3 Shkurt 2026, 09:16
Nga D.S

LUSHNJË- Një 34-vjeçar u dënua me 25 vite burgim pasi porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje. Sipas njoftimit të policisë Laert Hasalla banues në fshatin Garunjas, Lushnjë, ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.
Uniformat blu bëjnë me dije se Hasalla kishte paguar Mariglen Matjani, 31 vjeç ,aktualisht i dënuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës. Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur Bajame Sejena e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me "shënjestren" Marius Hasalla.
Si ndodhi ngjarja
Në vitin 2023, për motive gjakmarrjeje, 22-vjeçarit Marius Hasalla, iu krye një atentat, por e plagosur mbeti vetëm halla e tij, Bajame Sejena, pasi ndodheshin në një automjet. Në pranga ranë Mariglen Matjani dhe Laert Hasalla. Hasalla ishte porositësi i atentatit dhe sipas policisë ai ka paguar Mariglen Matjanin që të vriste Marius Hasallës. Mësohet se porositësi donte 'të vdekur' Marius Hasallën, sepse 2 vite më parë para se të ndodhte ky atentat, i ati i Mariusit, ka vrarë Romeo Hasallën, vëllanë e Laert Hasallës.
Gjithçka ka nisur për një konflikt toke prej 2 hektarësh. Mosmarrëveshja arriti kulmin në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Policia arrestoi Afrim Hasallën por më pas u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin. Ky i fundit është dënuar me 35 vite burg.
Njoftimi i policisë:
"DVP Fier/ Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:
L. H., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.
Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023. Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H. Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H."/Dosja.al
dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari në lushnjë porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje lushnje policia fier
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 09:01
D.S
Foto nga vendngjarja
VLORË- Policia ka arrestuar një 33-vjeçar pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash në dy minimarkete në Vlo...
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 07:39
D.S
Qeveria shqiptare ka ndryshuar përsëri projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave, duke përfshirë në rreziq...
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 07:21
D.S
Foto ilustruese
Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që...
Aktualitet
3 Shkurt 2026, 07:19
D.S
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare...
Aktualitet
2 Shkurt 2026, 21:26
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Policia ka zbardhur emrat e tre autorëve të përfshirë në atentatin në Rrilë të Lezhës, k...
Aktualitet
2 Shkurt 2026, 20:52
E. D
Pamjet nga vendngjarja
LEZHË- Policia ka dhënë detaje lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Blutë nj...
Aktualitet
2 Shkurt 2026, 20:37
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Xhulian Perdoda, një 27-vjeçar shqiptar, është arrestuar në Maltë pas 10 viteve në arrat...
Aktualitet
2 Shkurt 2026, 20:29
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Një shqiptare i ka shpëtuar deportimit, pasi një gjykatë pranoi se bashkëshorti i saj ishte p...
Aktualitet
2 Shkurt 2026, 20:11
E. D
pamje nga aksidenti
PUKË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi t&eum...
Aktualitet
2 Shkurt 2026, 20:06
E. D
Foto Ilustruese
KORÇË- 16 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar nga Policia Kufitare e Korçës. Mësohet...