LIVE UPDATES
Aktualitet

Dritëhijet e vdekjes së Lear Kurtit/ Rrëfimet e dy grupeve të policëve, çfarë ndodhi në mesnatë në “Don Bosko”: Iku me vrap, e kapëm me në rrugë me kamera...

AMP-ja bashkë me vdekjen natyrale të djalit, 32 vjeç, përcolli në disa media edhe skedën kriminale të të riut, e bashkë me të edhe një sërë problemesh që lidheshin me faktin se Leari njihej si përdorues droge dhe se ekzistonte frika se ai mund të kishte ndonjë “gjë me vete” dhe do ta hidhte ose fshihte.

21 Tetor 2022, 13:06 Nga k.m.
Dritëhijet e vdekjes së Lear Kurtit/ Rrëfimet e dy grupeve
Lear Kurti

TIRANË- Lear Kurti është 32- vjeçari që humbi jetën në rrethana misterioze në ambientet e Komisariatit nr. 3 të Tiranës. Policia e Tiranës e dha njoftimin për vdekjen e tij nëpërmjet Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke e konsideruar viktimën si një njëri me probleme shëndetësore që i janë shfaqur gjatë shoqërimit për në komisariat dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak. Këta të fundit, dolën menjëherë pas AMP-së dhe treguan se personi që ishte dërguar nga Policia e Komisariatit 3 në spital kishte qenë pa shenja jetë e për pasojë ishte dërguar menjëherë në drejtim të morgut.

AMP-ja bashkë me vdekjen natyrale të djalit, 32 vjeç, përcolli në disa media edhe skedën kriminale të të riut, e bashkë me të edhe një sërë problemesh që lidheshin me faktin se Leari njihej si përdorues droge dhe se ekzistonte frika se ai mund të kishte ndonjë “gjë me vete” dhe do ta hidhte ose fshihte. Ky është arsyetimi i skuadrës së parë të Policisë që e ka ndjekur me vrap Learin, deri në afërsi të një marketi, vetëm pak metra pa shkuar te Spitali Amerikan, që i bie të jetë në afërsi të Traumës. Më pas, hyn në lojë furgoni i skuadrës tjetër së Policisë, të cilët e kanë marrë dhe e kanë sjellë në komisariat.

Ata kanë thënë se i shoqëruari kishte shfaqur probleme në automjet, aq sa fillimisht u konsiderua si person që vuante nga epilepsia, version që e hodhi poshtë i ati i tij, birësues, të cilin e kishte rritur për plot 30 vjet. Epilepsia u zhduk nga justifikimi policor dhe i Mbikëqyrjes së Veprimeve Policore dhe pas mesdite, pra pak momente pasi familja që e rriti të ndjerin tërheq trupin nga morgu, dalin rezultatet e Mjekësisë Ligjore: në stomak kishte një qese me përmasa 5 me 5 cm. Kështu të dhënat e autopsisë që i riu kishte gëlltitur qesen e kokainës për të mos ia kapur Policia, duket edhe si “kapaku” që do të mbyll njëherë e mirë vdekjen e tij në duart e Policisë së Shtetit.

DËSHMIA E POLICËVE

“E kemi pikasur në rrugë. I kërkuam të na jepte dokumentin e identifikimit dhe ai nisi të ikte me vrap. Ne e ndoqëm nga pas. E ndoqëm nga frika se mos ka armë ose drogë me vete dhe do ta hidhte diku. E zumë në afërsi të rrugës që shkon për te Spitali Amerikan dhe madje e kemi marrë dhe e kemi ulur në afërsi të një supermarketi që ka kamera, vetëm që të kemi pamjet e momentit të ndalimit”.

Kjo është një prej rrëfimeve të punonjësve patrullë që ka dhënë për grupin hetimor policor që ka marrë përsipër të hetojë këtë ngjarje. Ata kanë thënë se nuk kanë pasur asnjë qëllim në lidhje me këtë person përveç idesë për ta kontrolluar, sepse ka qenë në atë orë duke qëndruar në anë të rrugës.

Ata pretendojnë se e kanë ulur në një stol aty në afërsi të marketit dhe më pas ka ardhur furgoni me grupin e shoqërimit dhe ata nuk dinë më asgjë se çfarë ka ndodhur. Në dëshminë e dhënë nga grupi i shoqërimit është fiksuar fakti se djali ka nisur të ndjehet keq përgjatë rrugës. Ka pasur dridhje dhe ka nisur të shkumojë nga goja. Sipas tyre, por edhe efektivëve që kanë qenë në komisariat në atë orë është thënë se Learin nuk e kanë futur fare në ambientet e komisariatit po menjëherë kanë lajmëruar ambulancën. E meqë ambulanca po vonohej, ata e kanë nisur urgjent me makinën e Policisë për te Trauma, çka në dijeninë e tyre ka qenë gjallë deri në atë moment që ata e kanë dorëzuar në duart e mjekëve, të cilët nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim mjekësor ndaj tij, për shkak se ai kishte ndërruar jetë.

PAS NGJARJES

I ati i Learit brodhi për gjatë gjithë natës përreth morgut të Tiranës. Ai u ankua se askush nuk i dha përgjigje se çfarë kishte ndodhur me të birin. Në mëngjes, kur mediat janë afruar rreth morgut, me njoftimin e AMP-së të shoqëruar edhe me skedë kriminale për të birin, por edhe me detajet e një sëmundjeje për të cilën ai nuk e dinte që e kishte djali, ai kundërshtoi me forcë e ndërkohë tregoi se në fakt askush nuk i kishte dhënë përgjigje se si i kishte ndërruar jetë fëmija që kishte rritur vetë.

"Leari ka qenë dy metër djalë e nuk ka vuajtur kurrë nga asnjë sëmundje”, tha ai. Për gjatë gjithë natës jam këtu dhe askush nuk më jep përgjigje se çfarë ka ndodhur me djalin”. Ndërkohë, në mesditë, kur familja e tërhoqi trupin e pajetë të të birit dhe lajmëruan se varrimi do të bëhej në orën 18:00 të pasdites së djeshme, AMP-ja, sërish, nxjerr njoftimin e një autopsie paraprake me anë të së cilës njoftonte se viktima kishte ndërruar jetë për shkak të gëlltitjes së një qeseje, brenda së cilës sipas tyre kishte pasur kokainë.

Në Komisariatin nr. 3, menjëherë kanë mbërritur përveç AMP-së edhe Prokuroria e Tiranës, grupi i Avokatit të Popullit, të cilët kanë lënë detyra të posaçme për t’u vënë në dispozicion të gjitha pamjet e kamerave, që nga momenti i pikasjes së tij në rrugë, pamjet nga ndjekja, momenti i ndalimit në një vend me kamera, shoqërimi e deri te sjellja në komisariat. Janë marrë dëshmitë e të dy grupeve të Policisë, por pritet që të dëshmojnë edhe shokët e viktimës në lidhje me momentin e ndjekjes, ndalimit dhe më pas tentative e tyre për të marrë ndonjë informacion në Komisariatin nr. 3, vend në të cilin ata kanë pretenduar se mbahej Leari.

VIKTIMAT E KONTAKTEVE ME POLICINË

Në harkun kohor të katër viteve janë shënuar 6 raste vdekjesh me pasojë kontakti me Policinë ose për neglizhencën e punonjësve të Policisë së Shtetit. Që nga vdekja brenda ambienteve të Komisariatit të Korçës së Enea Ftoit, në majin e 2018- ës, të riut që u dhunua, e deri te rasti i mesnatës së të mërkurës, rastet janë të ndryshme: janë dy vrasje me armë, dy vdekje të konsideruara si vetëvrasje, një akt horror nga i klasifikuar si aksidental dhe rasti i Lear Kurtit, i lënë sërish si vdekje për shkak se ka gëlltitur qesen e kokainës që mbante ne xhep, të cilën nuk e hodhi nga frika e Policisë.

Duke u rikthyer pas në kohë, te ngjarje e rëndë e vdekjes së Enea Ftoit, teksa familjarët e të ndjerit kërkuan llogari deri lart në instanca se pse trupi i të ndjerit ishte me shenja dhune, Policia dhe të gjitha instancat patën të njëjtët përgjigje që u dha fillimisht edhe për Learin: ka shfaqur shenja epilepsie dhe përplasej nëpër dyshemenë e dhomës ku ishte i izoluar.

Madje, Policia e Komisariatit të Korçës, aso kohe, tha se Ftoi, në momentin kur ishte konstatuar nga Policia, ai ishte në grahmat e fundit dhe më pas thirrën mjekun, pasi nuk mund ta lëviznin nga qelia. Në krah të tyre doli edhe mjekësia ligjore, e cila hodhi poshtë dhunën në trupin e viktimës. Po ashtu, u mbyllën edhe dy ngjarjet e Komisariatit të Kamzës dhe të Kavajës, me viktima një të shoqëruar-të kërkuar dhe një të dalë për masë po që ishte kthyer në dhomat e Komisariatit. Arben Mici dhe Ylvi Meta ndërruan jetë brenda Komisariatit me punonjës policie brenda; njëri u tha se i vuri vetë flakën qelisë dhe tjetri u vetëvar herë me lidhësen e kapuçit të bluzës e herë në lidhësen e atletes. Viktimat e plumbave të Policisë janë Klodian Rasha, në një rast të paprecedentë, të ekzekutuar nga pas shpine nga oficeri i Policisë së Komisariatit nr. 3 dhe vetë efektivit të këtij Komisariati, Çaush Saliaj. Klodiani u vra me 8 dhjetor të vitit 2020, në derën e shtëpisë, ndërsa Saliasi, oficeri i vjetër i Policisë së Shtetit, brenda këtij Komisariati nga një koleg i veti, i ri.

E ndërsa për vrasjen e Klodian Rashës, e cila ngriti në këmbë gjithë makinerinë shtetërore të shkonte në shtëpinë e të atit për të kërkuar falje për “pushkatimin” e të birit, për vrasjen e efektivit të Policisë sot e asaj dite nuk u mësua e vërteta e përplasjeve mes tyre.

Policia dhe Prokuroria e nxorën me probleme të shëndetin mendor të riun që ekzekutoi kolegun, ndërkohë që ngjarja u la në një sherr banal, duke “fajësuar” viktimën për shakatë e tepërta që bënte me kolegun e turnit, shaka që punonjësi i Policisë me probleme depresive nuk i ka duruar e për pasojë ekzekutoi kolegun. Për vrasjen e Rashës, pas protestave të dhunshme të të rinjve të Tiranës, ish-ministri, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Ose të paktën me këtë ngjarje u motivua largimi i tij nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që për vrasjen brenda Komisariatit nuk dha askush dorëheqje.

Madje as për vrasjen horror të vajzës së vogël që erdhi nga Anglia të pushonte në Shqipëri me të atin dhe të ëmën, së cilës iu mor jeta nga skafi i një shefi policie. Edhe vrasjen e Jonadës, në Potam të Himarës, e hetoi për orë me radhë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërkohë që në banesën e familjes së të ndjerës shkoi të pinte kafe ngushëllimi ish-drejtori i Policisë së Shtetit, si eprori i personit që e kreu krimin e rëndë./GazetaSi

lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet