21 Tetor 2022, 11:41
Nga k.m.
Pamje nga takimi
SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku mori pjesë në Konferencën e Shefave të Policisë, e cila u mbajt në Dallas, Texas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë (IACP) është shoqata profesionale më e madhe dhe më me ndikim në botë, për drejtuesit e Policisë. Tema kryesore e konferencës ishte diskutimi për gjetjen e metodave dhe formave sa më efikase për të luftuar krimin e organizuar transnacional, llojet e tjera të krimit, terrorizmin dhe radikalizmin e dhunshëm.
Në nisje të konferencës, Drejtori i FBI-së dhe Prokurori i Përgjithshëm kanë përshëndetur nga afër të pranishmit në këtë event dhe kanë vlerësuar rolin e shefave të Policisë, në intensifikimin e masave kundër këtyre fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe jetën e qytetarëve. Gjithashtu, pjesëmarrësit në “The International Association of Chiefs of Police (IACP) Annual Conference and Exposition 2022” janë përshëndetur nëpërmjet një video-mesazhi, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Gjatë ditëve të zhvillimit të konferencës, Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme, me Zv.prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, përfaqësues të ICITAP-it, homologët e rajonit dhe me përfaqësues të Shoqatës Amerikano-Shqiptare të Zbatimit të Ligjit.
Zv.prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Kenneth A. Polite, i ka ofruar mbështetje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nëpërmjet ICITAP-it, si dhe ka vlerësuar angazhimin dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit dhe terrorizmit.
Gjatë takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Drejtorit për Programin Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimin e Hetimeve Kriminale (ICITAP), Divizioni Kriminal, Departamenti i SHBA-së, z. Gregory Ducot, u diskutua për rëndësinë e asistencës dhe për rritjen e mëtejshme të prezencës së ICITAP-it në Policinë e Shtetit, duke shtuar trajnimet për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe atyre profesionale.
Në takimin me homologët e rajonit, Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka diskutuar për intensifikim të bashkëpunimit, sidomos në fushën e krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar. Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës Amerikano-Shqiptare të Zbatimit të Ligjit, të cilët i ka falënderuar për kontributin e tyre në mbështetje të Policisë së Shtetit. Në të gjitha takimet, Drejtori i Përgjithshëm ka bërë prezente objektivat që ai ka për të reformuar Policinë e Shtetit, duke krijuar një qasje të re në raportin me qytetarët dhe në luftën ndaj krimit. Ai i ka siguruar pjesëmarrësit në takime, për vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit, për të punuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, në përmbushje të misionit të përbashkët.
Gjatë ditëve të konferencës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shkëmbyer me homologët nga vende të ndryshme të botës, përvojën dhe eksperiencën policore për trajtimin e problematikave në fushën e sigurisë.
muhamet rrumbullaku policia e shtetit
Aktualitet
21 Tetor 2022, 11:36
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Nesër kryeqyteti do të mikpresë garën e vrapimit “Fun Run Tirana” me nxënësit e shko...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 11:15
k.m.
GREQI- Ndërtuesi shqiptar u arrestua sot pasi kishte fshehur kokainë në trungun e një ulliri. Sipas mediave të huaja, shqiptari i pai...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 10:50
A.B
Indrit Ndoji
KRUJË- Indrit Ndoji, personi i cili mbeti i vrarë me armë zjarri, duhet të ishte në masën e sigurisë 'arres...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 10:35
A.B
Gezim Sallaku
ITALI- Guarda di Finanza e Bescias, ka kryer sekuestrimin e gjashtë milionë eurove, pasuri e paluajtshme të shqiptarit, Gë...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 10:35
A.B
Indrit Ndoj
KRUJË- Vrasja e Indrit Ndojit mund të jetë kryer në një zonë tjetër, jo në Fushë Krujë. K&eum...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 10:36
I.A
Sandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se dekanatet do të ...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 10:31
I.A
TIRANË- Protesta e pedgogëve ka nisur ditën e sotme para Universitetit Politeknik të Tiranës. Kreu i Sindikatës së Ped...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 10:25
I.A
Kanabis
ANGLI- Një emigrant ilegal është burgosur dhe më pas do të deportohet në Shqipëri pasi u dënua për nj&...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 10:02
A.B
Vendi i ngjarjes
KRUJË- Familjarët e Indrit Ndojit kanë deklaruar për mediat se dyshojnë që krimi të jetë kryer n&e...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 09:59
I.A
Faruk Fatih Ozer
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj turkut Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet për mashtrim me anë të kriptomonedhave &eu...