LIVE UPDATES
Aktualitet

'Disa fëmijë trafikohen me dëshirë'/ 'Plas' DEBATI në Angli, 200 minorenë u zhdukën, ASNJË reagim nga qeveria

Organizatat e paralajmëruan kryeministrin se fëmijët ishin në rrezik shfrytëzimi, ndërsa njëra e quajti "skandal të mbrojtjes së fëmijëve".

27 Janar 2023, 12:23 Nga k.m.
'Disa fëmijë trafikohen me dëshirë'/
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Më shumë se 100 organizata bamirëse i kanë shkruar Rishi Sunak duke bërë thirrje për t'i dhënë fund strehimit të fëmijëve azilkërkues në hotele, pasi rreth 200 minorenë u zhdukën nga hotelet. Organizatat e paralajmëruan kryeministrin se fëmijët ishin në rrezik shfrytëzimi, ndërsa njëra e quajti "skandal të mbrojtjes së fëmijëve".

Ekziston shqetësimi se fëmijët po trafikohen në bandat kriminale. Qeveria tha se ishte "e vendosur të ndalonte përdorimin e hoteleve" për të gjithë fëmijët.

Udhëheqësja e Commons, Penny Mordaunt, tha se kishte histori të bandave që ishin paraqitur në hotele duke marrë njerëz.

"Është shumë e vështirë të mbrosh azilkërkuesit e pambrojtur dhe kjo duhet adresuar,"- u tha ajo deputetëve.

Një fëmijë azilkërkues i pashoqëruar është një person nën moshën 18 vjeç, i cili është ndarë nga të dy prindërit në momentin e aplikimit të tyre për azil. Ministri i Emigracionit Robert Jenrick u tha deputetëve të mërkurën se nga 4600 fëmijë azilkërkues pa një të rritur që kishin mbërritur në MB që nga viti 2021, 440 ishin zhdukur dhe vetëm gjysma ishin kthyer. Ai tha se 13 nga ata që ishin të zhdukur ishin nën 16 vjeç dhe një ishte femër.

Ai sqaroi se nuk kishte parë prova se fëmijët po rrëmbeheshin, por tha se nuk do ta linte çështjen të kalonte. Qeveria tha se pothuajse 9 në 10 fëmijë të pashoqëruar në hotelet e miratuara nga Home Office ishin meshkuj shqiptarë që pretendonin se ishin 16 deri në 17 vjeç. Burime policore thanë se shumë prej tyre ishin trafikuar nga bandat kriminale.

Organizatat bamirëse kanë ngjallur frikën se fëmijët që zhduken nga hotelet po përfundojnë në bandat e drogës ose lavazhet e makinave.

Dame Sara Thornton, ish-komisionerja e pavarur kundër skllavërisë në Mbretërinë e Bashkuar, tha se dihej se grupet e krimit të organizuar synonin fëmijët e cenueshëm dhe fëmijët azilkërkues ishin në "rrezik të madh shfrytëzimi dhe trafikimi".

"Frika ime e vërtetë është se djemtë do të mbyllen në fermat e kanabisit, ata mund të punojnë në shpërndarjen e drogës në linjë dhe vajzat mund të detyrohen të kthehen në skllave seksuale."

Dame Sara, e cila gjithashtu kishte një karrierë të gjatë si oficere policie, tha se praktika e mbajtjes së fëmijëve në hotelet e drejtuara nga Home Office "duhet të ndalet".

Duke folur në programin Today të BBC Radio 4, ajo tha: Ju keni shumë fëmijë në hotele të caktuara, njerëzit e dinë se ku janë, trafikantët e dinë se ku janë. Nuk ka asnjë bazë ligjore për vendosjen e fëmijëve në akomodimin e hoteleve të Home Office dhe pothuajse dy vjet në funksionimin e skemës - e cila është edhe e paligjshme dhe e dëmshme - nuk është më e mundur të justifikohet përdorimi i hoteleve si 'i përkohshëm'.

Organizatat bamirëse shtuan se Zyra e Brendshme kishte "dështuar në mënyrë të përsëritur" për t'u angazhuar për një datë përfundimi për skemën. Ata kanë kërkuar gjithashtu një hetim të pavarur të ngjarjes. Por Jenrick theksoi se mungesa e akomodimit alternativ nënkuptonte se ai nuk mund të caktonte një datë dhe plan konkret.

Kush është përgjegjës për fëmijët azilkërkues?

Fëmijët nën 18 vjeç që udhëtojnë vetë quhen "fëmijë azilkërkues të pashoqëruar"
Më shumë se 3,000 aplikantëve fëmijë iu dha një formë mbrojtjeje në vitin deri në shtator 2022
Të gjitha autoritetet lokale në Mbretërinë e Bashkuar janë përgjegjëse për fëmijët azilkërkues në zonën e tyre
Autoritetet lokale mund të marrin deri në 143 £ në natë për të akomoduar çdo fëmijë
Home Office thotë se disa fëmijë janë në hotele sepse strehimi alternativ nuk është i disponueshëm

Enver Solomon, shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve, e përshkroi humbjen e dhjetëra refugjatëve si "një skandal për mbrojtjen e fëmijëve" që duhet trajtuar urgjentisht. Sekretarja e Brendshme e laburistëve, Yvette Cooper, akuzoi gjithashtu ministrat për "shpërdorim të detyrës" dhe pretendoi se ishte "një rrjet kriminal i përfshirë" në largimin e fëmijëve nga strehimi i tyre. Ajo i tha BBC-së se 40% e fëmijëve të humbur ishin zhdukur nga një hotel dhe qeveria nuk kishte bërë asgjë.

Të mërkurën mbrëma, një protestë u mbajt në Brighton nga grupet e refugjatëve duke kërkuar "veprim urgjent për t'u dhënë fëmijëve që kërkojnë sigurinë mbrojtjen që meritojnë"./BBC

rishi sunak zhduken femijet nga hotelet ne angli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet