LIVE UPDATES
Aktualitet

“Donte ta eliminonte në lokal, i thashë se do ketë viktima’”/ Hoxhaj zbardh skemën: Vendosëm të vrisnim Besmir Haxhinë, që në varrimin e tij të hiqnim qafe Altin Ndocin

Hoxhaj është shprehur se kanë diskutuar edhe për Altin Ndocin, duke shtuar se, sipas Dumanit, këta persona po përpiqeshin t’i “ngarkonin” atij ngjarjet kriminale.

3 Shkurt 2026, 13:42 Nga D.S

“Donte ta eliminonte në lokal, i thashë se do ketë

Henrik Hoxhaj

TIRANË- Henrik Hoxhaj ka deklaruar se bashkë me Nuredin Dumanin, kishin bërë gati planin për eliminimin e Besmir Haxhisë dhe përfshirjen e emrave të tjerë të botës së krimit. Hoxhaj është shprehur se kanë diskutuar edhe për Altin Ndocin, duke shtuar se, sipas Dumanit, këta persona po përpiqeshin t’i “ngarkonin” atij ngjarjet kriminale.

Sipas dëshmisë së Hoxhajt, u diskutua dhe ranë dakord që të vritej një nga vëllezërit Haxhia, me qëllim që Altin Ndoci të merrte pjesë në varrim dhe më pas të ekzekutohej.  Sipas Dumanit, objektivi kryesor i atentatit ishte Besmir Haxhia. Ai shtoi se për këtë ngjarje qëndroi dy ditë në shtëpinë e Nuredin Dumanit, ndërsa shofer ishte Klevis Alla. Ekzekutorë do të ishin vetë Hoxhaj dhe Dumani, ndërsa fillimisht ishte planifikuar që vrasja të kryhej në një lokal bastesh por plani ndërroi nga frika se mund të vriteshin persona të pafajshëm.

Ata u nisën me një automjet tip “Toyota” me portobagazh. Ngjarja ndodhi në zonën e Shënavlashit. Sipas dëshmisë, pasi konstatuan se Besmir Haxhia po udhëtonte me vëllanë e tij, autorët iu afruan nga një rrugë anësore dhe hapën zjarr. Hoxhaj dhe Duman qëlluan me armë zjarri, ndërsa ky i fundit zbriti nga makina, por armët e tij u bllokuan. Pas atentatit ata u larguan drejt Tiranës.

Deklarata e plotë:

"Më vonë kemi folur për Altin Ndocin. Arsyeja ishte se Nuredini thoshte se këta donin t’ia ngarkonin atij ngjarjet e tyre. Ishte kohë Covid-i. Tirana ishte bosh. Ndoci e kishte shtëpinë në Misto Mame, por aty binte në sy dhe nuk e gjeje dot. Atëherë u vendos të vritej një nga vëllezërit Haxhia, që ai të vinte në varrim dhe më pas të ekzekutohej. Sipas Nuredinit, këta ishin të gjithë bashkë me Talo Çelën. Objektivi ishte Besmir Haxhia. Do ishte edhe Nuredini. Më duket se ma ka sjellë edhe një foto. Unë isha bashkë me Nuredinin. Shofer ishte Klevis Alla. Kur kam shkuar për këtë ngjarje, kam qëndruar dy ditë në shtëpinë e Nuredinit.

Besmiri kishte disa makina me qira dhe një agjenci turistike. Për ngjarjen përdorëm tre kallashnikovë dhe një armë brezi. Ekzekutorë do ishim unë dhe Nuredini. Ai donte ta bënim te një lokal bastesh, ta thërriste aty. Unë nuk pranova. I thashë: ka shumë njerëz, do vriten njerëz kot. Më vonë u nisëm me një “Toyota” me portobagazh. Unë kisha kallashnikov në dorë dhe edhe një armë të shkurtër pranë. Veshjet i kishim si uniforma OFL. Kishim edhe maska silikoni, por unë nuk e vura. Dolëm në drekë nga shtëpia. Në Shënavlash, kur kaloi makina e tij, shoferi ynë e pa që ishte me vëllanë. I tha Nuredinit që ishte me vëllanë. “E mirë”, tha, “i vrasim”. I ndoqëm për pak. Ata ecnin shpejt. Pastaj u bllokuan në trafik. I dolëm nga anësorja dhe hapëm zjarr. Qëllova edhe unë edhe Nuredini.

Nuredini zbriti nga makina. I thashë pse del kot, se i kanë mbaruar. Nuredinit i u bllokua arma, pastaj iu bllokua edhe tjetra. Pastaj mora unë armën, zbrita dhe godita disa herë. Unë godita shoferin. Shoferi na çoi te makina e Nuredinit dhe shkuam në Tiranë. Kapuçët i hodhëm në Vorë. Armët i lamë në makinë, të cilën e mori shoferi.
35 mijë euro mora edhe për këtë. Unë nuk kisha komunikim me Krymin. Kur mora vesh që ishte arrestuar Klevis Alla, i thashë Nuredinit: “Çfarë bën, na more në qafë.” Nuredini tha: “Mos u shqetëso.”. Kur është kapur ai, ka thënë që Altin Ndoci dhe Talo Çela kanë qenë mbrapa. Unë u habita dhe thashë: “Çfarë thotë ky?”,tha Henrik Hoxhaj./Dosja.al

henrik hoxhaj altin ndoci nuredin dumani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet