Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në pranga janë vënë edhe katër shtetas të tjerë të cilët janë bërë shkak për aksidente rrugore.
TIRANË-Një 24 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi po drejtonte automjetin në gjende të dehur dhe gjatë kontrollit nga policia iu gjet kokainë. Në pranga janë vënë edhe katër shtetas të tjerë të cilët janë bërë shkak për aksidente rrugore.
Gjithashtu një 61-vjeçar është arrestuar sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Z. S., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 7 arrestuan shtetasin A. K., 54 vjeç, banues në Vorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- B. K., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin kamion, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ka aksidentuar shtetasin A. D., që po qarkullonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
- R. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin F. A., i cili mori mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën;
- D. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në Rrugën e Balshajve, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Zjarri TIRANË- Një ditë më parë, një pallat 10-katësh u përfshi nga flakët masive, duke lënë pas t&e...
Ministria TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sporti e ka shtyrë sërish afatin e regjistrimit të të gjithë nxënësve n&e...
foto ilustruese TIRANË-Në një video të publikuar në rrjet sociale shihet një djalë cili po i jepte makinës me...
Kampi TIRANË- Një banor është arratisur nga kampi i Muxhahedinëve MEK. 'Balkanweb' raporton se ky person (ende i paidentifikuar) k...
pamje nga ngjarja TIRANË- Dy të rinj të moshës 20 dhe 19 vjeçjanë arrestuar në flagrancë, pasi drejtonin mjetin n...
Policia TIRANË- Dhunohet me grushte një 41-vjeçar në Babrru. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur sot, rreth orë...
Moti TIRANË- Orët e para të mëngjesit do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kali...
Vendimet e qeverisë për rritjen e pagës minimale dhe dyfishimin për nivelet e larta drejtuese ndikuan përkatësisht në zgjer...
PEQIN- Fiksi u përqendrua në një problematikë që ngritën disa prindër nga shkolla 9-vjeçare Bishqem në Peqin. A...
Ekspertet SHBA- Njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor vlerësojnë se takimi i dështuar ndërmjet Kryeministri...