LIVE UPDATES
Aktualitet

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

Sipas të dhënave, që për Shqipërinë janë të disponueshme për vitin 2023, në vend kishte 182 të burgosur për 100 mijë banorë, nga 113 që është mesatarja e Bashkimit Europian për 2024 dhe 111 në 2023-n.

7 Maj 2026, 18:08 Nga E. D
EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat. Sipas të dhënave, që për Shqipërinë janë të disponueshme për vitin 2023, në vend kishte 182 të burgosur për 100 mijë banorë, nga 113 që është mesatarja e Bashkimit Europian për 2024 dhe 111 në 2023-n.

Rekordin në Europë e mban Turqia, që në vitin 2024 kishte 342 të burgosur për 100 mijë banorë, gjithsesi me rënie nga viti i mëparshëm, kur shifra ishte 449. Mali i Zi kishte 170 të burgosur për 100 mijë banorë në 2023-n, ndërsa në 2024-n treguesi u rrit në 191, duke kryesuar në rajon, së bashku me Shqipërinë. Edhe Serbia ka shifër të lartë, në 173-176, për 100 mijë banorë, ndërsa Maqedonia e Veriut është e fundit (133-134). Nuk ka të dhëna për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2024, në BE kishte 1 të burgosur për çdo 883 banorë, ose 113 të burgosur për 100 mijë banorë, pak më shumë se në vitin 2023, kur norma ishte 111. Në vitin 2024, norma më e lartë e të burgosurve për 100 mijë banorë në BE u regjistrua në Hungari, me 193, e ndjekur nga Polonia, me 191, Letonia, me 187, dhe Çekia, me 178.

Norma më e ulët ishte në Finlandë, me 57, e ndjekur nga Holanda, me 67, si dhe Danimarka dhe Gjermania, secila me 70. Në vitin 2024, në BE kishte rreth 509 mijë të burgosur, ose 8.0% më pak se në vitin 2012, kur numri arriti në rreth 553 mijë, niveli më i lartë që nga viti 1993. Pas një periudhe stabiliteti në vitet 2017-2019, numri i të burgosurve ra me 6.6% në vitin 2020, me gjasë si pasojë e masave të lidhura me COVID-19. Më pas, nga viti 2021 deri në 2024, numri i të burgosurve u rrit gjithsej me 9.8%.

Shqipëria ka nivelin më të ulët të grave të burgosura në Europë

Në Shqipëri, pjesa më e madhe e të burgosurve janë meshkuj, ndërsa përqindja e femrave është më e ulëta në Europë, me vetëm 1.4%. Mesatarja e femrave të burgosura në Bashkimin Europian është 5.5%. Në rajon, rekordin e mban Serbia, ku gati 5% e të burgosurve janë gra. Sipas Eurostat, në vitin 2024, në BE 1 në 18 të burgosur të rritur ishte grua, ose 5.5% e popullsisë totale në burgje, pothuajse njësoj si në vitin 2023, kur ky tregues ishte 5.4%.

Pesha e grave në burgje ndryshon sipas vendeve të BE-së. Në vitin 2024, përqindja më e lartë u regjistrua në Hungari, me 8.7%, e ndjekur nga Çekia, me 8.6%, Malta, me 8.4%, dhe Suedia, me 7.9%. Përqindja më e ulët ishte në Francë, me 3.4%, e ndjekur nga Belgjika, me 4.1%, dhe Bullgaria, me 4.3%./MONITOR

shqipëria

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë