LIVE UPDATES
Aktualitet

Katër vjet pas tërmetit, mijëra banorë në Durrës mbeten në udhëkryq

Pensionisti jetonte përpara tërmetit në katin e pestë të pallatit nr.15, që ndodhet shumë pranë tregut agroushqimor të qytetit, sëbashku me bashkëshorten e tij.

16 Nëntor 2023, 17:42 Nga Erjola Azizolli
Katër vjet pas tërmetit, mijëra banorë në Durrës
Foto ne Durres

DURRËS-Në  lagjen 12 të qytetit të Durrësit, Zenel Zani hap derën e hekurit të pallatit të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndërsa ankohet se asgjë nuk ka ndryshuar në katër vjet.

“Po mendojmë që të lidhim ujë dhe drita vetë dhe të rikthehemi në shtëpitë tona. Me rrezik  është, por sa të na dëbojnë nga atje ku jemi me qira, më mirë të rimë këtu,” tha ai.

Pensionisti jetonte përpara tërmetit në katin e pestë të pallatit nr.15, që ndodhet shumë pranë tregut agroushqimor të qytetit, sëbashku me bashkëshorten e tij.

Pas tërmetit, ai u vendos në një banesë me qira në afërsi të “Stacionit të trenit”, por për shkak të problemeve me bonusin e qirasë, po mendon të rikthehet në pallatin e pariparuar.

Këtu, është çdo gjë si ditën e parë të tërmetit, më keq akoma se janë vjedhur kabujt, sahatet,  se ne do ishim kthyer me kohë këtu,” ankohet pensionisti.

Katër vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, pasojat ndjehen ende tek mijëra familje të cilët u prekën nga fatkeqësia natyrore. Sipas të dhënave të bashkisë, 2500 familje vazhdojnë të figurojnë ende në listën e atyre që trajtohen me bonus qiraje, pasi banesat e tyre nuk janë rikthyer në gjendje të banueshme. Por prej muajsh pagesat e bonusit janë bllokuar.

Në mars të vitit 2023, këto 2500 familje janë trajtuar për herë të fundit me bonus qiraje dhe më pas nuk është bërë shpërndarje,” tha Bashkia e Durrësit në një përgjigje për BIRN.

Që pas tërmetit, familjarët janë përballur me vonesa në shpërndarjen e bonusit të qirasë, por këtë herë pritja ka kaluar çdo limit.

“Çdo ditë shkoj tek zyra e bashkisë, pyes tek informacioni mos ka kaluar bonusi, edhe sot isha atje, por hiç, asgjë,” tha Zani.

Bashkia u justifikua se pagesat e bonusit ishin ndërprerë për shkak se fondet nuk i ishin vënë në dispozicion nga qeveria qendrore.

Bashkia Durrës i ka kërkuar fonde për subvencionimin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shkresën 30/4 datë 18.07.2023 dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi vazhdimin e lëvrimit të fondeve,” deklaroi Bashkia.

Moskalimi i bonusit të qirasë ka krijuar vështirësi ekonomike pa fund për familjet e prekura nga tërmeti. Mjaft prej tyre, në pamundësi për të përballuar qiratë pa ndihmën e bonusit, janë rikthyer të jetojnë në pallatet e pariparuara, ose që janë duke u riparuar.

Në lagjen me numër 17 të Durrësit, në pallatin e ndodhur në afërsi të azilit të të moshuarve, pallati i dëmtuar me shkallë dëmtimi DS2, vazhdon të jetë njësoj si në ditën e parë pas tërmetit. Muret në sheshpushimet e pallatit janë të dëmtuara, në disa vende tullat dukshëm mungojnë dhe pjesë të tjera janë të zhveshura nga suvaja.

Fadil Kaloçi, banor i këtij pallati është kthyer të jetojë aty  edhe pse nuk e fsheh frikën veçanërisht në ditë me mot të trazuar me erë dhe shi.

“Po shikojeni vetë. Asgjë nuk është bërë nga jashtë. Kemi frikë dhe nga era, mos shkëputet ndonjë tullë nga katet e dëmtuara më shumë dhe na merr jetën, por ç'të bëjmë, këta nuk thonë asgjë se kur do të bëjnë riparimet e pallatit,” tha Kaloçi.

Pavarësisht rrezikut, burri që jeton në një nga apartamentet e pallatit me katër familjarët e tij, nuk është zhgënjyer me vendimin për t'u rikthyer në shtëpinë e tij.

Bonusi një muaj jepej tre, katër jo. Shtëpia që mora me qira në zonën e plazhit nuk përballohej se u rrit çmimi,” tha ai.

As u mendova dy herë, mora ato pesë lekë që na dhanë për riparime të brendshme …ndaj bëra ç ‘munda dhe futa kokën brenda,” shtoi ai.

Familjet që mbeten në pritje të riparimeve të dëmeve për shtëpitë e tyre apo që presin kalimin e këstit të bonusit të qirasë, kanë provuar gjithçka që nga letrat pa fund për autoritetet, kërkesat institucionale dhe protestat, por zgjidhjet duken të largëta.

Këta u tallën me ne. Fillimisht e përcaktuan pallatin si  DS3, më pas thanë do shembet se kishte rrezik, pastaj thanë që do riparohet se është me dëm DS4, por deri më tani, ja shikoje, asgjë nuk është bërë”, tregoi Zenel Zani për BIRN.

Veç dëmtimit nga tërmeti, pallati ku ai jetonte u përball me bastisjet dhe vjedhjet.

Ne mblidhemi çdo mëngjes këtu, se kemi djersën e një jete të shkuar dëm. Por, s'kemi mundësi që të bëjmë asgjë, se nuk na ka ngelur asgjë. Mblodhëm ca lekë dhe bëmë një derë hekuri në katin e parë që të shpëtonim plaçkat se kabujt, sahatet i vodhën të gjitha”, ankohet Zani.

Shumë pallate të dëmtuara nga tërmeti i katër viteve më parë kanë mbetur jashtë planeve dhe projekteve të bashkisë për riparim, për të cilat bashkia e qytetit bregdetar tha se mbetet në pritje të fondeve për projektim.

Sipas Bashkisë, 83 pallate me shkallë dëmi DS4 janë në pritje të fondeve për projektimin, ndërsa 6 objekte të tjera DS4 mbeten në pritje të financimit për riforcimin e strukturave. Në proces rikonstruksioni, sipas Bashkisë së Durrësit janë 73 pallate të vlerësuara si DS4 dhe 101 shtëpi individuale me të njëjtën shkallë dëmi.

Në lagjen me numër 18 të qytetit, në një pallat nëntë katësh klasifikuar me dëme DS4, punimet e riparimit  kanë një vit që kanë nisur, por ende nuk kanë përfunduar. 15 familje janë rikthyer në pallatin me numër 19/659 dhe pse pallati është ende një kantier ndërtimi.

“Pallati nisi të riparohej, por veç skelave dhe punimeve në tre katet e para, asgjë nuk po shihet. Ngrejmë zërin për të ditur se çfarë do bëhet më tej, asgjë nuk shohim të ndryshojë,” tha Mersin Disha, një nga banorët e pallatit për BIRN.

Mosmarrja e bonusit të qirasë prej shumë kohësh bëri që banorët të riktheheshin në banesat e tyre. “Bonusi gjithmonë ka pasur vonesa, asnjë herë nuk është dhënë në kohë, ndaj ne jemi rikthyer dhe pse punimet ende nuk kanë përfunduar”, tha Disha.

Rreziku rritet

Rikthimi i detyruar i banorëve në godinat e dëmtuara konsiderohet si tepër i rrezikshëm nga inxhinierët e ndërtimit. Problematike janë sidomos objektet e përcaktuara nga aktekspertiza e thelluar me shkallë dëmi DS4, me dëmtim në mbi 2/3 e sipërfaqes së ndërtimit ose që kanë pësuar dëmtime të rënda strukturore. Sipas ekspertëve të ndërtimit, me kalimin e viteve dhe mos ndërhyrja në kohë, këto godina janë gjithmonë e më të rrezikshme.

“Dëmtimet e rënda strukturore duke ulur ndjeshëm qëndrueshmërinë, mund të rrezikojnë shembjen e pjesës së mbetur të ndërtesës, si pasojë e peshës vetjake të elementeve të strukturës apo edhe lëkundjeve të mundshme sizmike,” tha Alban Uka, inxhinier ndërtimi, për BIRN.

Sipas tij, faktorët atmosferikë ndikojnë tek objektet e dëmtuara, duke ulur rezistencën e strukturave.

“Faktorët atmosferikë mund të ndikojnë kryesisht në shtimin e lagështirës në objekt, krijimin e poreve apo korrozionit në elementë të caktuar, dhe për pasojë uljen e rezistencës së strukturave prej betoni të armuar”, tha Uka.

Sipas tij, faktori kohë është mjaft i rëndësishëm në qëndrueshmërinë e një objekti pas goditjeve të marra.

Pjesët më të rrezikuara, në rast të dëmtimeve të rënda strukturore apo çarjeve në strukturën mbajtëse të një objekti, përfshijnë, kolonat, trarët, soletat e ndërkateve apo rampat e shkallëve të brendshme. Inxhinieri thotë se ndërhyrja duhet në këto ndërtime duhet të jetë e menjëhershme.

“Rreziku është prezent në të gjithë periudhën e qëndrimit të objektit në gjendje të dëmtuar, pasi ndërhyrja në rikonstruksionin e objektit duhet të jetë e menjëhershme, sipas shkallës së dëmtimit,” përfundoi ai./ Marre nga BIRN 

termeti ne durres

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet