8 Maj 2026, 11:40
Nga I.A
Bordi i Transparencës
TIRANË- Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka caktuar çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Sipas vendimit të sotëm, nafta është ulur me 3 lekë nga hera e fundit dhe duke nisur nga dita e sotme, do të shitet me 193 lekë për litër.
Ndërsa, çmimi i benzinës është ulur me 1 lekë, dhe do të shitet me 179 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 13:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Njoftimi i Plotë:
Bordi i Transparencës në datë 8 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg./Dosja.al
bordi i transparencës
Aktualitet
8 Maj 2026, 11:26
D.S
SARANDË- Në skenën e krimit të vrasjes në Sarandë një natë më parë është vënë re një...
Aktualitet
8 Maj 2026, 10:54
D.S
TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar një paketë amendamentesh për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së S...
Aktualitet
8 Maj 2026, 10:34
D.S
Të paktën pesë kompani lokale do të përfitojnë mbështetje direkte si pjesë e një thirrjeje të hapur nga Fond...
Aktualitet
8 Maj 2026, 10:18
I.A
TIRANË- Vetëm një letër e dërguar nga Shqipëria në Strasburg ka sjell shqetësime në lidhje se si po administ...
Aktualitet
8 Maj 2026, 09:41
D.S
foto nga vendngjarja
SARANDË- Vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në Sarandë një natë më parë, duket ...
Aktualitet
8 Maj 2026, 09:06
D.S
foto nga vengjarja
SARANDË- Shoqata Çamëria ka reaguar pas atentatit të ndodhur dje në Sarandë, ku humbi jet&eum...
Aktualitet
8 Maj 2026, 08:41
D.S
Ambasada amerikaE
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim sigurie për qytetarët...
Aktualitet
8 Maj 2026, 08:12
D.S
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur rreth vrasjes së Rexhep Ismailit një natë më parë në Sarandë. Dys...
Aktualitet
8 Maj 2026, 08:01
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro aktin normativ për uljen e akcizës ...
Aktualitet
8 Maj 2026, 07:57
D.S
foto ilustruese
Raporti i detajuar i konsumit të barnave për muajin mars 2026 bazuar në listën e rimbursimit nga Fondi i Sigurimeve Sh&...