“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Kostandin Vogli dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjecarin Tori Ruci dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur Rucin në lokalin e 66-vjecarit Rexhep Ismaili. Pikërisht aty ka shpërthyer konflikti fizik ne sende të forta që ka degjeneruar më pas në shkëmbim zjarri mes palëve.

SARANDË- Kostandin Vogli, 31 vjeç, një nga të rinjtë që mori pjesë në sherrin e dhunshëm në Gjashtë të Sarandës, ku nga të shtënat me armë u vra 66-vjecari Rexhep Ismaili, është vetëdorëzuar në polici. 31-vjeçari banues në Shën Vasil të Himarës, mbeti i plagosur gjatë sherrit të mbrëmshëm, ndërkohë që pas vetëdorëzimit është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmë mjekësore.
Kostandin Vogli dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjeçarin Tori Ruci dhe për këtë dyshohet, se ka thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur Rucin në lokalin e 66-vjecarit Rexhep Ismaili. Pikërisht aty ka nisur konflikti fizik ne sende të forta që ka degjeneruar më pas në shkëmbim zjarri mes palëve.
Dyshohet se Vogli është plagosur nga të shtënat me kallashnikov nga Rexhep Ismaili, çka detyroi më pas një prej të rinjve të hapte zjarr me pistoletë duke e vrarë atë. Kostandin Vogli rezulton person me precedentë penalë për “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu në gusht 2023 ishte shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim i bimëve narkotike”.
Sipas policisë, autor i vrasjes së Rexhep Ismailit dyshohet se është Lulzim Tabaku, i cili është shpallur në kërkim. Tabaku bashkë me Kostandin Voglin dhe të tjerë, shkuan në lokalin e Rexhep Ismailit me 2 automjete tip “Audi”, ku njëra prej tyre mbeti në vendngjarje, ndërsa janë larguar me mjetin tjetër, i cili u gjet i braktisur.
Gjithashtu, policia ka ngritur pika kontrolli në Qafë-Gjatë dhe në çdo hyrje-dalje të Sarandës. Po ashtu, janë shoqëruar në komisariat disa persona që ndodheshin në lokal në çastin kur ndodhi konflikti i armatosur, ndërsa janë sekuestruar edhe tre automjete që dyshohet se janë përdorur nga autorët e ngjarjes.
Si ndodhi vrasja e Ismailit?
Vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në Sarandë ka ndodhur pas një tentative për të rrëmbyer një person tjetër. Mësohet se, rreth 10 persona kanë mbërritur në lokalin e karburantit në pronësi të Ismailit duke kërkuar një individ me të cilin kishin konflikte pronësie. Ismaili ka ndërhyrë si ndërmjetës, duke deklaruar se personi që ata kërkonin ishte 'në shtëpinë e tij' dhe nuk mund të prekej. Pas kësaj mbrojtjeje, situata ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës, duke i marrë jetën pronarit të pikës. Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por kanë braktisur aty një prej automjeteve të tyre. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin e grupit të përfshirë, duke u bazuar edhe në mjetin e mbetur në vendngjarje./Dosja.al
pamje nga vendngjarja SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, ku viktim&e...
Foto ilustruse BERAT- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku një automjet ka përplasur një k&eu...
Mirlinda Karçanaj dhe Ilir Panda TIRANË- Një vendim i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, po shihet si një...
pamje nga vendngjarja SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i ndodhur mbrëmjen e shkuar në Sarandë, ku u vra me ar...
TIRANË- Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm 64-vjeçarin Isuf Hasa, i akuzuar për vrasjen e fqinjit t&...
ANGLI- I kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi në proces ekstradimi ka thyer lirinë me kusht dhe është arrestuar n...
Shqipëria renditet mes vendeve me rezultatet më të dobëta për sigurinë e ujit të pijshëm në Europë, pas Mold...
Bordi i Transparencës TIRANË- Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka caktuar çmimet e reja t&e...
SARANDË- Në skenën e krimit të vrasjes në Sarandë një natë më parë është vënë re një...
TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar një paketë amendamentesh për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së S...