30 Dhjetor 2024, 16:38
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Tre punonjësit e policië në komisariatin Nr.6 në Tiranë janë pezulluar nga detyra pas publikimit në media të videos ku ata shfaqeshin duke ushtruar dhunë ndaj një të mituri që po shoqëronin. Sipas njoftimi janë pezulluar:
-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.
Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 "Per Policine e Shtetit" ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.
Njoftimi:
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht:
-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 "Per Policine e Shtetit" ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.
Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
tirana
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 16:34
VLORË- Qytetarët e Vlorës do të kenë tashmë një hapësirë publike tërësisht funksionale për t&rsquo...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 16:15
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Rasti i një konfrontimi fizik mes efektivëve të komisariatit nr.6 në kryeqytet dhe një...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 16:05
pamje nga atentati
SHKODËR- Gjykata e Apelit ka hequr masën e pezullimit nga detyra për katër efektivët e “Shqiponjave&rdquo...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 15:24
E. D
Fishekzjarret dhe kapsollat e sekuestruara nga Policia e Korçës
KORÇË- Dy persona janë proceduar ditën e sotme në Ko...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 15:17
ZH.LL
foto ilustruese
HANI HOTIT- Fluksi i udhëtarëve vijon me ritme të larta një ditë para hyrjes së vitit të ri. Pika kufita...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 15:20
M.B
Pëllumb Gjoka
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërin&e...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 15:03
E. D
foto ilustruese
BURREL- Një 23-vjeçar është arrestuar në Burrel pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtj...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 14:04
I.A
Anastas Janullatos
TIRANË- Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, është shtruar në sot në nj&...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 13:39
N.F
Arben Isaraj
TIRANË- Vëllai i ish-deputetit te PS-së dhe ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isarajt është gjetur...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 13:20
I.A
Është bërë traditë tashmë që dhjetori i festave të gëzohet edhe me shumë dhurata, që Vodafone Albania u...