LIVE UPDATES
Aktualitet

Dinari serb i ndaluar në rregullore, i pranuar në treg

Miki, një shitës ambulant i pemëve dhe perimeve, ka të ngritur stendën e tij në qendër të Mitrovicës së Veriut - njërën prej katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Shitjen e produkteve të tij thotë se e bën në çdo valutë të mundshme.

11 Mars 2025, 11:58 Nga N.F
Dinari serb i ndaluar në rregullore, i pranuar në treg
Foto ilustruese

KOSOVË- Tash e një vit, Kosova e nxori jashtë ligjit dinarin serb, por në veri të vendit, paraja e gjen rrugën. Ndërsa bankat e refuzojnë, dyqanet dhe shitësit ende e pranojnë - disa më hapur, të tjerët më në hije. Për shumë qytetarë, ndalesa nuk i ka ndaluar transaksionet, thjesht i ka bërë më të komplikuara.

Miki, një shitës ambulant i pemëve dhe perimeve, ka të ngritur stendën e tij në qendër të Mitrovicës së Veriut - njërën prej katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Shitjen e produkteve të tij thotë se e bën në çdo valutë të mundshme.

“Çfarëdo që të më japin... të gjitha shkojnë - dollari, franga, euroja, por edhe dinari. Nuk ka problem. Në treg nuk është i ndaluar. Nëpër shitore, nuk e di... Nuk e ka ndaluar askush deri më tash. Mbase, në banka po”, thotë Miki për Radion Evropa e Lirë.

Bankat në Kosovë - përfshirë veriun e vendit - nuk bëjnë transaksione financiare me dinarë të Serbisë. Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila i ndalon pagesat me valuta të tjera pos euros, hyri në fuqi më 1 shkurt, 2024, ndërsa periudha transitore për zbatimin e saj përfundoi më 13 maj të atij viti.

Institucionet financiare të Serbisë në veri, ndërkohë, u mbyllën, ndërsa u hapën degë të bankave të Kosovës. Kjo i dha fund praktikës gati 25-vjeçare të përdorimit të dinarit në atë zonë. Miki thotë se dinarët që i mbledh nga shitja, i tubon dhe me to shkon në Rashkë - qytet kufitar në Serbi - për t’i konvertuar në euro.

“Deri në 10 mijë euro mund t’i bart përtej kufirit pa probleme [ligjore]. Por, unë nuk arrij t’i bëj 10 mijë euro qarkullim as për dy muaj”, thotë ai.

Në vitrinat e disa shitoreve në Mitrovicë të Veriut, të cilat i vizitoi ekipi i REL-it javën e parë të marsit, figurojnë ende çmime me dinarë. Megjithatë, në një dyqan me produkte të konsumit të përditshëm, në afërsi të sheshit “Mbreti Llazar”, pronari thotë se pagesat me dinarë janë të ndaluara. Edhe çmimet në atë biznes ishin me euro.

“Kush jep dinar, ne ua shndërrojmë [sipas çmimit në euro] dhe më pas i blejmë eurot”, thotë pronari, pa dashur të identifikohet.

Ai shton se “ka pranuar rrezikun që pagesat t’i pranojë edhe me dinarë, për shkak se nuk do që t’i largohen klientët”. Shumë nga klientët e tij, por edhe banorë të tjerë të zonës, në pamundësi që në bankat e Kosovës të marrin paga, pensione apo përfitime të tjera nga buxheti i Serbisë, shkojnë në Rashkë.

Në atë qytet, autoritetet serbe kanë vendosur bankomatë dhe kanë hapur pika postare, ku qytetarët serbë mund t’i tërheqin përfitimet e tyre në dinarë. Përveç institucioneve financiare, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur edhe të tjera që kanë funksionuar brenda sistemit të Serbisë në Kosovë, por disa - si ato në shëndetësi e arsim - vazhdojnë punën.

Radio Evropa e Lirë pyeti Administratën Tatimore të Kosovës se a ka bërë dhe a vazhdon të bëjë inspektime në dyqanet në veri të Kosovës, në lidhje me përdorimin e dinarit serb, dhe cilat janë rezultatet e atyre inspektimeve. Por, pas më shumë se një javë pritjeje, ky institucion nuk ktheu përgjigje. Dogana e Kosovës, ndërkaq, ka njoftuar disa herë se ka ndaluar hyrjen e dinarëve nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin se nuk e ka miratimin e BQK-së.

Me dy kartela bankare - të Serbisë dhe të Kosovës

Rada, nga Mitrovica e Veriut, tregon për Radion Evropa e Lirë se çdo ditë del për të blerë produktet e nevojshme - herë në dyqane, herë nga shitësit ambulantë që gjenden në afërsi të sheshit “Mbreti Llazar”. Ajo thotë se merr dy pensione - njërin nga Serbia në dinarë dhe tjetrin nga Kosova në euro.

Ka dy kartela bankare - njërën të një banke në Serbi për t’i tërhequr dinarët dhe tjetrën të një banke në Kosovë për tërheqjen e eurove. Ajo thotë se blerjet i bën edhe me euro, edhe me dinarë.

“Çfarëdo që të më gjendet në kuletë - nuk është me rëndësi a janë dinarë apo euro. Vetëm ua jep paratë dhe gjithçka në rregull”, thotë 77-vjeçarja. E, sa u përket shërbimeve të tjera, Rada thotë se pagesa dallon.

“Telefonin e paguajmë me dinarë. Energjinë elektrike e paguajmë me euro. Largimin e plehrave e paguajmë me dinarë...”, thotë Rada.

Dy kartela bankare, të Kosovës dhe të Serbisë, ka edhe Mishko Bojiq. Ai e merr pensionin e pleqërisë nga Kosova në euro dhe pensionin nga Serbia në dinarë. Për këtë të fundit thotë se shkuarja çdo muaj në Rashkë, është bërë e mundimshme.

“Paguajmë karburantet ose autobusin... Nganjëherë presim me nga dy-tri orë në kufi”, thotë Bojiq.

Ai, po ashtu, tregon se pjesën më të madhe të dinarëve duhet ta konvertojë në euro, pasi që shërbimet që i merr nga institucionet e Kosovës, duhet t’i paguajë në këtë valutë.

“Situata që e ka krijuar Qeveria e Kosovës, që të mos përdoret dinari, është politikë dhe nuk është në rregull”, sipas tij.

Çka thotë BQK-ja?


Banka Qendrore e Kosovës “nuk ka një analizë në dispozicion, lidhur me llogaritë e hapura dhe shërbimet në bankat e licencuara në veri të vendit”. Kështu iu përgjigj ky institucion interesimit të Radios Evropa e Lirë në lidhje me numrin e llogarive bankare, të hapura nga qytetarët në veri të Kosovës, dhe kërkesat e tyre për shërbime bankare.

BQK-ja thekson vetëm se shërbimet financiare, tash e një vit, “ofrohen prej institucioneve financiare të licencuara dhe mbikëqyrura nga BQK-ja”.

“Është vendosur kontroll i plotë i rrjedhës monetare brenda vendit, që i ka kontribuar rritjes se integritetit të sektorit financiar, reduktimit të rrezikut për financim të paligjshëm si dhe qasjes në shërbime te sigurta për të gjithë qytetarët”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Aty, po ashtu, theksohet se nga fundi i vitit 2023, numri i institucioneve financiare, të cilat janë licencuar për të ushtruar aktivitetin e tyre në katër komunat veriore të vendit, “gati se është trefishuar”.

“Deri në gusht të vitit 2023, numri i përgjithshëm i zyrave të institucioneve financiare në veri të vendit, ishte 17 - prej të cilave katër ishin zyra bankare, dy nga to në pikat kufitare. Me të dhënat aktuale, ky numër i përgjithshëm ka arritur në 46, prej të cilave 12 janë zyra bankare”, bën të ditur BQK-ja.

Sipas BQK-së, prania bankare në veriun e Kosovës përfshin banka vendore dhe ndërkombëtare. Radio Evropa e Lirë iu drejtua disa prej tyre - përfshirë Raiffeisen Bank - për t’i pyetur se a janë shtuar aktivitetet bankare të qytetarëve në veri, por nuk mori përgjigje.

Rrjedhat monetare “të zhvendosura”


Nga organizata joqeveritare Qendra për Veprim Afirmativ Social (CASA), që funksionon në Mitrovicë të Veriut, thonë se që nga vendimi i autoriteteve të Kosovës për të ndaluar dinarin serb, qasja te paraja e qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës, është vështirësuar. Kjo për faktin se, siç thonë, shumica e të ardhurave që marrin qytetarët e kësaj zone, vijnë nga buxheti i Serbisë, i cili pagesat i bën me dinarë.

Drejtuesi i CASA-s, Boban Simiq, flet më shumë për arsyet:

“Për shembull, për fëmijët që i kam në çerdhe, duhet të paguaj në sistemin serb. Pagesën e çerdhes nuk mund ta bëj me euro, më duhet ta bëj me dinarë. Por, këtë pagesë unë nuk mund ta bëj këtu”, thotë Simiq, duke shtuar se për të dhe pagesa të tjera të ngjashme shkon në Rashkë.

Sipas tij, kjo nënkupton edhe zhvendosjen e rrjedhës monetare nga një vend në tjetrin - gjë që, siç thotë, e bën të pakuptimtë qëllimin e autoriteteve të Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

“Jemi dëshmitarë që Prishtina, edhe më tej, nuk ka mundësi t’i mbikëqyrë rrjedhat monetare. Nuk ekziston ajo mundësi, sepse ato janë zhvendosur. Nuk janë më këtu”, thotë Simiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se rrugëdalje e vetme nga kjo situatë do të ishte një marrëveshje ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, në nivelin teknik, që do të mundësonte regjistrimin e ndonjë institucioni financiar të Serbisë në sistemin e Kosovës.

Këtë ide që është përmendur edhe më herët, autoritetet e Kosovës e kanë kundërshtuar, duke thënë se synim është shtrirja e autoritetit të tyre në çdo pjesë të Kosovës.

Heqja e dinarit, megjithatë, ka nxitur reagime të shumta nga Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, për faktin se komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, ka pranuar pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia.

Çështja i ka lëkundur edhe raportet e Kosovës me disa aleatë perëndimorë, të cilët i kanë kërkuar pezullimin e rregullores së BQK-së derisa qytetarët e prekur të përshtaten me praktikën e re.

Por, autoritetet në Kosovë nuk kanë lëshuar pe, ndërsa disa takime mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për të arritur ndonjë marrëveshje për çështjen, kanë përfunduar pa sukses./ REL

kosove dinar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet