LIVE UPDATES
Aktualitet

Nesër dhe të dielën maratona e Tiranës, Policia Bashkiake apel qytetarëve: Mos parkoni në perimetër, ja kufizimet në qarkullim

Me qëllim sigurinë e garuesve dhe mbarëvajtjen e Maratonës si dhe lehtësimin e trafikut, Policia Bashkiake apelon qytetarëve që të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet privatenë datën 22-23 Tetor për të shmangur trafikun në qytet.

21 Tetor 2022, 11:36 Nga k.m.
Nesër dhe të dielën maratona e Tiranës, Policia Bashkiake
Foto ilustruese

TIRANË- Nesër kryeqyteti do të mikpresë garën e vrapimit “Fun Run Tirana” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, ndërsa të dielën do të zhvillohet aktiviteti më i madh ndërkombëtar sportiv dhe promovues i vitit, që është “Maratona e Tiranës”.

Me qëllim mbarëvajtjen e këtyre dy aktiviteteve, “Fun Run” dhe “Maratona e Tiranës 2022”, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka hartuar dhe planin e masave për menaxhimin e trafikut në gjithë qytetin e Tiranës. Policia Bashkiake bën me dije se në të gjithë perimetrin e garës, në funksion të sigurisë, ka vendosur sinjalistikë të përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet.

Me qëllim sigurinë e garuesve dhe mbarëvajtjen e Maratonës si dhe lehtësimin e trafikut, Policia Bashkiake apelon qytetarëve që të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet privatenë datën 22-23 Tetor për të shmangur trafikun në qytet.

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet që të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit të garës, gjatë zhvillimit te garës, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar, si dhe do të duhet t’u binden menjëherë shërbimeve policore në devijimet eventuale të trafikut. Gjatë këtyre dy ditëve, Policia Bashkiake u bën thirrje qytetarëve që të mos parkojnë mjetet e tyre private brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur. Ato mjete që do të gjenden të parkuara në rrugët ku do të zhvillohet gara, do të spostohen me mjet ngritës nga shërbimet policore.

Për të lehtësuar mbarëvajtjen e këtyre dy eventeve të rëndësishme sportive, Policia Bashkiake u kërkon qytetarëve që do të duan të lëvizin me automjetet e tyre, që ndodhen të parkuara në brendësi të lagjeve dhe brenda perimetrit të garës, që t’i nxjerrin ato jashtë perimetrit, përpara orës 08:00 të datës 23 Tetor, pasi rrugët do të bllokohen deri në orën 16:00 dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin, nga zona e perimetrit te garës me automjet.

Një apel i Policisë Bashkiake shkon dhe për përdoruesit e biçikletave, monopatinave, apo motorëve elektrikë, të cilëve u kërkohet që të mos lëvizin në rrugët ku do te jenë vrapuesit gjatë zhvillimit të garës. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, vullnetarët e Bashkisë së Tiranës dhe shërbimet policore do të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë për të kaluar rrugën, në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për vrapuesit.

Më datë 22 Tetor, nga ora 09:00-11:00, në blv. Dëshmorët e Kombit do të zhvillohet gara e vrapimit “Fun Run Tirana”, me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme , si dhe më datë 23 Tetor nga ora 08:00-16:00, do të zhvillohet aktiviteti më i madh ndërkombëtar sportiv dhe promovues i vitit, që është “Maratona e Tiranës”.

maratona e tiranes 2022

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete