LIVE UPDATES
Aktualitet

Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte

Edhe në procesin e parë gjyqësor, Arsiq më 2 shkurt të vitit 2024 u gjet fajtor dhe u dënua po me 13 vjet burgim, por Apeli e ktheu më pas rastin në rigjykim.

23 Shkurt 2026, 18:47 Nga E.d
Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte
Foto ilustruse

Edhe në procesin e rigjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 13 vjet burgim Dushko Arsiq, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile. Trupi gjykues tha se atij do t’i llogaritet koha që ka qëndruar në paraburgim, raporton Betimi për Drejtësi.

Edhe në procesin e parë gjyqësor, Arsiq më 2 shkurt të vitit 2024 u gjet fajtor dhe u dënua po me 13 vjet burgim, por Apeli e ktheu më pas rastin në rigjykim.

Lista Serbe kundërshton aktgjykimin

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, tha se e “dënon ashpër” vendimin e Themelores.

“Ky aktgjykim i trupit gjykues, i përbërë ekskluzivisht nga gjyqtarë të nacionalitetit shqiptar, përbën edhe një dëshmi tjetër të praktikës thellësisht të padrejtë dhe etnikisht të motivuar të sistemit të drejtësisë në institucionet në Prishtinë, që në mënyrë sistematike kanë problem me trajtimin objektiv dhe të drejtë të serbëve në Kosovë dhe Metohi, e veçanërisht ndaj serbëve si Arsiqi, i cili nuk pranoi ta shesë pronën e tij”, u tha në reagimin e kësaj partie.

Avokati i Arsiqit, Nebojsha Vllaiq, më herët kishte pretenduar se klienti i tij ishte akuzuar dhe dënuar për krime lufte sepse ka tentuar ta rikthejë pronën e tij të uzurpuar në territorin e Prishtinës dhe të kthehet në Kosovë.

Ndërkaq, Lista Serbe pretendoi po ashtu gjatë procesit gjyqësor ndaj Arsiqit nuk ka pasur prova “që do të dëshmonin fajësinë e tij”.

Çfarë thuhet në aktakuzë?

Arsiq ishte arrestuar më 8 dhjetor 2021 nën dyshime për krime të kryera në periudhën janar-qershor 1999 në rajonin e Prishtinës.

Aktakuza ndaj tij u ngrit në nëntor të vitit 2022. Në të thuhet se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e B.Sh, më 20 prill të vitit 1999 në Butovc të Prishtinës dhe kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht A.K, atëbotë 15 vjeç.

Arsiq, së bashku me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, në periudhën janar-qershor të vitit 1999, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina, sipas aktakuzës. Aty po ashtu u tha se Arsiq së bashku me një grup tjetër kishin plaçkitur dhe më pas dëmtuar pronat e shqiptarëve, duke ua vënë zjarri.

Arsiq është akuzuar për keqtrajtim të civilëve shqiptarë, plagosje dhe vrasje.

Ai ishte arrestuar në veri të Kosovës dhjetorin e vitit 2022 dhe atëbotë, Zyra e Prokurorisë Speciale nuk kishte dhënë më shumë detaje, duke u thirrur “në ndjeshmërinë e rastit”.

Ai është me origjinë nga Matiqani, që gjendet në periferi të Prishtinës, dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, kishte jetuar në Kralevë të Serbisë, kanë më herët për Radion Evropa e Lirë nga ekipi i tij mbrojtës.

Kohët e fundit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë. Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL

gjykata themelore prishtinë dushko arsiq

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet