SHBA mund të përfshihet në luftën në Lindjen e Mesme? Trump mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë
GBU-57 Bomba "gjigante" që kërcënon arsenalin bërthamor të Iranit/ A do ta përdorë Trump atë në luf...
GBU-57 Bomba "gjigante" që kërcënon arsenalin bërthamor të Iranit/ A do ta përdorë Trump atë në luf...
"Klevis Kapllani punonte si shofer i Dumanit"/ Erion Alibej tregon vrasjen e Kapllanit: Çunat e Fushë Krujës e gjetën...
"Nuk krahasohen me gjërat e konceptuara dhe të prodhuara nga ne!" Trump: Kemi kontrollin e plotë të qiellit iranian 17 Qers...
"Krimet në fushën kibernetike kërkojnë përgjigje efikase," Çela: Sistemet e drejtësisë shqiptare, n&eu...
Pas verifikimeve ka rezultuar se i mituri ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja".
VLORË- Një 16-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve të dyqaneve dhe banesave. I mituri me inicialet K. B., akuzohet për veprat penale "Vjedhja" dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Pas verifikimeve ka rezultuar se i mituri ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja".
Policia ka shpallur në kërkim bashkëpuntorin e tij, 18-vjeçarin Sulejman Velaj, banues në fshatin Lapardha, Vlorë.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË;
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 2”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë. Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të tjera të vjedhjes. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, dhe kreu të njëjtën vepër penale, vihet në pranga. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Storm 2", si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: - K. B., 16 vjeç, për veprat penale "Vjedhja" dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja".
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi S. V., 18 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa ngjarjeve në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, konkretisht:
1.Më datë 08.12.2022, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. A., 2 biçikleta, me vlerë 2.400 euro;
2.Më datë 20.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Sh., pajisje elektroshtëpiake;
3. Më datë 20.01.2023, në lagjen “Bashkimi”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. H., pajisje elektroshtëpiake;
4. Më datë 06.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetases F. F., pajisje elektroshtëpiake dhe një shumë parash;
5. Më datë 13.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. T., disa produkte ushqimore;
6. Po më datë 13.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R., disa bizhuteri dhe një shumë parash;
7. Më datë 26.01.2023, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një dyqan;
8. Po më datë 26.01.2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se kanë vjedhur në tabakinon në posedim të shtetasit D. L, një shumë parash.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e shtetasit S. V. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Foto ilustruese ITALI- Mes 43 të arrestuarve gjatë një hetimi ndërkombëtar për trafikun e drogës që përfshinte...
TIRANË- Apeli i Posaçëm i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-shefi...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi këtë të premte një takim në Gjykatë...
Foto Ilustruese ITALI- Autori i dyshuar i dy grabitjeve të kryera ndaj turistëve të rinj më 2 korrik në Jesolo është arr...
Policia TIRANË-Përgjegjësja dhe specialisti i Agjencisë së Barnave janë vënë në pranga ditën e sotme pasi...
Policia TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i përbashkët anti-drogë Itali-Shqipëri nga Europoli dh...
Aksidenti ELBASAN- Aksidenti i ndodhur më 23 janar në Elbasan ku mbeti i vrarë 20-vjeçari Fiori Sula është zbardhur. M...
Bora PESHKOPI- Peshkopia është zbardhur ditën e sotme nga bora. Mësohet se kjo është bora e parë që ka rën&eum...
TIRANË- Dështon për herë të tretë përballja Luftar Reçit, të penduarit të drejtësisë me Emiljano...
Kamerat DURRËS- Zbulohet emrat e personave të akuzuar për vendosjen e kamerave të paligjshme në Durrës e Shijak si ndihmë...