Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ajo tha se pavarësisht se janë kryer akt-ekspertiza edhe në vende të tjera, ende nuk është gjetur prej nga janë qëlluar.
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha shpjegoi arsyet të cilat kanë sjellë moszbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës më 21 janar. E ftuar në "Top Story", ajo tha se pavarësisht se janë kryer akt-ekspertiza edhe në vende të tjera, ende nuk është gjetur prej nga janë qëlluar.
“Jan dy vrasje të pahetuara dhe të pazbardhura vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. E para është kryer një akt ekspertizë në disa shtete, kryesisht edhe në FBI, mbasi kishte probleme me viaskat e armëve. Aleks Visha, i cili ndërroi jetë në Turqi disa ditë pasi u plagos rëndë, në trupin e tij u krye ekspertim sa i takon një viaske dhe nuk u gjet se prej nga ishte qëlluar ai. Për këtë arsye Prokuroria e Tiranës kërkoi ndihmën e autoriteteve amerikane. Të cilat nuk arritën të saktësonin se nga cila armë ishte qëlluar i ndjeri Aleks Nika. Ndërsa për sa i takon Hekuran Dedës ai u qëllua me një plumb tejshpues, pra nuk u gjet asnjë gëzhojë. Për këtë arsye nuk u arrit të vërtetohej se cila armë e vrau. Nga ana tjetër nuk është zbardhur as autorësia e gjashtë të plagosurve”, u shpreh gazetarja.
Sot, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. 12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al
Fatjon Kodra TIRANË- Fatjon Kodra tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se në 12 Gusht 2021 është g...
Foto Ilustruese TIRANË- Oliverta Tosku tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan problematikën e djalit të s...
Artan Hoxha dhe Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar me gazetarin Artan Hoxha. ...
TIRANË- Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 Janarit, akuzoi drejtpërdrejtë Sali Berishën, si organizator t&e...
Oleg Deripaska TIRANË- Oligarku rus Oleg Deripaska, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka gjetur hapësirë për ...
Elisabeta Imeraj TIRANË- Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj thotë se transkriptet e reja të publikuara nga gazeta...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish në lidhje me vrasjet e pazbardhura të 21 janarit të vitit 2011. I ftuar n...
Neritan Tafa BERAT- Fiks Fare denoncoi veprimet e një prokurori në Berat, i cili ka mbajtur “peng” një emigrant për më...
Emigrantë BRITANI E MADHE- Një ministër britanik ka pranuar se mes 200 fëmijëve azilkërkues që rezultojnë të z...
Aksident ELBASAN- Një 20-vjeçar i identifikuar si Fiori Sula ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automoblistik. Ngjarja e r&...