LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëshmia e shqiptares së kthyer nga Gaza: Kjo është lufta më e tmerrshme që kam përjetuar atje

Amal theksoi se ata shkuan në zonën e Beit Hanoun, në veri të Gazës, në kufi me Izraelin.

16 Nëntor 2023, 22:37 Nga I.A
Dëshmia e shqiptares së kthyer nga Gaza: Kjo është lufta
Amal Naim

TIRANË- Amal Naim, banore e Gazës, është dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Palestinë. T ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Amal foli për ato që përjetoi në Gaza duke qenë se sapo është riatdhesuar. Ajo tregoi se ka shkuar në Gaza në vitin 1998 bashkë me familjen. Asokohe ishte ëndërr e babait të saj.

“Shkuam për vizitë për të takuar familjen e babit pas 30 vitesh për herë të parë në jetën e tij”, tha ajo.

Amal theksoi se ata shkuan në zonën e Beit Hanoun, në veri të Gazës, në kufi me Izraelin.

“U vendosëm atje, familje e madhe. Fillova studime aty. Fillova punë. Studiova për infermieri”, u shpreh ajo.

Amal është e martuar me palestinez dhe ka katër fëmijë. Katër fëmijë ka edhe i vëllai i saj, i cili nuk ka mundur që të rikthehet në Shqipëri. Të dy së bashku kanë lindur këtu, por që nuk janë kthyer më që prej momentit kur shkuan në Gaza.

“Pashë shumë luftëra. Nuk është lufta e parë që kam jetuar në Gaza. Kjo është lufta më e tmerrshme që kam përjetuar”, shtoi Amal.

Amal tregoi për Blendi Fevziun momentet e para kur nisi lufta.

“Shumë e vështirë. Situata ishte shumë e keqe. Shtëpia ime u bombardua dy herë në 2014 dhe këtë vit. Ky është vendi ku ne po dilnim rrugës dhe është tek spitali Al-Shifa. Ishim mbledhur në këtë vend duke pritur për të gjetur një makinë ose një rrugëzgjidhje për të shkuar në jug të Gazës. Natën e parë kur filloi lufta ishte e papritur, na dërgonin nëpër celulare që dilni nga shtëpia. Lajmëronin që dilni nga shtëpia, largohuni nga qyteti sepse do bombardohet qyteti juaj. Dolëm në mes të natës mes bombardimeve me katër fëmijët. Jo vetëm unë, gjithë familja, gjithë qyteti. Në mes të natës duke vrapuar, duke qarë nuk mundëm dot të merrnim as plaçkat sepse ata bombardonin. Me frikë fëmijët qanin, u thoja mos kini frikë mam, me lutje, o Zot na mbro”, tha Amali e cila vajzën e madhe e ka në vit të dytë të gjimnazit, djalin 13 vjeç dhe dy vajzat e tjera 10 e 8 vjeçe.

Sa i përket ushqimit ajo tha se kanë jetuar me ndihma.

“Morëm diçka me vete nga shtëpia. Kur shkuam në shkolla të tjera, me konserva peshku dhe konserva mishi, sallame. Na sillnin atje ndihma. Bukë ishte shumë vështirë për të blerë bukë. Nuk kishte bukë sepse nuk kishte gaz që furrat e bukës të punonin, nuk kishte karburante. Radhë të tëra për të blerë bukë sepse na e jepnin me racionim që të mjaftonin për njerëzit e tjerë”, tha ajo.

Ndërkohë në Gaza janë bombarduar xhamitë. Si pasojë e bombardimeve të forta shtoi Amal, shumë njerëz në Gaza kanë probleme me dëgjimin.

“Na ka humbur dëgjimi nga bombardimi. Gjithë këto luftëra që kanë kaluar shumë vetë, fëmijë, njerëz kanë humbur dëgjimin. Problem i madh në Gaza u bë problemi i dëgjimit nga bombardimet”, u shpreh ajo.

amal naim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet