LIVE UPDATES
Aktualitet

E rrëmbeu halla, apo në mal….? Bleona Mata prej 15 vitesh e zhdukur! Përfshirja në ngjarje e Begzim Isës dhe lidhja me historinë e 8-vjeçarit të lidhur duar e këmbë

Ishte 22 Maj 2010, një ditë me diell fundpranveror në mal. Një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeç i është bashkuar të afërmeve të saja më të rritura, për të kullotur bagëtitë lart në kullota. Por ndërsa prindërit prisnin që të kthehej në banesë, ajo humbet gjurmët për të mos u gjendur më kurrë. As sot që kanë kaluar 15 vite nga ajo ditë e veshur me mister.

11 Nëntor 2025, 21:06 Nga E. D
E rrëmbeu halla, apo në mal….? Bleona Mata prej 15 vitesh e
Bleona Mata

TIRANË- Prej 15 vitesh Brikena Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në shënjestër” sjell sot historinë e vajzës, historia e së cilës mbetet ende një mister, histori që komplikohet me përfshirjen e të afërmve dhe çoi në 137 padi divorci të prindërve dhe akuza për përfshirje në ngjarje.

Ishte 22 Maj 2010, një ditë me diell fundpranveror në mal. Një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeç i është bashkuar të afërmeve të saja më të rritura, për të kullotur bagëtitë lart në kullota. Por ndërsa prindërit prisnin që të kthehej në banesë, ajo humbet gjurmët për të mos u gjendur më kurrë. As sot që kanë kaluar 15 vite nga ajo ditë e veshur me mister.

Kjo është historia e Bleona Matës, nga fshati Zapod i Kukësit. Vogëlushja e cila ditën e humbjes së saj ishte e shoqëruar në mal nga 5 vajza. Me akuza dhe kundërakuza nga familjarët të cilët bëjnë me faj njëri-tjetrin për zhdukjen e Bleonës, e cila nëse sot është në jetë, duhet të jetë 21 vjeç. Por si u zhduk Bleona Mata në stan? Çfarë kanë deklaruar nëna e saj Bukurija dhe vëllai Armendi dhe kë bëjnë ata përgjegjës për humbjen e njeriut të tyre të dashur?

Përse familja Mata akuzon shtetasin Begzim Isa, për rrëmbimin e vajzës së tyre?

Begzim Isa i cili në vitin 2013, u arrestua nga policia e Kukësit, në akuzën për rrëmbimin, mbajtjen në banesë për qëllime trafikimi të një mituri 7 vjeçar drejt Kosovës për një shumë prej 40 mijë eurosh. Prokuroria e Kukësit atë kohë ia kaloi çështjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila nga ana e saj kërkoi 10 vite burgim në atë kohë për 21 vjeçarin, që nuk i pranoi asnjëherë akuzat edhe pse kjo ishte akuza e dytë ndaj tij për rrëmbim të miturish duke përfshirë edhe zhdukjen e Bleona Matës në vitin 2010.

Familja e Bleonës që gjithmonë ka ngulmuar se atë ditë të humbjes së vajzës së tyre, ai që është parë të ngjitet në mal, ka qenë 18 vjeçari atë kohë Begzim Isa dhe si bashkëpunëtore të tij në këtë rrëmbim ata akuzojnë Qamile Matën, që është edhe halla e Bleonës. Vetë Bukurija nëna e Bleonës është shprehur disa herë se Qamile Mata e ka gënjyer vajzën e saj 6-vjeçare dhe pasi e ka futur në pyll ia ka dorëzuar Begzimit. Pasi sipas saj ka qenë Qamile Mata që e ka marrë Bleonën ndërsa po luante me vëllain e saj në oborrin e shtëpisë dhe e ka çuar në mal.

“Atë ditë Begzim Isën në fshat e ka parë edhe vjehrra ime, por kjo e fundit ka heshtur. Atë ditë Begzimi mbante një kapuç në kokë. Qamilja e ka gënjyer atë ditë Bleonën, duke e marrë me vete në pyll, ku jam e bindur se ia ka dorëzuar Begzimit, i cili e ka trafikuar në Kosovë”, deklaron Bukurije Mata.

Të njëjtat dyshime atë kohë ndau edhe gjyshi i Bleonës, i cili edhe ky nga ana e tij tha se gjyshja e Bleonës e kishte parë Begzimin atë ditë në fshat. Qamile Mata e cila përgjatë gjithë dëshmisë së saj të dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore është treguar kontradiktore. Ajo madje pavarësisht se ishin kushërinj me Begzim Isan, tha se nuk e njihte këtë të fundit, por nuk u shpreh asnjëherë qartësisht nëse e kishte parë apo jo Begzim Isën atë ditë në fshatin Zapod, duke deklaruar se nuk e mbante mend, pasi sipas saj kishte kaluar shumë kohë.

Ndërsa Begzim Isa pohoi se e njihte Qamilen dhe se bashkë ishin kushërinj të tretë, ndërkohë që motra e Begzimit mohoi çdo njohje të vëllait me Qamilen duke u shprehur se me familjen Mata nuk flisnin që nga viti i largët 1997, por pa dhënë shumë detaje se përse kishte lindur ky konflikt. Pavarësisht insistimit, grupi hetimor nuk gjeti prova të lidhjes apo bashkëpunimit të hallës së Bleonës me Begzimin. Për këtë arsye, çështje iu kalua Krimeve të Rënda.

Begzim Isa që siç thamë u arrestua tri vite pas zhdukjes së Bleona Matës, pasi në banesën e tij u gjet i lidhur këmbë e duar me një litar një fëmijë 8 vjeçar, por që gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Bleona Matës, pasi sipas tij, atë kohë ai ka qenë në Kosovë me studime dhe jo në fshatin Zapod ku ndodhi rrëmbimi dhe më pas zhdukja e Bleonës.

Edhe pse gjetja i një fëmije të rrëmbyer në banesën e tij, e bënte atë të dyshuarin kryesor për rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleona Matës, tri vite më parë. Vetë vajzat e tjera që kishin qenë atë ditë në mal me Bleonën, thanë gjatë dëshmive të tyre, se ata u ndanë me vogëlushen në momentin kur ajo u nis drejt banesës së saj. Dhe që aty nuk e panë më. Për këtë arsye grupi hetimor kreu edhe ballafaqimin e vajzave. Por pavarësisht se dëshmitë ishin kontradiktore, hetuesit nuk mundën të gjenin prova që i implikonin ato në zhdukjen e Bleonës.

“Policia kreu edhe verifikimin e telefonatave të Begzim Isës, më qëllim për të zbuluar nëse ai kishte komunikuar me Qamile Matën, qoftë gjatë ditëve të fundit që është kthyer nga Kosova, ashtu edhe ditën kur u zhduk Bleona Mata, që u zhduk në mënyrë misterioze, në malin e fshatit, teksa shoqërohej nga 5 kushërirat e saj. Vajzat pohuan se vogëlushja iu drejtua shtëpisë dhe ato nuk dinin më gjë për fatin e saj.

Gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pesë vajzat, edhe pse u ballafaquan me njëra-tjetrën, sërish ato nuk ishin në gjendje të tregonin se çfarë ndodhi atë ditë me Bleona Matën. Ato kanë dhënë edhe dëshmi kontradiktore, duke ngritur dyshimet mbi to. Por për shkak të mungesës së provave, pesë vajzat, përfshirë këtu edhe hallën e saj, kanë shpëtuar nga përgjegjësia penale”, thuhet në dosjen hetimore.

Por humbja e Bleonës u përjetua si një dramë edhe në jetën bashkëshortore të çiftit Mata, midis të cilëve ekzistuan vazhdimisht zënkat. Ku babai i Bleonës, Zamiri, akuzoi gjithmonë bashkëshorten e tij Bukurijen, për humbjen e së bijës dhe vetëm disa muaj pas humbjes së të bijës, iu drejtua Gjykatës së Kukësit, me një padi me objekt divorci. Ai kërkoi ndarjen nga e shoqja me pretendimin se ‘është nëna e Bleonës dhe gruaja e tij që është e përfshirë në rrëmbimin e vajzës.

Një tjetër histori që del në skenë.

Policia e Kukësit që thoshte se çifti Mata po divorcohej pasi Zamir Mata kishte dyshime se Bleona nuk ishte vajza e tij dhe se ajo ishte rrëmbyer nga babai i saj i vërtetë. Edhe kjo një pistë e pavërtetuar edhe sot. Bukurije Mata, hodhi poshtë akuzat e bashkëshortit teksa tha në atë kohë se për të rëndësi kishte gjetja e Bleonës së zhdukur./Në shënjestër, BW

bleona mata

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale