e politik të jetë pozitivist dhe pa mashtrime publike.

“Në planin njerëzor, rritja në tërësi e mbështetjes për shtresat në nevojë, pensionistëve në veçanti duhet parë si një e drejtë e ligjshme e qytetarëve, si një marrëdhenie midis brezash, si një tregues i përgjegjshmërisë së shtetit ndaj qytetarëve taksapagues të vendit, ku bëjnë pjesë edhe këto kategori sociale”- thotë Preçi.

Në aspektin ekonomik, sipas tij, lidhet me mirëqenien e kësaj kategorie dhe si një shtysë për konsum.

Ndërsa në planin financiar, Preçi argumenton se përmirësimi i të ardhurave në buxhet kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve dhe shërbimeve duhet parë “si një mundësi objektive dhe detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie sociale”.

Preçi jep një sërë sugjerimesh për trajtimin me dinjitet të pensionistëve, që nga shndërrimi i indeksimit për inflacionin në një proces automatik, heqjen e bonusit si një mekanizëm që përdoret për arsye elektorale, vendosjen e standardeve të përvitshme të rritjes së pensionit, zbatimin e një minimumi jetik për pensionet e pjesshme dhe ndihmën sociale, etj..

Pavarësisht debatit, plani trevjeçar i të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit, prezantuar nga qeveria në Kuvendin e Shqipërisë gjatë ditëve të fundit, parasheh që ekonomia kombëtare të rritet në terma nominalë me vetëm 5.1 për qind në vit ndërsa të ardhurat nga sigurimet shoqërore shpresohet të rriten me 6.5% në vitin 2025 dhe 5.7% në vitin 2026. Kjo rritje do të mundësojë mbulimin e kostos së pensioneve të reja ndërsa nuk parashikohet asnjë rritje pensionesh përtej indeksimit./Reporter.al

pensionistet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet