LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet e mashtrimit përmes “call center-ave”, çon dosjen në GJKKO

Sipas SPAK, objekt i hetimit të përbashkët janë bërë një sërë kompanish të cilat kanë kryer aktivitetin e “call center”, duke kryer dhe mashtrimet online në platforma mashtruese të shtetasve europianë.

10 Shkurt 2024, 09:57 Nga M.B
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet e mashtrimit përmes “call
Foto ilustruese

TIRANA- SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim për Adrian Korrikun, Irisa Pucan, Merxhan Çelikun, Endri Bulkun, Erlind Cekajn, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në formën e veçantë të bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Sipas SPAK, objekt i hetimit të përbashkët janë bërë një sërë kompanish të cilat kanë kryer aktivitetin e “call center”, duke kryer dhe mashtrimet online në platforma mashtruese të shtetasve europianë.

Këto kompani lokalizoheshin në disa shtete, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Gjeorgjia etj., të cilat drejtoheshin ose koordinoheshin nga “Milton Group”.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar kërkesën për gjykim për procedimin penal nr.301, të vitit 2021, me të pandehur shtetasit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku, Erlind Cekaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në formën e veçantë të bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1, dhe 334/1, të Kodit Penal.

Ky procedim ka filluar mbi bazën e kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve spanjolle të drejtësisë, përkatësisht Gjykatës së Shkallës së Parë Nr. 2, La Seu d’Urgell (UPSD 2), në kuadër të çështjes penale Nr. 19/2018, për veprat penale “Mashtrimi”, dhe “Organizatë Kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Spanjës. Mbi bazën e kësaj kërkese për ndihmë juridike, Prokuroria e Posaçme, regjistroi procedimin penal nr.301/2021. Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, në koordinim me Eurojust, Shqipëria është bërë pjesë e Skuadrës së Përbashkët Hetimore, të krijuar në datë 27 Prill 2021, në përbërje të së cilës janë autoritetet gjyqësore të Spanjës, Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë, Maqedoni e Veriut, etj.

Objekt i hetimit të përbashkët janë bërë një sërë kompanish të cilat kanë kryer aktivitetin e “call center”, duke kryer dhe mashtrimet online në platforma mashtruese të shtetasve europianë. Këto kompani lokalizoheshin në disa shtete, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Gjeorgjia etj., të cilat drejtoheshin ose koordinoheshin nga “Milton Group”. Në kuadër të grupit të përbashkët hetimor, me vendet pjesëmarrëse, në zbatim të një plani hetimor të mirëorganizuar, është përcaktuar ndarja e juridiksionit të ndjekjes penale për personat e përfshirë, si organizatorë të këtij aktiviteti kriminal, me qëllim optimizimin dhe efektivitetin e realizimit të ndjekjes penale.

Konkretisht nga autoritetet gjyqësore Spanjolle, në kushtet e ekzistencës së marrëveshjes së ekstradimit me Shqipërinë, rezultonte më me efektivitet ushtrimi i ndjekjes penale në Spanjë, për shtetasit shqiptarë të përfshirë në këtë akivitet kriminal, pasojat e të cilit kishin ardhur në Spanjë. Nga autoritetet gjyqësore Gjermane, në kushtet e mungesës së marrëveshjes së ekstradimit me Shqipërinë, është vlerësuar më efektive ushtrimi i ndjekjes penale në Shqipëri, nga Prokuroria e Posaçme, për shtetasit shqiptarë të përfshirë në këtë akivitet kriminal, pasojat e të cilit kishin ardhur në Gjermani. Në të njëjtën mënyrë është bërë ndarja për shtetet e tjera pjesëmarrëse në këtë Skuadër të Përbashkët Hetimore.

Në këtë kontekst, nga të dhënat hetimore të dërguara nga Autoritetet Gjyqësore Gjermane, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, administruar në fashikullin e procedimit penal, kanë rezultuar lidhje të shtetasve shqiptarë me Milton Group. Milton Group ka organizuar veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik online, në mjaft shtete të Europës Perëndimore, duke përfshirë shtetet të cilët janë pjesë e Skuadrës së Përbashkët Hetimore. Nga autoritetet gjermane është urdhëruar kontrolli i platformave mashtruese tregëtare “Absolut Global Markets”, “AurumPro” dhe “Finaxis”. Megjithatë, sipas këtyre autoriteteve konsiderohet e sigurt se i njëjti grup kriminal është gjithashtu përgjegjës për shumë platforma të tjera tregëtare, kryesisht identike, duke përfshirë platformat “SNP Broker”, “CapitalMarketsBanc”, “FXNobel”, “Cryptokartal”, “Centrobanc”, “GoldmanBank” dhe “TopTradePro”. Kjo duket qartë nga hetimet financiare të kryera ndaj kompanive, si dhe nga vlerësimet e gjurmëve të ndryshme teknike, përfshirë IP me adresa identike.

Bazuar në provat teknike, ka rezultuar se grupi kriminal ka operuar me dhjetëra platforma mashtruese gjatë viteve të fundit. Dëmet e shkaktuara në platformat “AurumPro”, “Fianxis” dhe “AGMarkets”, (me 67 kallzime penale në zyrën qëndrore kibernetike në Bavari), llogariten me një dëm të përgjithshëm prej 1.8 milionë Euro. Në platformën CentroBanc, ka 35 kallzime penale, me një dëm total prej 1.7 milionë Euro. Për platformën CapitalMarketsBanc, ka 40 ankesa, me një dëm të konstatuar prej 1.6 milionë Euro. Për platformën Cryptokartal ka 31 kallzime penale, me një dëm të përgjithshëm, prej 1 milionë Euro. Përveç Rajonit të Bavarisë ku janë këta të dëmtuar, edhe shumë prokurori të tjera publike në Gjermani kanë ankesa për të dëmtuar të tjerë në këto platforma, të cilat janë në pritje, kështu që dëmi i përgjithshëm supozohet të jetë shumë më i lartë. Disa nga të dëmtuarit nga Rajonet e tjera federale tashmë janë regjistruar në platformat e tjera “Centrobanc”, “CapitalMarketsBanc” dhe “Cryptokartal”.

Në datat 08-09.11.2022, është finalizuar operacioni ndërkombëtar “FRIDA-REFOX”, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, me të gjitha vendet pjesëmarrëse, të koordinuar nga “EUROJUST” me seli në Hagë, Hollandë. Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, në Shqipëri janë kontrolluar qendrat e thirrjeve apo ambjente në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, të cilat gjatë periudhës hetimore kanë patur dhe ndryshime vendodhjesh, emërtimesh, por dhe bashkime me njëra tjetrën, për efekt të fshehjes nga organet ligjzbatuese.

Janë kryer 11 kontrolle qendrash thirrjeje dhe banesa, janë arrestuar/ndaluar 4 shtetas të dyshuar (2 nga SPAK dhe 2 në bazë të kërkimit ndërkombëtar), si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë (3 nga SPAK dhe 3 në bazë të kërkimit ndërkombëtar). Janë sekuestruar rreth 300 pajisje kompjuterike, laptop, usb, hard disqe, prova të tjera dixhitale dhe dokumente të shumta, portofole kriptovalutash në vlerën afërisht 15.000 USD dhe cash 90.000 Euro, dokumente identifikimi të shtetasve lituanezë dhe gjeorgjianë, karta banke lituaneze etj.

Nga hetimet e përbashkëta me autoritetet gjyqësore gjermane, janë identifikuar personat që janë prapa platformave mashtruese ose punojnë për kompanitë që ofrojnë shërbime për platformat. Gjatë vlerësimit të një serveri të siguruar në proces dhe provat e tjera të administruara, identifikohen plotësisht personat të cilët pa dyshim lidheshin me kompanine e IT “PumaTS/SMCompany”, të pandehurit Irisa PUCA, Endri BULKU, Erlind Cekaj dhe Adrian Korriku. Gjithashtu ka rezultuar se personi i pandehur Merxhan Çeliku, kishte komunikime të drejtpërdejta me viktimat e mashtrimit në Austri dhe Gjermani, nëpërmjet këtyre platformave. Kjo është provuar plotësisht nëpërmjet adresave IP nga ku janë bërë komunikimet, si dhe lëvizjet e llogarive bankare dhe ato të valutave në modhedha virtuale, në të cilat kanë kaluar paratë e viktimave.

Në përfundim të hetimit është evidentuar në mënyrë të qartë ekzistenca e grupit të strukturuar kriminal, me përfshirje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, me qëllim mashtrimin financiar nëpërmjet ndërtimit të platformave të ndryshme dhe përdorimit të tyre, në dëm të personave me banim në Austri, Gjermani dhe vende të tjera evropiane. Mashtrimi është kryer në dëm të disa personave dhe për këtë arsye vepra penale e mashtrimit kompjuterik është konsumuar për të gjithë të hetuarit, sipas rrethanës cilësuese të parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 143/b të Kodit Penal. Nga analiza e elementëve të veprave penale të mësipërme, rezulton se, në rastin konkret të pandehurit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku, Erlind Cekaj, kanë konsumuar tërësisht të gjitha elementët e figurës së veprave penale “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të struktuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Në vijim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore spanjolle janë gjendur dhe sekuestruar në posedim të shtetasit Amant Josifi (për të cilin jemi dakortësuar që ndjekjen penale ta ushtronin autoritetet spanjolle), subjekte tregtare të administruar nga ai, si dhe familjarëve të tij, llogari bankare me shumat monetare në total në vlerën prej 2 225 868.66 Euro dhe 2 844 936.37 lekë. Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm, janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.301/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale.

mashtrim kompjuterik spak

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Shkurt 2024, 07:27 Fatos Fico

A do të rrethohet Tirana si Parisi ?

Foto ilustruese TIRANA- Parisi është në rrethim nga fermerët francezë. Nëse ata arrijnë të mbyllin dhe tregun e shu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet