LIVE UPDATES
Aktualitet

“Emili di më shumë”/ Nëna e kenianes: Kishte njohje me një biznesmen, shoferi i mori çelësat e dhomës se do përgatiste surprizë

Nëna e Joyt, jashtë kamerës, shprehet se vajza tjetër e saj e madhe i ka dërguar një mesazh Emilisë (kur Joy ishte në spital) duke i thënë përse ma vrave motrën sepse ajo të donte ty, ndërsa Emily i përgjigjet se nuk e ka vrarë ajo dhe i ka treguar se shoferi me iniciale R.B. e ka nxjerrë atë për një xhiro në Durrës dhe i ka kërkuar çelësat e apartamentit të vajzave për t’i bërë Joyt një surprizë dhe shprehet se shoferin dhe Joyn i dinte si të lidhur.

20 Shkurt 2023, 17:35 Nga F.M
“Emili di më shumë”/ Nëna e kenianes: Kishte njohje
Joy Aoko

TIRANË- Ruth Abongo, nëna e Joy Aoko, vajzës nga Kenia që erdhi për tu punuar në Shqipëri, por përfundoi e vdekur ka zbuluar të tjera detaje rreth jetës së të bijës në vendin tonë. Në një rrëfim për News24, Abongo thotë se një nga mikeshat e vajzës, Emily di shumë më tepër gjëra se çfarë ka deklaruar. Nëna e Joyt, jashtë kamerës, shprehet se vajza tjetër e saj e madhe i ka dërguar një mesazh Emilisë (kur Joy ishte në spital) duke i thënë përse ma vrave motrën sepse ajo të donte ty, ndërsa Emily i përgjigjet se nuk e ka vrarë ajo dhe i ka treguar se shoferi me iniciale R.B. e ka nxjerrë atë për një xhiro në Durrës dhe i ka kërkuar çelësat e apartamentit të vajzave për t’i bërë Joyt një surprizë dhe shprehet se shoferin dhe Joyn i dinte si të lidhur.

Se sa i vërtetë është ky mesazh, autoritetet mund ta konfirmojnë duke sekuestruar telefonin e Emilyt, pasi ka deklarata kondratiktore sepse sipas mamasë së Joyt, Emily, ndryshe nga vajza tjetër asaj i ka thënë se shoferi e ka marrë çelësin e apartamentit nga Joy duke e fotokopjuar dhe mohon t’ia ketë dhënë ajo çelësin. Kur nëna e Joyt pyetet se pse Emily nuk e tregon të vërtetën e gjithë historisë në polici, ajo shprehet se e kanë udhëzuar të mos flasë.

“Nga ato që më ka thënë, mendoj se ka të bëjë më shumë me udhëzimin. Kushdo që e ka udhëzuar për të mos folur ose për të treguar historinë. Ajo më tha se është udhëzuar nga një prej menaxherëve të kompanisë për të mos folur. Ajo më tha se arsyeja pse menaxheri e udhëzoi për të mos folur, dhe jo vetëm Emilinë por çdokënd më të cilën Joy punonte, ishte që të mos flisnin për Joyn sepse po shndërrohej në shumë histori. Kolegët po flisnin gjëra të ndryshme. Për këtë arsye ajo u udhëzua që të mos fliste për këtë me të tjerët. Menaxheri merr në telefon Emilinë në orën 14:30 të drekës dhe e pyet ‘Si je Emili? Joy nuk ka ardhur në punë dhe ajo i kthehet ‘Me sa shikoj nga krevati i saj, është e frikshme. Duket sikur diçka ka ndodhur. Joy nuk është në krevat dhe krevati është njësoj siç e gjeta në mëngjes. Unë ndihem e frikësuar. Dhe menaxheri i thotë, nëse diçka nuk shkon çfarë mund të jetë? Atëherë më prit mua sa të vij në shtëpi. Emilia i thotë, jo mos hajde në shtëpi, më lër të vij te zyra sepse jam e frikësuar dhe më pas kthehemi të dy në shtëpi. Emilia shkon në kompani duke e lënë shtëpinë ashtu siç ishte dhe më pas kthehet në shtëpi me tre menaxherë. Menaxherin që e kishte marrë në telefon, menaxherin e turnit dhe një tjetër menaxher. Pra, vijnë tre menaxherë dhe Emili. Ajo që nuk kuptoj. Emili telefonoi Joy Brendës dhe menjëherë ose Emili, ose Joy Brenda i telefonuan shoferit sepse sipas Emilisë, në kohen që ajo po kthehej në shtëpi ajo takoi shoferin në zyrë. Mes shumë shoferëve që kompania ka, pse ata i telefonuan këtij shoferi atë ditë. Joy Brenda i telefonoi shoferit sepse nëse Emilia i kishte telefonuar Joy Brendës për ta pyetur nëse Joy ishte me të sepse të dy telefonat e saj janë këtu dhe krevati është rrëmujë. Duket sikur ka pasur një luftë dhe diçka e keqe mund të ketë ndodhur. Duke qenë se Joy Brenda e dinte për këtë shoferin, Joy Brenda i telefon shoferit dhe e pyet a është me Joyn. A ke ndonjë informacion sepse ajo nuk është në shtëpi. Më pas Joy Brenda i jep Emilisë pasëordin për telefonat e Joyt sepse të dy telefonat e saj janë në krevat. Emilia nuk e dinte pasëordin, por Joy Brenda duke qenë shoqe e ngushtë me vajzën time e dinte kodin. Nuk e di sepse Emilia nuk më tha për arsyet se përse ajo hapi telefonat e Joyt. Por ajo kontrolloi të gjithë komunikimet që ishin në telefon. Këto janë disa arsye më shumë se përse ajo duhet të merret në pyetje. Në fillim Emilia më tha se e kishte marrë ajo në telefon shoferin duke e pyetur nëse ishte me Joyn. Kur e pyeta Emilinë se përse e kishte marrë në telefon shoferin por kësaj here më tha që nuk e kishte marrë ajo në telefon shoferin. Ajo më pas e gjeti shoferin në zyrë dhe eventualisht ai u pezullua. Dy javë pezullim. Ajo që nuk kuptoj. Emili i telefonoi Joy Brendës dhe menjëherë ose Emili, ose Joy Brenda i telefonuan shoferit sepse sipas Emilisë, në kohën që ajo po kthehej në shtëpi ajo takoi shoferin në zyrë. Mes shumë shoferëve që kompania ka, pse ata i telefonuan këtij shoferi atë ditë,”- tregon ajo.

Joy Aoko ndërroi jetë në Kenia, ku u transportua në gjendje kome, disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s'ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.

ruth abongo joy aoko

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet