LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA E PLOTË- Euro, lekë, pension dhe pasaportë greke, SKEMA sesi i “bleu votat” në Himarë Fredi Beleri, "A.R." shkoi dhe e DENONCOI

17 Maj 2023, 14:40 Nga k.m.
DOSJA E PLOTË- Euro, lekë, pension dhe pasaportë greke, SKEMA
Fredi Beleri

HIMARË- Euro dhe lekë, premtime për dhënien e shtetësisë greke por edhe sigurimin e pensioni nga qeveria helene; këto kanë qenë premtimet kryesore të blerjes së votave nga Fredi Beleri. Dosja.al ka zbardhur dosjen e plotë të Prokurorisë së Vlorës, lidhur me akuzat e ngritura ndaj kandidatit fitues i kualicionit “Bashkë Fitojmë”, aktualisht ndodhet në burg së bashku bashkëpuntorin e tij të ngushtë, Pandeli Kokaveshi, për të cilët tashmë dosja është rregjistruar në prokurorinë e posaçme SPAK, për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

PJESË E DOSJES: 

Sipas informacioneve të marra në përputhje me ligjin dyshohet se disa shtetas në territorin e Bashkisë Himarë, merren me aktivitet kriminal në fushën e krimeve zfjedhore dhe më konkretisht me shitblerjen e votës, duke u premtuar qytetarëve të ndrushëm ofrimin e shumave të caktuara në të holla kundrejt dhënies së votës. Dyshohet se personat e përfshirë i përkasin subjektit politik "Bashkë fitojmë" dhe deri më tani rezultojnë të jenë shtetasit Dhionisios Beleri, Sihat Guraj, Andrea Besnik Zeneli, Bledar Zihni Janushaj, Bashkim Sami Davacaj dhe Koço Minella Balla. Nga të dhënat disponohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt përfitimeve materiale të marra nga kandidati për kryetar bashkie për Kryetar Bashkie i Aleancës politike "Bashkë fitojmë" marrin shuma me vlera monetare nga kyy i fundit dhe i shpërndajnë ato kundrejt premtimit për votë nga shtetas të ndryshëm në Njësinë Administrative horë-Vramsht dhe fshatrave që përmbledh kjo njësi administrative.

Po kështu, dyshoh se shtetasi Sihat Gurajh, si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Dhionisis Beleri, pasi merr shuma të konsiderueshme parash në euro dhe lekjë nga ky i fundit, këto shumë parash kryesisht ua jep personave të tretë që ka rekurutar për këtë qëllim në zona të ndryshme në territorin që mbulon Bashkia Himarë, të cilët dyshohen se shpërndajnë për çdo votues një shumë të përafërt me 50-200 mijë lekë të reja, ose 50-200 euro si dhe ndër favoret që këta shtetas iu kërkojnë në këmbim të votës pro subjektit të tyre është premtimi për përfshirjen në skema për përfitimin e shëndetësisë greke dhe përfitimin e pensionit në shtetin grek. Këto premtime janë bërë nga kandidati Beleri.

Nga ana e drejtorisë vendore të Policisë Vlorë, më datën 8.05.2023 është referuar vepra penale "korrupsioni aktiv në zgjedhje" dhe është kërkuar autorizim për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik, dilmik, audio dhe video në vende publike dhe private të shtetasit Sihat Guraj, Bashkim Davacaj, Andrea Zeneli, Koço Balla, Alfred Beleri, Bledar Janushaj për një afat 15 ditor, si dhe autorimin për kryerjen e veprimeve të stimuluara të personit të autorizuar A.R. me personat e mëpsipërm ose të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Rezultoin se pas regjistrimit të këtij procedimi penal, në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Vlorës është paraqitur dhe ka dhënë deklarime me vullnetin e tij të lirë shtetasi A.R., me banim në qytetin e himarës, i cili ka pohuar ndër të tjera se dhe nga persona pjesë e shtabit të tij elektoral, i ishin ofruar shuma monetare me qëllim që shtetasi A.R. ti përdorte për blerjen e votave tek votuesit në Bashkinë e Himarës dhe të fshatrave pjesë të kësaj Bashkie, të cilët në këmbim duhet të votonin kandiatin Beleri. Në deklarimin e tij ky shtetas ka pohuar se ishte i gatshëm që kundrejt marrëveshjes me organin procedues, të kryente veprime stimuluese me qëllim evidentimin dhe konstatimin e faktit të pohuar prej tij. Po në të njëjtën datë është autorizuar leja.

Në datë 10.05.2023, shtetasi A.R., është takuar në qytetin e Himarës, lagjia Potam, në mëngjes me shtetasin Alfred Beleri. Sipas bisedave ambientale të transkriptuara në procesverbalin e përgjimit ambiental të datës 11.05.2023, ata kanë rëndë dakord që A.R., të mblidhte emrat e personave, të cilët do të votonin pro Belerit dhe personi në fjalë të bënte një listë të emrave të këtyre votuesëve, të cilën më pas do t'ja dorëzonte Belerit. Sipas bisedës së bërë sa më sipër, po atë ditë, A.R. ka shkuar në zyrën elektorale të Belerit në qytetin e Himarës dhe ka komunikuar me sekretatren e tij duke i bërë me dije se kishte folur me Alfredin dhe po i linte listën me emrat e personave. Po atë ditë, ai ka komunikuar në telefon me Belerin dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Alfredi i ka thënë se do ta verifikonte një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për t'u takuar. Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10m ata janë takuar me njëri-tjetrin në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit "Gelateria", ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përblerdhur lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar nga shtetasi A.R. dhe shumë monetare që duhet të përfitonte secili prej tyre në këmbëim të votës pro kandidatit Dhinision Beleri. Në këtë bisedë, ky shtetas i ka premtuar A.R. se do të paguante shumën prej 50-300 euro për A.R. nëse Beleri bindej se vota ishte hedhur pro tij. Në këtë bisedë Beleri i premton A.R. se shumën monetare do t'ja jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes.

Në datën 11.05.2023, në mëngjes është zhviluar jnë takim midis shtetasit A.R dhe Belerit jashtë ambienteve të lokalit "Gelateria", kus ipas bisedave ambientale të përgjuara, ata kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur në lidhje me listën dhe personat që janë në të, si dhe me mënyrën sesi do t'ja jepte shumën monetare. Shtetasi A.R. e ka pyetur hstetasin Beleri nëse do t'i mbledhë njerëzit dhe t'ja jape vetë, por ai i ka thënë që nuk meerret ai me atë punë, ndërkohë që A.R. i ka lënë një kopje të listës me emrat.

Nga ana e shërbimebe të Policisë është bërë sekuestrimi dhe më pas këqyrja e telefonit të A.R. nga ku ka rezultuar se ai ka patur komunikime të vazhdueshme me personat nën hetim Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, sipas procesverbalit të këqyrjes së aparatit telefonik. Nga të dhënat e përfituara nga kqyrja e aparatit telefonit celular të mësipërm, referuar thirrjeve hyrëse dhe dalëse, si dhe komunikimeve në rrjetin social "ëhatsApp", rezulton se ato janë në përputhej dhe në harmoni me bisedat ambientale të përgjuara si dhe deklarimet e shtetasit A.R. 

Është bërë sekuestrimi i listës së dorëzuar nga A.R. me 13 emra dhe janë nxjerrë për ta certifikatat personale dhe kanë rezultuar se janë banorë të njësisë së qeverisjes vendorë të Bashkisë Himarë, kryesisht nga fshati Palasë, Pilur, Himarë. Është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale të A.R. dhe ai ka dhënë shpjegime të hollësishme në lidhje me dinamikën e ngjarjeve, të cilat përputhen me transkriptet e përgjimit ambiental dhe të dhënat e përftuara nga kqyrja e aparatit telefonik celeluar të këtij shtetasi. Siç rezulton e provuar vendi ku shtetasi Pendeli Kokaveshi i ka dhënë paratë shtetasit A.R. është pikërisht lokali me emrin Gelateria, në lagjen Potam në himarë, vend i cili është vëzhguar. Pandeli Kokaveshi, i cili ka deklaruar ndër të tjera se rreth orës 00.30 ka dalë nga banesa pasi është njoftuar në telefon se është arrestuar kryetari Fredi Beleri dhe është arrestuar tek sheshi para spitalit të Himarës. Ai ka shpjeguar se është pjesë e grupit të punës së kandidatit Fredi Beleri dhe është marrë vetëm me veprimtarinë e fushatës. Ëështë bërë pyetja si person ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasit Alfred Beleri, i cili ka deklaruar ndër të tjera se nuk ka lidhje me dyshimet për të cilat po hetohet.

Është bërë sekuestrimi i telefonave të shtetasit Alfred Beleri, Pandeli Kokaveshi, shtetasit A.R. kqyrja e telefonit të A.R. është bërë sekuestrimi i sendeve është bërë sekuestrimi i shumës monetare 8 kartmonedha 5.000 lekë, në shumën totale 40.000 lekë dhe fleta format A4 me listën e 13 personave. Dy persona të tjerë kanë deklaruar se ndër të tjera, i kanë shkuar në shtëpi Niko Panajotit dhe i kanë thënë që votën duhet t'ja japin Alfred Belerit dhe që do t'i jepnin 20 mijë lekë të reja.

arrestohet fredi beleri fredi beleri


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet