LIVE UPDATES
Aktualitet

I vuri tritol oficerit të policisë dhe qytetarit 3 vite më parë, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Mbi 32 vjeçarin rëndojnë dy akuza.

28 Janar 2023, 08:16 Nga A.B
I vuri tritol oficerit të policisë dhe qytetarit 3 vite më
Prele Milani, oficeri i Policise

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 32-vjeçarin Dedë Nikaj. Ai është i dyshuari kryesor i Policisë për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e oficerit të policisë Prelë Milani dhe në atë të Zef Bungajës, ngjarje të ndodhura më 4 janar 2020. Mbi 32 vjeçarin rëndojnë dy akuza. Ajo e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake, shpërthyese”.

NJOFTIMI I POLICISË:Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesazhi”, i zhvilluar me metoda speciale të hetimit. Pas një muaji hetimesh intensive, të zhvilluara nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, zbardhen dy ngjarje të ndodhura në vitin 2020, me lëndë eksplozive. Vihet në pranga një 33-vjeçar i dyshuar për vendosje të eksplozivit në banesën e një punonjësi Policie, si dhe në banesën e një qytetari. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të punës hetimore të kryer, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i një hetimi proaktiv disajavor, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur grumbullimin e provave, për një autor të dyshuar të dy ngjarjeve me eksploziv, të ndodhura në vitin 2020. Bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin D. N., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese”, kryer në bashkëpunim. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 33-vjeçarit, i dyshuar si autor i vendosjes së lendës eksplozive, e cila ka shpërthyer në banesën shtetasit P. M., me detyrë oficer Policie ne Komisariatin e Policisë Shkodër, dhe në banesën e shtetasit Z. B., ngjarje të ndodhura në datë 4 Janar 2020, në qytetin e Shkodrës.

Trioli në banesën e Milanit ndodhi në vitin 2020. Në momentin e shpërthimit në shtëpi kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e oficerit ndërsa vetë oficeri ka qenë në automjet duke shkuar në komisariat të policisë në Shkodër. Sasia e lëndës plasëse e dyshuar si tritol u vendos në pjesën e pasme të banesës së policit në zonën e Zooteknikës. 

Pavarësisht shpërthimit polici nuk e ka kuptuar se ka ndodhur në banesën e tij duke qenë se është me një oborr të madh dhe ka vijuar rrugën për të dalë në punë. Ai është lajmëruar më tej nga familjarët për ngjarjen. Vetë polici Milani dyshoi në atë kohë se ngjarja ka ardhur për shkak të detyrës si polici dhe komandant poste në Theth, për shkak të problematikës në kultivimin e drogës.

Shpërthimi i dytë me tritol, pak orë më pas ndodhi në fshatin Grudë e Re tek banesa e Zef Bungaja. Familja Bungaja ishte në gjumë, kur shpërthimi ndodhi rreth orës 01:40 minuta të mesnatës. Lënda plasëse edhe në këtë rast dyshohet se është tritol. Edhe nga ky shpërthim nuk pati të lënduar në njerëz, ndërsa u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Familja Bungaja në atë kohë nuk kishte ndonjë dyshim se përse ka ndodhur kjo ngjarje, ndërsa kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

prele milani dede nikaj zef bungaja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet