LIVE UPDATES
Aktualitet

"Më thanë që ta heq, por unë nuk pranova", fëmija me veshkë e aortë të zmadhuar, thirrja prekëse e nënës

Një veshkë më e zmadhuar, aorta e zemrës më e zgjeruar dhe kanali i lëngut të trurit më i zgjeruar, ishin sinjalet që jeta e Arsi Xhedikut nuk do të ishte si e të tjerëve. Por familja vendosi të mbante engjëllin e shumëdëshiruar. Në moshën 1- vjeçare, shpretka dhe mëlçia i krijuan aq problem sa Arsi pësoi trompozë në kokë. 

27 Janar 2023, 23:24 Nga DOSJA
"Më thanë që ta heq, por unë nuk pranova",
Rejan Elezi dhe nëna e tij

Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme disa raste humanizmi për njerëzit në fatkeqësi e nevojë. Rejan Elezi është kthyer nga jashtë, pasi kishte probleme me zemrën e frymëmarrjen.

Nëna e Rejan Elezit para operacionit: Unë jam mami i Rejanit. Siç e shikoni, Rejani është sëmurë. Ju lutem të gjithë motrave dhe vëllezërve kush më shikon që të më ndihmojë për Rejanin, që ta shërojmë Rejanin. Rejani e ka kaluar 6-mujorin e tij nëpër vizita e nëpër spitale, unë ia dëgjoj dhimbjen që ka përbrenda, por nuk kam se çfarë t’i bëj. Babai i Rejanit është gati ta dhurojë zemrën për Rejanin edhe pse është invalid vetë nuk dëgjon, nuk flet. Ai është gati të japë edhe zemrën për Rejanin. Më tremb sëmundja e tij, është i vogël. Në qoftë se nuk e kryejmë operimin e tij, Rejani mund të mos shpëtojë. Sa më parë t’ia shpëtojmë këtij ëngëlli jetën.

Nëna e Rejan Elezit pas kthimit nga operacioni: Sapo u kthyem nga Italia, operacioni i djalit doli me sukses falë gjithë shqiptarëve që na ndihmuan, falë Arbër Hajdarit dhe dhe emisionit “Stop”. Faleminderit, do ju jem mirënjohëse gjithë jetën.

Një veshkë më e zmadhuar, aorta e zemrës më e zgjeruar dhe kanali i lëngut të trurit më i zgjeruar, ishin sinjalet që jeta e Arsi Xhedikut nuk do të ishte si e të tjerëve. Por familja vendosi të mbante engjëllin e shumëdëshiruar. Në moshën 1- vjeçare, shpretka dhe mëlçia i krijuan aq problem sa Arsi pësoi trompozë në kokë. 

Nëna e Arsi Xhedikut: Muajin e 7-të u vu re që bebi im kishte diçka. Ishte ëndrra më e madhe që unë të bëhesha nënë. Kishte një veshkë më të zmadhuar. Kishte një aortë të zemrës më të zgjeruar dhe kanali i lëngut të trurit ishte më i zgjeruar. Më thanë që ta heq fëmijën, por unë nuk pranova. E ktheva dhimbjen në forcë dhe thoja “unë do të jetoj vetëm për këtë fëmijë”. Kërkoja vetëm ndihmë nga mjekët sepse për mua ishte vetëm Zoti dhe doktori nuk kisha njeri tjetër. Në moshën 1 vjeç, shpretka dhe mëlçia i dhanë një shqetësim aq të madh sa pësoi trompozë në kokë. Më dhanë që duhej ta operoja për këmbët. Ju lutem më ndihmoni, e kam fëmijë të vetëm, shpresa është vetëm tek ju që të bëhet diçka për këtë fëmijë.

Thirrja e së ëmës për të gjithë shqiptarët për të ndihmuar Arsin të jetojë si fëmijët e tjerë, u dëgjua dhe u mblodhën 15 mijë Dollarë. “Stop” bashkë me “Fundjavë ndryshe” kanë nisur Arsin për kurim jashtë vendit.

Momentet pas operacionit: Jam mami i Arsit. Falenderoj të gjithë shqiptarët që kontribuan për operacionin e djalit tim. Falenderoj të gjithëe stafin e “Fundjava Ndryshe” që më mundësoi që unë të marr rrugën dhe të nisem me djalin tim për operacion. Zoti jua shpërbleftë me të mira në familjet tuaja.

Ajlin Kishta, vetëm 7 vjeç vuan nga angiokeratoma e ulceruar me inflamacion kronik. Për pasojë, Ajlin nuk fle e nuk urinon dot. Kurimi i saj jashtë vendit kushton 24 mijë Euro dhe Ajlin është çuar për kurim jashtë.

Para nisjes për operacion – Ajlin Kishta: Kam shumë nishane tek trupi që më japin dhimbje. Unë kam shumë pufka nga dielli se kur rri shumë përjashta, dielli më djeg trupin dhe më jep pufka. Kur unë hyj në klasë, s’më lejojnë të hyj në klasë. Asnjeri nuk flet me mua. Ju lutem të gjithëve të më ndihmojnë që edhe unë të bëhem si fëmijët e tjerë.

Nisja për operacion, mami i Ajlin Kishta: Faleminderit të gjithë shqiptarëve që kontribuan në ikjen në Turqi të Ajlin. Faleminderit dhe “Fundjava Ndryshe” që bënë të mundur që Ajlin të niset për Turiq. Faleminderit të gjithëve.

Marrë nga tvklan.al

emisioni stop rejan elezi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet