17 Shkurt 2026, 18:31
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tetë në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi shfrytëzonin për të punuar dhe për të lypur fëmijët e mitur.
Katër prej të arrestuarve janë Eles Brahimaj, Rakip Sinani, Mikel Rama dhe Miklovan Gogaj, të cilët janë lënë me masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë 4 gra të moshës 35 vjeçe janë lënë me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Nga veprimet hetimore disamujore, ka rezultuar se këta persona, individualisht dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për të punuar kryesisht gjatë natës, si dhe për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 9-11 vjeç, në zona të ndryshme.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të cilët shfrytëzojnë fëmijët, për të punuar dhe/ose për të lypur, u finalizua operacioni i koduar “Filizat”, gjatë të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë:
-“Arrest në burg”, për shtetasit E. B., 41 vjeç, R. S., 35 vjeç, M. R., 35 vjeç dhe M. G., 34 vjeç;
-“Arrest në shtëpi”, për shtetaset L. B., 35 vjeçe, A. M., 41 vjeçe, M. S., 35 vjeçe dhe A. Sh., 35 vjeçe.
Nga veprimet hetimore disamujore, ka rezultuar se këta shtetas, individualisht dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për të punuar kryesisht gjatë natës, si dhe për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 9-11 vjeç, në zona të ndryshme në juridiksion të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”./Dosja.al
tiranë tetë persona policia
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 18:15
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Policia e Kosovës ka kryer një aksion në veri, ku janë gjetur disa armë dhe granata. Në një sht&e...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 18:06
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka goditur një rast të ushtrimit të prostitucioni në Tiranë. Kjo ka çuar n&eu...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 17:57
E.d
Foto e parave të sekuestruara
KORÇË- Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavij&...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 17:49
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Vija bregdetare e Orikumit është përballur ditën e sotme me një fenomen të çuditshëm natyro...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 17:39
E.d
Shpëtime Pitaku
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kua...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 16:18
I.A
Nexhip Meta
Një banor i Katundit të Ri ka parë se si puna e një jete i është marrë para nga vërshimi i ujit brenda ...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 15:20
I.A
Foto Ilustruese
DURRËS- Mbi 7.6 ton miell është bllokuar ditën e sotme në Doganën e Durrësit. Mësohet se ky mi...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 15:09
I.A
KOSOVË- Për Hashim Thaçin, e marta e 17 shkurtit është dita e parë pas gjashtë sosh që nuk niset për n&eum...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 14:43
D.S
pOLICIA kUKES
KUKËS- Policia e Kukësit ka njoftuar se disa të mitur janë përfshirë në një sherr ku për pa...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 14:32
D.S
Së paku tre protestues antiqeveritarë u lënduan mbrëmjen e 16 shkurtit në incidente në qendër të Novi Sadit, ku, t&eum...