31 Korrik 2023, 16:49
Nga k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shkodres ka asgjësuar 203 bimë kanabis gjatë një aksioni të zhvilluar në Vaun e Dejës. Nga operacioni i koduar “Palaj”, kanë rënë në pranga kryeplaku i fshatit 55-vjeçari Prek Merkushi, por edhe 36-vjeçari Nard Kodra. Gjithashtu bëhet me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Z. D., 34 vjeç, për moskallëzim krimi.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Palaj”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 203 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Palaj. Vihen në pranga kryetar i fshatit Palaj dhe një shtetas tjetër që dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike që u gjetën në këtë fshat. Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Palaj”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Palaj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara 203 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit: P. M., 55 vjeç, kryetar i fshatit Palaj dhe N. K., 36 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Z. D., 34 vjeç, për moskallëzim krimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
operacioni palaj prek merkushi nard kodra
Aktualitet
31 Korrik 2023, 16:29
I.A
Bashkim Nikolla
TIRANË- Avokati i Dritan Goxhajt, Bashkim Nikolla ka deklaruar se arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së dyshohet se...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 16:27
k.m.
Foto ilustruese
Nga 18 gjyqtarë që ka në organikën e saj, gjykata e shkallës së parë në Elbasan aktualisht punon me...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 16:18
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dritan Goxhaj është vënë në pranga nga policia e Tiranës për t’u ekstraduar në H...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 16:00
I.A
Riviera
SHBA- Mediumi amerikan New York Times i ka kushtuar një artikull rivierës shqiptare por edhe qyteteve të tjera his...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 15:23
I.A
Porti i Durresit
DURRËS- Autoriteti Portual i Durrësit ka reaguar pas akuzave të kompanisë koncesnionare EMS-APO, e cila ka d...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 15:10
I.A
Jet Ski
DURRËS- Një i ri është gjobitur ditën e sotme në Durrës me 1.1 milion lekë. Kjo pasi ai me Jet Ski ka lundr...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 14:40
f.i
droga e sekuestruar
VLORË- Hetimi për katër personat të ciltët tentuan të trafikonin 1 ton kanabis me anije drejt ...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 14:34
m.s
supermarketi ne flake
SHIJAK- Një supermarket në Shijak është përfshirë nga flakët e zjarrit. Në vendin e ngjarjes...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 13:57
Anesti Bajramemaj
Foto ilustruese
Shqipëria numëron mbi 10 mijë ashensorë, por vetëm 18% e tyre janë të regjistruar dhe kolauduar – ...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 13:54
m.s
ambulance
Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas, ku janë lënduar 5 persona. Një kamion është për...