Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Klodian Guraleci është nga fshati Toplanë i njësisë Temal të bashkisë Vau Dejës ndërsa policia ka arritur që ta identifikojë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe informacioneve të marra në rrugë operative.
SHKODRA- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së Ndue Prekës, më 9 qershorit në lagjen “Mark Lula”. Efektivët pas hetimeve të zhvilluara pas plagosjes së 30-vjeçarit kanë arritur që të zbulojnë identitetin e autorit të dyshuar i cili është Klodian Guraleci që mban edhe mbiemrin e ndryshuar Krasniqi. Klodian Guraleci është nga fshati Toplanë i njësisë Temal të bashkisë Vau Dejës ndërsa policia ka arritur që ta identifikojë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe informacioneve të marra në rrugë operative.
Dyshohet se mes tyre ka patur një konflikt të mëparshëm që ka sjellë këtë ngjarje. Menjëherë pas plagosjes së 30-vjeçarit Ndue Preka rreth orës 22:30 të 9 qershorit në periferi të Shkodrës, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet paraprake duke arritur që të zbulojë autorin e dyshuar Klodian Guraleci. Preka ndodhej në lagjen “Mark Lula” kur papritur dyshohet se autori i dyshuar Guraleci është afruar dhe ka qëlluar ndaj tij disa me armë zjarri pistoletë. Një prej plumbave e ka kapur në këmbë 30-vjeçarin duke i dëmtuar gishtin ndërsa dy plumba të tjerë goditën një automjet që ishte i parkuar dhe brenda tij nuk ndodhej askush.
I plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa pas pak orësh doli nga spitali duke qenë jashtë rrezikut për jetën dhe u shoqërua në komisariatin e policisë për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes. Preka nuk ka pranuar të tregojë se kush është autori që e qëlloi me armë zjarri duke thënë se nuk ka arritur që ta njohë.
“Nuk e di se kush më qëlloi. Nuk arrita që ta identifikoj sepse ishte errësirë dhe u largua me shpejtësi pasi më plagosi. Unë nuk kam ndonjë konflikt me persona të tjerë ndaj edhe nuk e kam idenë se kush mund të jetë personi që më plagosi. Nuk kam patur probleme apo kërcënime të mëparshme ndaj edhe nuk e kam idenë përse më qëlluan”, mësohet të ketë thënë 30-vjeçari.
Pallati i Kongreseve TIRANA- Sot nis në Tiranë Konferenca Rajonale e INTERPOL për Europën. Konferenca është aktiviteti m...
Eldi Dizdari TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin për seku...
KLP TIRANA- Mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nën drejtimin e kryetares së re Mirela Bogdani ka n...
Foto ilustruese GREQIA- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar pasi është kthyer në shtëp...
Foto nga vendi i ngjarjes RRUGA E ARBRIT- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit ku më...
Foto ilustruese TIRANA- Për ditën e sotme nuk priten reshje në të gjithë territorin e vendit. Moti parashikohet të jet&e...
TIRANË- Një shpërthim i fuqishëm dyshohet se ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Mësohet se sipas raportimeve t&eum...
Turistet THETH- Një grup turistësh të huaj janë rrëzuar në vendin e quajtur Qafa e Pejës, në Theth, në rrug&eu...
Majlinda Perriu ELBASAN- Ish-prefektja e Elbasanit, Majlinda Perriu, u ankua në emisionin Fiks Fare se është përjashtuar nga gara p&eum...
Arjan Balla ANGLI- Një shqiptar është burgosur, më shumë se 17 vjet pasi dhunoi shefin e tij. Arjan Balla ndoqi dhe sulmoi bi...