LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mami do të punoj për ty deri sa të bëhem 25 vjeçe”, e ëma e Joyt tregon bisedat e fundit me të bijën: Instikti i nënës, e ndjeva që diçka ndodhi

Natën e 13 gushtit janë shkëmbyer dhe bisedat e fundit mes tyre dhe Ruth Abongo thotë se ishte shqetësuar kur Joy nuk i kishte kthyer përgjigje as të nesërmen dhe kishte ndjerë se vajzës mund t’i kishte ndodhur diçka.

20 Shkurt 2023, 16:54 Nga F.M
“Mami do të punoj për ty deri sa të bëhem 25
Joy Aoko dhe Ruth Abongo

TIRANË- Ruth Abongo, nëna e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, e cila erdhi për të punuar në Shqipëri por përfundoi e vdekur, ka rrëfyer të tjera detaje. Në një rrëfim për News24, Abongo ka treguar bisedat e fundit me të bijën dhe premtimet e kësaj të fundit. Joy i thoshte të ëmës se do të punonte për të deri në moshën 25-vjeçare dhe do ta ndihmonte me gjithçka që mundej, pasi familjen e kishte në vështirësi ekonomike. Natën e 13 gushtit janë shkëmbyer dhe bisedat e fundit mes tyre dhe Ruth Abongo thotë se ishte shqetësuar kur Joy nuk i kishte kthyer përgjigje as të nesërmen dhe kishte ndjerë se vajzës mund t’i kishte ndodhur diçka.

Pjesë nga rrëfimi i nënës së Joyt:

Më thoshte, ‘mami do të punoj për ty deri sa të bëhem 25 vjeçe dhe pastaj do të filloj të punoj për vete’. Edhe sot e vuaj shumë duke mos ditur se çfarë i ka ndodhur asaj. Asaj iu dha një mundësi që të vinte në Shqipëri dhe ajo më tha, mami është një mundësi për të ndjekur një trajnim në një kazino në Shqipëri dhe po më ofrojnë edhe një pagë për këtë. Çdo prind gëzohet kur shikon fëmijën që po gjen një punë që i pëlqen dhe unë nuk hezitova aspak. Pse jo, nga informacioni që kam Shqipëria është vend i rregullt dhe vajza ime do të shkonte në Shqipëri për të mësuar mbi lojërat e kazinosë e më pas do të punësohej. I dhashë miratimin tim, Xhoi erdhi në Shqipëri në muajin shkurt, ishte vetëm 21 vjeçe. Të gjitha hapat e punësimit dhe procedurat u kryen nga kompania. Kur Xhoi arriti në Shqipëri e pritën punëdhënësit dhe ajo u mirëprit në kompani. Ajo ishte më e vogla në kompani. Më thoshte ‘mami, unë jam më e vogla në kompani dhe të gjithë më pyesin se si ndihem që kam ardhur këtu. Ajo më thoshte se jam mirë, ndihem e sigurt. Nuk e kisha menduar kurrë… Ndoshta ne si prindër nuk e përgatisim veten për më të keqen, por e dija që vajza ime ishte në rregull. Unë kisha besim se në Shqipëri ajo do të ishte mirë dhe do të kthehej shëndoshë e mirë në Kenia. Në punë gjithçka po shkonte mirë duke qenë se Xhoi ishte një vajzë e çiltër, natyrë e qeshur. Joy ishte një vajzë që i donte të tjerët dhe gjithashtu gëzonte dashurinë e tyre. Ajo nuk kishte asnjë ankesë për vendin e saj të punës. Unë mendoj se ajo e donte me gjithë shpirt këtë punë. Unë flisja shumë me Joy-in dhe të shtunën më datë 13 gusht rreth orës 03:00 Xhoi më mori në telefon dhe më pas folëm në ëhatsapp. Ajo më dërgoi mesazh në 03:25, ishte mesazhi i fundit prej saj. Joy kishte qenë në punë të premten në mbrëmje dhe ishte kthyer në shtëpi rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ajo më shkroi, më tha se ishte e lodhur dhe më pyeti se çfarë po bëja. Më tha që do të bënte një dush dhe do të shtrihej për të fjetur. Më tha që do ngrohte ushqimin për të ngrënë. Unë vazhdova t’i shkruaj dhe ajo nuk më ktheu përgjigje. Unë nuk u shqetësova të shtunën. I urova natën e mirë me mendimin se do të ishte shtrirë për të fjetur. Gjatë ditës kur u zgjova rreth orës 11:00 të paradites ajo nuk më kishte kthyer përgjigje. Sakaq fillova të shqetësohem. I dërgova sërish mesazh për ta pyetur nëse ishte zgjuar, por nuk më ktheu përgjigje. Erdhi e diela, por ende asnjë komunikim. Instinkti i nënës. Ndjeva se diçka e keqe kishte ndodhur.

Joy Aoko ndërroi jetë në Kenia, ku u transportua në gjendje kome, disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s'ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.

joy aoko ruth abongo

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet