LIVE UPDATES
Aktualitet

Energjia elektrike pa çmim fiks, analiza e REL: Çfarë po mëson Kosova nga fqinjët?

Kosova e nisi këtë proces me bizneset e mëdha më 1 qershor, por vazhdon të ketë reagime dhe shqetësime si për çmimet, ashtu edhe për përgatitjen e vendit.

4 Qershor 2025, 13:06 Nga N.F
Energjia elektrike pa çmim fiks, analiza e REL: Çfarë po
Termocentrali në Manastir

KOSOVË- Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është përcjellë me kundërshtime edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut, por sot konsiderohet si një mundësi për të kontrolluar më mirë shpenzimet. Kosova e nisi këtë proces me bizneset e mëdha më 1 qershor, por vazhdon të ketë reagime dhe shqetësime si për çmimet, ashtu edhe për përgatitjen e vendit.

Përfaqësuesit e subjekteve ekonomike kërkojnë të shtyhet së paku për një vit, duke argumentuar se çmimet e ofruara nga kompanitë e licencuara për furnizim me rrymë, janë shumë më të larta se të rregulluarat nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Çka nënkupton liberalizimi i tregut të energjisë elektrike?

Me vendim të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), nga 1 qershori, 2025, të gjitha kompanitë në Kosovë që kanë më shumë se 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit, janë detyruar të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.

Kjo do të thotë se këto biznese nuk furnizohen më me energji me çmime të rregulluara nga shteti, por duhet të zgjedhin vetë një furnizues të licencuar dhe të negociojnë çmimin. Çmimet në tregun e hapur varen nga kërkesa dhe oferta, prandaj mund të jenë më të larta dhe të ndryshueshme.

Shqipëri: Liberalizimi me faza dhe sfida

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Shqipëri ka nisur që prej vitit 2011, por zbatimi praktik ka filluar gradualisht nga viti 2018, sipas niveleve të tensionit të rrjetit elektrik. Fillimisht, në tregun e hapur kanë kaluar bizneset e lidhura në tension prej 35 kilovatesh (kW), më pas ato në 20 kW dhe së fundmi në 10 kW.

Ato janë zakonisht biznese të mëdha, si: uzina, miniera, spitale private, qendra tregtare dhe institucione financiare me më shumë shpenzime të energjisë, thotë Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai pranon se kalimi në treg të lirë përcillet me sfida, pasi çmimet janë më të larta dhe të paqëndrueshme. Aktualisht, ato sillen në rreth 19 centë për kilovat në orë.

“Këto janë çmime më të larta sesa të rregulluarat”, thekson Jaka.

Bizneset në Shqipëri mund t’i zgjedhin furnizuesit vendorë ose bursat ndërkombëtare - varësisht nevojave dhe marrëveshjeve. Jaka thotë se, në shumicën e rasteve, ato furnizohen nga prodhuesit vendas, meqë Shqipëria ka sasi të mjaftueshme të rrymës, të prodhuar nga burimet vendore, por në rastet kur kërkesa e tejkalon ofertën e brendshme, ato importojnë nga bursat ndërkombëtare.

Në Entin Rregullator të Energjisë në Shqipëri janë të licencuara 26 kompani që ofrojnë shërbimin e furnizimit me energji. Eksperti i energjisë në këtë vend, Lorenc Gordani, thotë se liberalizimi i tillë i tregut, ndonëse në fillim i vështirë, në afat të gjatë bëhet i leverdishëm, sepse i jep biznesit mundësi ta zgjedhë vetë furnizuesin dhe të negociojë kushte më të favorshme.

“Një gjë e tillë u jep bizneseve më shumë kontroll mbi kostot e tyre operative dhe i nxit furnizuesit të jenë më inovativë dhe efikasë”, thotë Gordani për Radion Evropa e Lirë.

Sfida kryesore për bizneset në Shqipëri, ai kujton se kanë qenë mungesa e informacionit për të vepruar në treg të hapur dhe numri i kufizuar i furnizuesve me energji. Ai pranon se në disa raste - sidomos gjatë krizës energjetike në Evropë, të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës - bizneset që kanë dalë në tregun e lirë, kanë paguar çmime shumë më të larta sesa ato të rregulluarat.

Por, me kalimin e kohës dhe rritjen e konkurrencës, thotë Gordani, çmimet stabilizohen dhe pasqyrojnë në mënyrë më të drejtë raportin kërkesë-ofertë.

Maqedoni e Veriut: Kriza energjetike si pikë kthese

Në Maqedoninë e Veriut, Ligji për energjinë që hapi rrugën e liberalizimit të tregut, u miratua në vitin 2018, por licencimi i kompanive furnizuese nisi vetëm pas vitit 2020. Kalimi real në treg të hapur ndodhi në vitin 2021, në kulmin e krizës energjetike në Evropë.

Sami Morina, anëtar i Këshillit Drejtues në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, thotë se në fillim bizneset hezituan, pasi çmimet ishin shumë të larta dhe kapacitetet vendore mungonin. Por tani, sipas tij, situata ka ndryshuar.

“Shumë kompani e konsiderojnë të favorshme blerjen e energjisë nëpërmjet bursave ndërkombëtare, pasi mund t’i bëjnë vetë kalkulimet dhe parashikimet për kostot mujore apo sezonale”, thotë Morina për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ato e blejnë energjinë kryesisht në bursën hungareze, HUPEX, me çmime që variojnë deri në 110 euro për megavat në orë. Në tregun maqedonas janë të licencuara 80 kompani furnizuese dhe nga viti 2023 operon edhe MEMO - institucioni që i publikon çmimet e ditës së ardhshme.

Një tjetër zhvillim pozitiv, sipas Morinës, është edhe investimi i bizneseve në burime të ripërtërishme të energjisë dhe në teknologji për ruajtjen e energjisë.

“Ato e blejnë energjinë kur çmimi në treg është më i ulët dhe e përdorin atë në periudhat kur rritet çmimi, duke përfituar kështu ekonomikisht”, thotë Morina.

Kosovë: Debat dhe pasiguri që në nisje

Në Kosovë janë të licencuara 21 kompani për furnizim me energji dhe një tjetër është në proces të licencimit. Nga 1 qershori, kompanitë e mëdha janë jashtë tregut të rregulluar dhe është dashur të lidhin kontrata me furnizues të licencuar.

ZRRE-ja ka vlerësuar se procesi ka kaluar me sukses, ndërsa bizneset që nuk kanë lidhur ende kontrata me kompanitë e licencuara, janë duke u furnizuar nga Korporata Energjetike e Kosovës - në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit - për një periudhë dymujore.

Një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të kërkojnë nga ZRRE-ja ta shtyjë procesin, duke thënë se dalja e bizneseve në treg të hapur do të ketë “efekte të mëdha negative” si për vetë ato, ashtu edhe për ekonominë dhe qytetarët.

Përfaqësues të bizneseve kanë protestuar, po ashtu. Arben Kllokoqi, ekspert i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, thotë se liberalizimi i tregut të energjisë është proces i domosdoshëm dhe ligjërisht i detyrueshëm për Kosovën që nga viti 2016.

Pavarësisht sfidave, ai thotë se nuk sheh arsye që Kosova të mos e zbatojë këtë model, i cili ka funksionuar në rajon.

Energjia elektrike pa çmim fiks, analiza e REL: Çfarë po

Energjia elektrike pa çmim fiks, analiza e REL: Çfarë po

Liberalizimi i tregut të energjisë është kërkesë e Bashkimit Evropian përmes Traktatit të Komunitetit të Energjisë, të nënshkruar që në vitin 2005.

Traktati në fjalë është nënshkruar nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia. Ai i detyron vendet që të harmonizojnë legjislacionin dhe të ndjekin hapjen graduale të tregjeve./ REL

kosove shqiperi energji elektrike


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet