Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Fillimisht ai u ndëshkua me ulje në gradë, e më pas u transferua në detyra më të ulëta në rrethe.
TIRANË- Ritvan Pali, Ish-shefi i Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ka fituar gjyqin ndaj Ilir Prodës në Gjykatën Administrative. Ai u ul në gradë pas arrestimit të Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA-s, i kërkuar nga SPAK për lidhje me grupe kriminale.
Pas arrestimit të Morinës, ndaj Palit nisi një seri masash nga drejtues të Policisë së Shtetit. Fillimisht ai u ndëshkua me ulje në gradë, e më pas u transferua në detyra më të ulëta në rrethe.
Sipas Drejtorisë së Standardeve Profesionale, arsyeja e uljes në gradë për një vit ishte se Ritvan Pali nuk kishte veshur uniformën më 11 maj, ditën e zgjedhjeve parlamentare. Në atë ditë u shënua edhe një incident, pasi Belind Këlliçi pretendoi se kishte zbuluar një zyrë të fshehtë patronazhimi të kandidatit Erion Braçe
Në Gjykatën Administrative, Pali provoi se kishte vepruar sipas ligjit dhe ishte i pajisur me dokument identifikimi gjatë incidentit. Gjykata shfuqizoi vendimin për uljen e tij në gradë për një vit. Megjithatë, ai vendosi të largohet nga Policia e Shtetit me dorëheqje.
Si u arrestua Altin Morina?
Ish-efektivi i RENEA-së, Altin Morina i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” është arrestuar mbrëmjen e 3 prillit të vitit të kaluar. Altin Morina është arrestuar nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të ishte edhe një person tjetër. Altin Morina u shpall në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi.
Çfarë ndodhi pas arrestimit të Altin Morinës?
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda shkriu të gjithë zinxhirin komandues të komisariatit nr. 2 në Tiranë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina. Sipas informacioneve, "zemërimi" i Prodës vjen pasi Morina është mik i ngushtë i tij. Kështu, në shenjë hakmarrje, Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë.
Kjo çështje shkon më thellë pasi AMP jo vetëm nuk mban qëndrim në krah të efektivëve të policisë për një hetim sa më të plotë të ngjarjes së paprecedentë, por delegon Franc Ndojin për t’u bërë presion agjentëve të mbetur në komisariat që të lënë detyrën. Drejtori i AMP së Tiranës Franc Ndoji dhe ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina gjithashtu njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë si dhe kanë qënë nën hetim më parë si grup i përfshirë në huadhënie me fajde si dhe grup që menaxhonte lojërat e fatit në Tiranë, Fushë-Krujë dhe Shkodër./Dosja.al
TIRANË- Struktura Posaçme ka shpallur fajtor ish-policin Gentjan Hoxhalli, i cili merrte ryshfet personave të ndryshëm për t&e...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotmë një 30-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat ...
Protesta TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar 18 të arrestuarit nga protesta e Opozitës. Mësohet se prokurorja e ç...
Shembja e rrugës TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se segmenti rrugor Prrenjas-Librazhd do të vazhdojë të mbetet...
LIbrazhd LIBRAZHD- Punimet për demontimin e shtyllës Nr.15 në linjën 110kV në HEC Egnatia, do të shkaktojnë nj&eum...
Berat BERAT- Një 64-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Italia, është arrestuar sot nga autoritetet në Berat. ...
Terreni TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim në lidhje me rrëshqitjen e rrugës në aksin Pë...
Përdorimi i pagesave bankare nëpërmjet internetit, u rrit për të pesëmbëdhjetin vit radhazi në 2025. bSipas statistika...
Edi Rama KORÇË- Kryeministri Edi Rama pritet që të shkojë në Korçë ditën e sotme. Mësohet se teksa rr...
Arsenali i armeve te sekuestruara SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona nga në fshatin "Ura e Shtrenjtë" pas ...