LIVE UPDATES
Aktualitet

"Është gënjeshtër!" Debat në KLP, Bazaj: SPAK po heton Magjistraturën, të shtyhet procedura e verifikimit

Ndërkohë, zv.kryetari i KLP-së, Bazaj tha se procedura e verifikimit duhet të shtyhet për shkak se në SPAK ka një kallëzim penal ndaj Shkollës së Magjistraturës dhe BKH-ja ka nisur hetimet.

11 Qershor 2024, 09:44 Nga M.B
"Është gënjeshtër!" Debat në KLP, Bazaj: SPAK
KLP

TIRANA- Mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nën drejtimin e kryetares së re Mirela Bogdani ka nisur me debate të forta. Mësohet se Bogdani lexoi rendin e ditës, ku përfshihej verifikimi i pasurisë së disa kandidatëve të dalë fitues nga provimi i fundit i Magjistraturës, gati për t’u emëruar prokurorë.

Ndërkohë, zv.kryetari i KLP-së, Bazaj tha se procedura e verifikimit duhet të shtyhet për shkak se në SPAK ka një kallëzim penal ndaj Shkollës së Magjistraturës dhe BKH-ja ka nisur hetimet, por kërkesa e tij u rrëzua.

Debati:

Mirela Bogdani: Në rend të ditës kemi projektatin për fillimin e procedurave të verifikimit dhe pasurisë të të gjithë kandidatëve për tu pranuar në programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës.

Tartar Bazaj: Do përqendrohem te pika 21 e rendit të ditës ku bëhet fjalë për diskutimin e projektit për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurive të disa kandidatëve për tu pranuar në programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës të vitit akademik 2024-2025. Është një patate e nxehtë pasi këto ditë është thirrur drejtori i shkollës së Magjistraturës. Në dijeninë time është bërë një kallëzim penal në SPAK dhe di që BKH-ja ka nisur të bëjë verifikimet. Kjo nuk është pjesa jonë, por është një çështje që flitet për një skandal. Unë nuk do ta dëshiroja kurrë të ishte e tillë, por është anatemuar drejtori i shkollës së magjistraturës, pa diskutuar personalitetin e tij sepse nuk dua të them që ai ka qenë prokuror i përgjithshëm i shkarkuar nga Parlamenti, por diskutohet një çështje shumë e nxehtë. Edhe kjo çështje duhet të kalonte të paktën në një mbledhje informale ku duhej të diskutoheshin disa gjëra që nuk duhet të ishin pjesë e kësaj mbledhje plenare sepse ne na ka zënë ‘krashti’, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne si komision jemi të detyruar të pranojmë kështu siç është atë listë që na ka sjellë, po se çfarë është bërë, se si u shpall lista e parë, se si pas disa ditësh u shpall lista e dytë, se si pas disa ditësh u shpall lista e tretë dhe nga 79 shkuan 131. Pra pa diskutuar një listë me emra të cilët gojët e liga thoshin “lista me kaq emra ka fituar” dhe ashtu doli në të vërtetë, ka shumë koincidenca. Do të ishte në nderin e këtij këshilli të tregonte atë që i takon sepse në fund të ditës ne na paguajnë taksat e këtij vendi. Në fund të ditës janë qindra milionë dollarë dhe euro të hedhura për këtë investim. Ne nuk duhet t’ua punojmë pas shpine këtyre shteteve mike që kanë investuar dhe kanë marrë nga taksat e shteteve të tyre për këtë reformë. Unë mendoj që kjo pikë të paktën të hiqet.

Arta Mandro: Unë vij nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk mund të jem indiferente për një shqetësim të shtruar nga zoti Bazaj. E njoh me themel Shkollën e Magjistraturës dhe e njoh me themel trupën pedagogjike dhe administrative të Shkollës. Olgeri (një nga kandidatët fitues) nuk do ishte këtu sot nëse nuk do ishte kjo shkollë e Magjistraturës, por si Olgeri edhe shumë të tjerë. Është një institucion që punon si një sehat Omega i shkëlqyer me gjithë kujdesin e duhur për të zgjedhur mbi bazën e një procesi të certifikuar ndërkombëtar për më të mirët. Fakti që Shkolla gjendet në këtë situatë, nuk është për shkak të Shkollës, por është për shkak të Scantronit dhe ne këtë e kemi shumë të qartë. As drejtori i shkollës së magjistraturës, as unë dhe askush tjetër nuk kanë mbetur që të mbeten me scantronët për të rregulluar ndonjë interes të vogël të vetin në qoftë se ky do ishte problemi. Garantoj me bindjen time të plotë që gjëra të tilla nuk ndodhin kurrë në shkollën e Magjistraturës dhe unë jam dëshmitare e gjithë seriozitetit të atij institucioni duke filluar edhe me njerëzit tanë të afërt dhe lus që kjo kakofoni të mos bëhet objekt abuzimi. Mendoj që është e rëndësishme për ne që jemi pjesë e këtij institucioni.

Nurihan Seiti: Në qoftë se ne nuk kemi para tavolinave tona, nëse ka filluar apo jo një çështje penale, se do fillojmë tani në mëngjes dhe nuk e di se kur do mbarojmë. Ne kemi vetëm një mundësi, të vazhdojmë mbledhjen e Këshillit sot duke pasur parasysh që disa akte nuk erdhën në kohë apo ti qëndrojmë kërkesës së zotit Hoda që meqë aktet nuk kanë ardhur procedurialisht në kohë ne ta shtyjmë.

Tartar Bazaj: Unë kam respekt për profesoreshën (i drejtorit Arta Mandros), por janë qindra familje, janë qindra studentë…di që këtë javë kanë thirrur për të dhënë llogari drejtorin e Shkollës së Magjistraturës për këtë situatë. Ne nuk mund të mbyllim sytë. Unë e kam ngritur për vite të tëra dhe dukej gjë e jashtëzakonshme, por ja që doli.

Arta Mandro: Është gënjeshtër.

Tartar Bazaj: Të lutem zonja Mandro. Kur folët ju nuk thashë është gënjeshtër. Kam rezervat e mia, por nuk thashë është gënjeshtër. Këtë problem nuk e kemi ne në dorë, e kanë institucione të tjera.

Ledina Riza: Uroj të mos kemi më diskutime të kësaj natyre.

Tartar Bazaj: A duhet të besoj unë në një person që merr shkresa dhe nuk kthen përgjigje, një person që nuk është transparent, një person i cili nuk u jep studentëve që kandidojnë të njihen me provimet e tyre. Pa diskutuar faktin që ky person është anatemuar nga Kuvendi i Shqipërisë, nga miliona shqiptarë që kanë votuar, është anatemuar dhe shkarkuar. Kështu është zonja Mandro kur gënjen. Ne nuk mund të heshtim sepse do të na dënojë historia.

Vatë Staka: Mund të ketë pasur pretendime për provimin e shkollës së magjistraturës, por ka një gjë. Arben Rakipi është shkarkuar nga Parlamenti në vitin 2002, por është rikthyer me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle, ka dhënë dorëheqjen. Ne e kemi pasur prokuror të Përgjithshëm. Nëse ka dy institucione që populli shqiptar duhet të krenohet është Shkolla e Magjistraturës dhe SPAK. Unë kam shumë respekt për Shkollën e Magjistraturës.

klp

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet