LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

Fatos Kalemi dhe Alime Malka sapo kaluan Tepelenën, në afërsi të fshatit Mashkullorë u përplasën në korsinë e tyre nga një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga 21-vjeçari Françesk Kaca. Nga ky aksident më shumë i dëmtuar mbeti Fatos Kalemi, pasi goditja ishte në krahun e shoferit.

27 Maj 2025, 22:23 Nga M.L
Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin
Foto nga emisioni

GJIROKASTËR- Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi se si më 28 janar të vitit 2024 rreth orës 22:30 një çift të fejuarish po ktheheshin nga Përmeti në Gjirokastër me makinën e tyre tip “Golf”. Fatos Kalemi dhe Alime Malka sapo kaluan Tepelenën, në afërsi të fshatit Mashkullorë u përplasën në korsinë e tyre nga një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga 21-vjeçari Françesk Kaca. Nga ky aksident më shumë i dëmtuar mbeti Fatos Kalemi, pasi goditja ishte në krahun e shoferit.

Fatosi u dërgua te Spitali i Traumës, ku qëndroi për rreth një muaj. Ndërsa e fejuara e tij dhe 21-vjeçari Kaca morën mjekim në Spitalin e Gjirokastrës. Fatosi tregon se shkak i aksidentit u bë Françesk Kaca, pasi atij iu ça goma e “Benzit”.

Në këtë mënyrë, Françesku hyri në korsinë e tij dhe shkaktoi përplasjen. Këtë fakt e pranoi edhe vetë 21-vjeçari në momentin e aksidentit, kur tre të aksidentuarit po ndihmonin njëri-tjetrin. OPGJ i Policisë Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka, i cili ka këqyrur vendin e aksidentit në një bisedë me çiftin denoncues, tha se përplasja ka ndodhur në korsinë e Fatosit për shkak të 21-vjecarit.

Por katër ekspertë, Andrea Baxheri, Arben Luzi, Fisnik Ziçishti dhe Naim Hoxha, kanë manipuluar provat, duke nxjerrë përgjegjës për aksidentin të dëmtuarin Fatos Kalemi. Pas investigimit të emisionit “Stop” dhe kryerjes së eksperimentit u bë e mundur të hidhen poshtë konkluzionet e katër ekspertëve në dy aktekspertime, që hapur kishin ndryshuar dinamikën e aksidentit.

Ndaj prokuroria e Gjirokastrës vendosi, të bëjë një akt-ekspertimi të tretë me pesë ekspertë autoteknikë, të cilët gjithashtu nuk kanë dalë në të njëjtin konkluzion. Dy ekspertë kanë bërë aktin më vete dhe janë shprehur, siç ka ndodhur aksidenti, ndërsa tre të tjerët kanë bërë një tjetër akt dhe kanë manipuluar sërish dinamikën e ngjarjes.

Ish-prokurori Eugen Beçi tregon procedurën, lidhur me njoftimin që prokurori duhet t’u bëjë palëve për akt-ekspertimin. Nëse akti nuk u njoftohet palëve bashkë me emrat e ekspertëve, kjo procedurë quhet e pasaktë dhe lë hapësirë për ta ribërë atë./tvklan.al

 fatos kalemi dhe alime malka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet