LIVE UPDATES
Aktualitet

Kokainë e armë zjarri, goditet grupi kriminal shqiptar në Londër, sekuestrohet drogë me vlerë mbi 1.8 milionë paund

Gjatë kontrollit në banesën e Zyber Tushës, në zonën Beaufort Estate në Colindale, në veriperëndim të Londrës, hetuesit gjetën 19 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 1.5 milionë paund në treg, si dhe një pistoletë gjysmëautomatike Springfield, të mbushur me 14 fishekë.

24 Korrik 2026, 22:50 Nga E. D
Kokainë e armë zjarri, goditet grupi kriminal shqiptar në
Oltjan Serferi, Zyber Tusha

ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Angli, pasi u kapën me kokainë dhe një armë zjarri gjysmëautomatike. Mësohet se gjykata e Harrow Crown Court dënoi 47-vjeçarin Zyber Tusha me 12 vite e 6 muaj burg, pasi ai pranoi akuzat për posedim të lëndëve narkotike të klasës A me qëllim shitjeje, si dhe posedim të një arme zjarri.

Ndërsa Oltjan Serferi, 21 vjeç, pa adresë fikse, u dënua me 4 vite burg, pasi pranoi akuzën për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjeje. Operacioni u zhvillua më 5 shkurt nga London Organised Crime Partnership, një strukturë e përbashkët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) dhe Policisë Metropolitane të Londrës.

Gjatë kontrollit në banesën e Zyber Tushës, në zonën Beaufort Estate në Colindale, në veriperëndim të Londrës, hetuesit gjetën 19 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 1.5 milionë paund në treg, si dhe një pistoletë gjysmëautomatike Springfield, të mbushur me 14 fishekë. Në banesë u sekuestruan gjithashtu 40,615 paund cash, gjashtë dokumente identiteti të falsifikuara, pesë telefona celularë dhe 21 kilogramë substancë prerëse, e përdorur për përzierjen e kokainës.

Ndërkohë që policia po arrestonte Tushën, në vendngjarje mbërriti edhe Oltjan Serferi, i cili mbante me vete një çantë me 4 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 320 mijë paund. Sapo pa efektivët, ai hodhi çantën dhe tentoi të largohej, por u kap pak çaste më vonë. Autoritetet britanike bëjnë me dije se të dy shqiptarët ndodheshin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe, pas përfundimit të dënimit me burg, do të deportohen drejt Shqipërisë./Dosja.al

ltjan serferi zyber tusha

Sondazh

Poll

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e tij

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë