16 Maj 2022, 13:14
Nga DOSJA
Maurizio Vallone
ITALI- “Mafia shqiptare ka nënkontraktuar menaxhimin e trafikut të drogës nga ‘Ndrangheta në Liguria”. Kështu u shpreh Maurizio Vallone, drejtor i DIA-s në Itali gjatë vizitës në qytetin e Genovas në prezantimin e eventit mbi 30 vjetarin e DIA, Departamentit të Antimafias Italiane.
"Prej 30 vitesh, rajoni i Ligurias ka hasur praninë e të gjitha mafiave, por investiguesit janë munduar t'i luftojnë infiltrimet e tyre në ekonominë e territorit."
Duke folur për portin e Genovas, një nga portat më të rëndësishme në kufijtë detarë italianë, Maurizio Vallone u shpreh se zona gjatë kohëve të fundit është nën vëzhgimin e veçantë të autoriteteve, fakt që e dëshmon dhe sasia e madhe e lëndëve narkotike të sekuestruara.
"Aty ku ka më shumë sekuestrime, ka më tepër vëmendje,"- tha ai.
Për Drejtorin e Antimafias Italiane, krimi i organizuar, goditet dhe përmes sekuestrimeve që ndihmojnë në dëmtimin e veprimtarisë së organizatave kriminale.
Në raportin e fundit të Antimafias Italiane, trafiku i drogës mbizotëron në aktivitetin kriminal të rajonit të Ligurias. 60% e operacioneve të kryera gjatë vitit 2021 i përkasin punës së antidrogës territoriale. Klanet ndranghetiste të vendosura prej kohësh në këtë territor kanë zënë rrënjë, e prej vitesh janë baza logjistike për importimin e kokainës. Që prej viteve '50 ky rajon u bë një vend joshës për krimin e organizuar si për strukturën ekonomike në lulëzim, ashtu dhe për pozicionin gjeografik strategjik si një udhëkryq lidhës me si me Europën, ashtu edhe me Italinë e Veriut.
Marrë nga Ansa.it
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
16 Maj 2022, 12:58
LEZHË- Mund të kishte përfunduar në tragjedi mirëpo turistët kanë shpëtuar. Ditën e sotme, autobusi me turist&eum...
Aktualitet
16 Maj 2022, 12:57
Sheshi i Flamurit ne Vlore
TIRANË- Më 4 janar 2021, kryeministri Edi Rama, deputeti Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli çanë...
Aktualitet
16 Maj 2022, 12:52
Foto ilustruese
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar sot në Këshillin e Lartë të Prokuroris...
Aktualitet
16 Maj 2022, 12:21
SARANDË- Një predhë e vjetër ushtarake është gjetur ditën e sotme në një nga plazhet e Sarandës. Policia inf...
Aktualitet
16 Maj 2022, 12:02
SHKODËR- Një parcelë me kanabis është gjetur ditën e sotme në Velipojë. Policia informon se falë operacionit '&Cc...
Aktualitet
16 Maj 2022, 10:07
Olsi Kuka
BRITANI E MADHE- Vritet një shqiptar në Angli. Olsi Kuka, është masakruar me thika mbrëmjen e 11 majit në Barnet t...
Aktualitet
16 Maj 2022, 10:34
Pamje nga operacioni "Pika 2"
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi m...
Aktualitet
16 Maj 2022, 11:49
Foto ilustruese
DURRËS- Një i ri nga Kosova është vënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi tentoi q&e...
Aktualitet
16 Maj 2022, 11:06
Aksident ne Vlore
VLORË- Një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur ditën e sotme në bypasin Orikum-Kaninë. Kami...
Aktualitet
16 Maj 2022, 10:58
Butrinti
Nga Agron Alibali
Në kuadrin e fiascos së Butrintit, ose e thënë ndryshe, nismës kryeneçe për t’i...