LIVE UPDATES
Aktualitet

Reduktimi i TVSH-së në 6% dhe rritja e subvencionit zhbllokojnë ngërçin në blegtori  

Reduktimi i TVSH nga 20% në 6% si në rajon dhe rritja e subvencioneve mund të përmirësojë situatën.

10 Shkurt 2024, 07:23 Nga M.B
Reduktimi i TVSH-së në 6% dhe rritja e subvencionit zhbllokojnë
Foto ilustruese

TIRANA- Nëse blegtoria nuk do të marrë buxhetin e duhur si në rajon dhe skemat e subvencionimit të jenë të orientuara drejt prodhimit, atëherë edhe në vitin 2024, numri i krerëve do të ulet, duke sjellë për pasojë edhe rënie të sasisë së prodhuar të qumështit. Kjo situatë ndikon industrinë e përpunimit, sqaroi Shoqata e Përpunuesve të Qumështit, në një intervistë për Monitor. Shoqata pohon se po rritet presioni nga konkurrenca e importit, çmimet e larta të lëndës së parë dhe informaliteti në treg. Reduktimi i TVSH nga 20% në 6% si në rajon dhe rritja e subvencioneve mund të përmirësojë situatën.

Ky vit sapo ka nisur, por si e parashikoni ecurinë aktivitetit edhe në kuptim të kërkesës dhe tregut?

Në vitet e fundit, ndryshimet në sektorin e përpunimit të qumështit kanë qenë të shumta. Shumë nga këto ndryshime dhe situata kanë qenë të pamundura për t’u parashikuar, pasi faktorët ndikues kanë qenë të shumëllojshëm dhe jashtë kontrollit të operatorëve të të gjithë sektorit. Informaliteti vazhdon të shtohet çdo vit, numri i krerëve (kafshëve të mbarështuara për qumështi) ka rënë, shoqëruar kjo edhe me rënie të sasisë së qumështit të prodhuar nga fermerët shqiptarë, kurse çmimi i qumështit që blihet nga fermerët ka shkuar në vlerat më të larta. Madje çmimi i qumështit që blihet nga fermerët në Shqipëri është shumë më i lartë se qumështi i fermerëve të rajonit dhe në Europë. (40-50% më i lartë). Gjithashtu, produktet e importit në sektorin e qumështit dhe nënprodukteve të tij janë bërë më të pranishme dhe dominuese në tregun shqiptar, të ndikuara veçanërisht nga subvencionet e larta në vendet e origjinës, nga kostot e ulëta që kanë industritë përpunuese në rajon dhe Europë, por ndikim ka sjellë edhe rënia e kursit të këmbimit. Prandaj, parashikimet në sektorin e qumështit janë të vështira, por qartazi mund të pohojmë se:

Nëse lufta ndaj informalitetit në sektorin e përpunimit të qumështit (qumështi i rrugës, njësitë e palicencuara dhe të padeklaruara të përpunimit, produktet e paetiketuara, tregjet e paformalizuara të bulmetrave) nuk do të jetë fokusi i vitit 2024, atëherë siguria ushqimore do të vazhdojë të jetë në rrezik dhe mbi të gjitha, informaliteti do të vijojë t’u ofrojë produkte jo të sigurta konsumatorëve. Nëse blegtoria nuk do të marrë buxhetin e duhur si në rajon dhe skemat e subvencionimit të jenë të orientuara drejt prodhimit, atëherë edhe në 2024, numri i krerëve do të jetë në rënie, duke sjellë si pasojë, edhe ulje të sasisë së prodhuar të qumështit. Presim rritje të presionit edhe më shumë nga produktet e importit dhe një shtim të pranisë së tyre në raftet e marketeve dhe supermarketeve tona, sepse ata kanë lëndën e parë më të lirë (qumështin e freskët), më shumë subvencione dhe politika mbështetëse ndaj fermerëve, çmim më të mirë të energjisë elektrike, gazit, naftës, etj. Pra, përsëri një vit sfidash, ku e vetmja gjë që kërkojmë, është të na jepet mundësia të garojmë të barabartë në këtë treg. Nëse do kemi përsëri kosto të larta në çdo hallkë të përpunimit dhe do të goditemi nga konkurrenca e pandershme (informaliteti), atëherë do të jetë edhe ky një vit luftë për mbijetesë.

Blegtorët, ditët e fundit, janë në protestë, pasi fabrikat dhe njësitë më të vogla të përpunimit po kërkojnë kontrata të reja me ulje të çmimeve. A keni kërkuar edhe ju ulje dhe a mund të na thoni arsyet?

Tregu është shumë dinamik dhe çmimet përcaktohen vetëm nga kërkesa dhe oferta përkatëse e sektorit. Asnjë palë nuk imponon dot çmim mbi palën tjetër, sepse janë mekanizmat e tregut që nuk e lejojnë diçka të tillë. Duhet të mbajmë në konsideratë se është një treg me rreth 400 operatorë përpunimi qumështi dhe informalitet në shkallë shumë të lartë. Në vendin tonë, çmimi i qumështit që blihet nga blegtorët është 40-50% më i lartë se çmimi i qumështit në rajon apo BE. Kjo normalisht sjell në mënyrë të pashmangshme edhe reflektimin e çmimit në njëfarë mase edhe në tregun vendas. Duke qenë në një treg të hapur, produktet e importit janë gjithmonë e më të pranishme në vendin tonë në raftet e marketeve dhe supermarketeve me çmime jashtëzakonisht konkurruese, duke ushtruar presion të madh në prodhimin dhe përpunimin vendor. Situata e presionit me produktet e importit çdo ditë dhe më shumë në rritje, ndikon edhe kërkesën dhe ofertën brenda vendit, duke ndikuar te kostoja dhe çmimet e lëndës së parë, përfshirë edhe çmimin e qumështit. Një element me rëndësi që ka ndikuar në treg është dhe rënia e vazhdueshme e fuqisë blerëse.

Eurostat e renditi Shqipërinë në 11 vendet me çmimet më të larta të bulmetit në Europë vitin e kaluar. Nëse do ta blini më lirë qumështin nga fermerët, a do ta reflektoni te pakica?

Duhet patjetër që lënda e parë në sektorin e përpunimit të qumështit, pra qumështi i freskët që blihet nga fermerët, të ketë një çmim të barabartë, ose shumë të përafërt, me çmimin e qumështit të prodhuar nga fermerët e rajonit ose të Bashkimit Europian. Vetëm në këtë mënyrë mund të këtë perspektivë dhe rritje sektori i përpunimit të qumështit në vendin tonë. Nëse në Shqipëri, kompanitë e përpunimit do të vijojnë të operojnë me kosto shumë të larta, atëherë do të jetë e pamundur që të përballohet presioni i vazhdueshëm i produkteve të importit. Kostot e sektorit janë shumë të larta dhe për disa operatorë edhe të papërballueshme. Deri në këto momente, është bërë një sakrificë e madhe nga sektori përpunimit të qumështit për të pasur çmime sa më të përballueshme për konsumatorin shqiptar. Nëse nuk do të luftohet informaliteti, nëse nuk do të rritet subvencionimi ndaj blegtorëve, nëse nuk do të ketë lehtësi fiskale (TVSH 6% në shitje për sektorin e qumështit), nëse nuk do të ketë masa dhe politika që mbrojnë prodhimin dhe produktin vendas, atëherë i gjithë sektori i përpunimit të qumështit do të përballet me vështirësi të mëdha për të mbijetuar në këtë treg, i cili çdo ditë dhe më shumë po dominohet nga produktet e importit.

A vuan nga mbi investimet tregu i përpunimit të qumështit dhe a krijon kjo kosto për fabrikat?

Referuar publikimeve të INSTAT për vitin 2023, vetëm 11.5% e sasisë së prodhuar të qumështit kalonte në përpunimin e formalizuar. (Sasia e qumështit të prodhuar ishte 970,168 tonë, ndërsa sasia e qumështit të përpunuar ishte 11,244 tonë). Këto shifra tregojnë qartazi, se nëse do të luftohet informaliteti, atëherë do të ketë shumë herë më tepër lëndë të parë që do të kalojë në stabilimente të formalizuara të përpunimit të qumështit. Tregu ka rreth 400 operatorë biznesi që përpunojnë qumësht, por një pjesë e madhe e tyre nuk i plotësojnë kushtet dhe standardet minimale për të operuar. Ndërkohë ka stabilimente përpunimi qumështi, të cilat kanë bërë investime të mëdha, për të garantuar siguri ushqimore dhe cilësi maksimale në produktet e tyre, duke u certifikuar edhe për eksport në SHBA, si provë e fortë e standardit të implementuar në këto stabilimente. Duke parë që importet sa vijnë dhe shtohen në produktet e bulmetit, pra tregu ka kërkesë dhe nevojë, qartazi investimet e stabilimenteve të mëdha janë realizuar në përputhje me kërkesën e tregut. Por kostot e larta që has sektori vendas i përpunimit të qumështit janë duke e rënduar situatën ku ndodhen stabilimentet e përpunimit në vendin tonë. Pra nuk ka mbiinvestime në sektorin e përpunimit të qumështit, por ka kosto shume të larta të operimit, çmim shumë të lartë të qumështit që blihet nga blegtorët, informalitet në vlera të mëdha që prish konkurrencën dhe deformon tregun, mungesë subvencionesh në krahasim me rajonin dhe mungesa të masave mbrojtëse të prodhimit vendas në raport me produktet e importit.

Me çfarë vështirësish përballen fabrikat në kuptimin e kostove të lëndëve të para dhe burimeve njerëzore?

Nëse nuk do të bëhen ndërhyrje, parashikojmë se edhe në vitin 2024, sektori i përpunimit të qumështit do të përballet me:

Çmimin më të lartë në rajon dhe BE të qumështit të freskët që blihet nga blegtorët. Informalitet nga baxhot e palicencuara, qumështin e rrugës, tregjet e paformalizuara dhe produktet e paetiketuara, që do vazhdojnë të dëmtojnë rëndë sektorin dhe mbi të gjitha cenojnë në vazhdimësi sigurinë ushqimore. Rënie të fuqisë blerëse për produktet e prodhuara nga sektori vendas, nëse çmimi i qumështit që blihet nga blegtorët do të vazhdojë të jetë më i larti në rajon dhe BE. Subvencionimin e ulët të blegtorëve në krahasim me rajonin. Braktisjen e mëtejshme të blegtorisë për shkak të kostove të larta dhe mungesës së subvencioneve. Pamundësi për të qenë në një konkurrencë të drejtë me produktet e importit, për shkak të avantazhit me kostot e lira që ata kanë. Vështirësi në gjetjen e burimeve njerëzore të kualifikuara, por së fundmi edhe në burimet njerëzore të pakualifikuara.

A keni një sugjerim se si mund të rregullohet dhe përmirësohet tregu i bulmetit?

Sugjerimet tona janë ato që ne kemi paraqitur vazhdimisht:

Normë të reduktuar TVSH në shitje për sektorin e përpunimit të qumështit në 6%, siç e kanë edhe vendet e rajonit dhe vlerësimi i efekteve afatmesme nga ulja e normës së TVSH për industrinë e qumështit. Masa konkrete fiskale kundër informalitetit në sektorin e përpunimit të qumështit, duke përfshirë qumështin e rrugës, produktet e paetiketuara dhe njësitë e përpunimit të palicencuara/të paformalizuara. Skema mbështetëse subvencionimi për blegtorinë të ngjashme me ato të rajonit dhe të orientuara qartazi drejt prodhimit. Masa mbrojtëse për produktet e prodhimit vendas në sektorin e qumështit, në përputhje me rregulloret e CEFTA dhe MSA. Përfshirja në skemën e TVSH e të gjithë subjekteve të përpunimit të qumështit, pavarësisht xhiros së deklaruar./ Monitor

blegtoret tvsh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet