LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuzat e EMS-APO/ Autoriteti Portual i Durrësit: Kërkon të mbulojë performancën e saj të dobët

Në deklaratën e publikuar për mediat thuhet se Autoriteti Portual i Durrësit bën me dije se EMS-APO po abuzon me informacionin për të mbuluar faktin se është një prej shoqërive me performancën më të dobët ne Portin e Durrësit.

31 Korrik 2023, 15:23 Nga I.A
Akuzat e EMS-APO/ Autoriteti Portual i Durrësit: Kërkon të
Porti i Durresit

DURRËS- Autoriteti Portual i Durrësit ka reaguar pas akuzave të kompanisë koncesnionare EMS-APO, e cila ka deklaruar se Autoriteti Portual ka ndërhyrë me forca policie për t'i pezulluar aktivitetin tregtar. Në deklaratën e publikuar për mediat thuhet se Autoriteti Portual i Durrësit bën me dije se EMS-APO po abuzon me informacionin për të mbuluar faktin se është një prej shoqërive me performancën më të dobët ne Portin e Durrësit.

Po ashtu theksohet se Autoriteti dënon me forcë qëndrimet tërësisht abuzive të përfaqësuesve të koncesionarit EMS-APO në disa media kombëtare, në përpjekjen për të intimiduar dhe penguar zbatimin e planeve të sigurisë dhe të administrimit portual në Portin e Durrësit. Në reagim thuhet se në asnjë moment institucionet shtetërore nuk kanë cënuar kontratën.

Njoftimi i Plotë:

Autoriteti Portual Durrës shpreh indinjatën e thellë dhe dënon me forcë qëndrimet tërësisht abuzive të përfaqësuesve të koncesionarit EMS-APO në disa media kombëtare, në përpjekjen për të intimiduar dhe penguar zbatimin e planeve të sigurisë dhe të administrimit portual në Portin e Durrësit. Nënvijëzojmë faktin se institucionet shtetërore në asnjë moment nuk kanë cënuar gëzimin e qetë dhe të plotë të kontratës nga ana e EMS-APO, dhe as veprimtarinë e saj operacionale, por kanë kërkuar ushtrimin e të drejtës së kalimit për të aksesuar në sipërfaqe të një kantieri për zhvillim të miratuar me Ligj nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Përtej pretendimeve të pavërteta të shoqërisë EMS-APO, Autoriteti Portual ka marrë masat e nevojshme për vijimësinë e aktivitetit ditor të të gjitha terminaleve portuale, përfshirë dhe terminalin lindor, duke përmirësuar planet e sigurisë dhe planet e rregullimit të brendshëm të qarkullimit në port.

Duke konsideruar fluksin e madh të pasagjerëve dhe mallrave që përpunohen në Durrës në këtë periudhë, është sigurisht e nevojshme që të ketë rritje të masave të sigurisë, masa për të cilat janë informuar përfaqësuesit e shoqërisë koncesionare.

Për më tepër është lehtësisht e vërtetueshme se aktiviteti i përpunimit të mallrave në Terminalin Lindor ka vijuar sot normalisht dhe pa pengesa, ku janë ngarkuar 14.000 tonë mall krom. Fakt ky i vërtetuar me pamje nga dronët tanë të cilët monitorojnë mbarëvajtjen e proceseve, si dhe nga pamjet satelitore të disponueshme nga ASIG.

Qëndrimet refuzuese dhe penguese të shoqërisë EMS-APO nuk gjejnë arsyetim apo mbështetje as në veprimtarinë operacionale dhe as në performancën e saj ekonomike, duke mos përmbushur, në mënyrë të përsëritur, planet e propozuara nga vetë shoqëria në kontratën koncesionare.

EMS-APO po abuzon me informacionin në përpjekje për të mbuluar faktin se është një prej shoqërive me performancën më të dobët ne Portin e Durrësit, bazuar në fakte e në shifra, e cila ka vendosur të maksimizojë fitimin e saj përmes konflikteve me Autoritetin Portual, duke kërcënuar me padi dhe arbitrazhe.

APD siguron të gjitha palët e interesuara se ne veprojmë në konformitet të plotë me ligjin dhe nuk do të lejojmë EMS-APO, dhe asnjë kompani tjetër, të njollosë procese transparente dhe operacionale të Portit, për të mbuluar paaftësinë e stafit të saj menaxhues.

Ndodhur në këto kushte, dhe pavarësisht vullnetit të mirë të autoriteteve shtetërore, është evident fakti se EMS-APO vijon të dëshmojë një mungesë të plotë vullneti për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse si dhe ka ndërmarrë veprime të qëllimshme me synim përfitime nga vendime gjyqësore eventuale. Për më tepër, në kushtet ku, gjatë aktivitetit koncesionar janë konstatuar në mënyrë të përsëritur një numër i gjatë shkeljesh të parashikimeve kontraktore, qendrimet dhe veprimet e sotme penguese nga shoqëria EMS-APO e bëjnë atë një subjekt aspak të besueshëm për zhvillimin e sektorit portual në Shqipëri.

ems-apo autoriteti portual i durrësit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet