LIVE UPDATES
Aktualitet

DENONCIMI/ Kreu i Njësisë i zë pronën me gardh e konteiner qytetarit në Tiranë

Në këto kushte i drejtohet gjykatës, ku Gjykata e Apelit ia njeh pronën, por vendimi nuk merret parasysh nga institucionet e tjera.

1 Dhjetor 2022, 21:36 Nga DOSJA
DENONCIMI/ Kreu i Njësisë i zë pronën me gardh e konteiner
Emisioni STOP

TIRANË- Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Njësinë Administrative Dajt në Shtish-Tufinë për një problem prone. Fatmir Qafmolla tregon se është një ndër 18 pronarët e kësaj prone që disponojnë me certifikatë rreth 2700 m2. Por prona është zënë nga Saimir Allushi, administrator i Njësisë 12, duke i vënë një gardh dhe një konteiner pa asnjë shkresë. Fatmiri tregon se i ka bërë edhe kallëzim, por Komisariati Numër 4 e ka mbyllur çështjen. Në këto kushte i drejtohet gjykatës, ku Gjykata e Apelit ia njeh pronën, por vendimi nuk merret parasysh nga institucionet e tjera.

Denoncuesi: Jam trashëgimtar i familjes Qafmolla.

Gazetarja: Bëhet fjalë për këtë pronën këtu? Sa metra katorë është?

Denoncuesi: 7 mijë e 700 e 91.

Gazetarja: Dhe këtu shoh një certifikatë pronësie ku thuhet: Numri i pasurisë 491 fraksion 1, zona kadastrale 34-26, lloji i pasaurisë pyll, totali 7 mijë e 700 e 91 mijë metra katorë në Tufinë. Certifikata është personale e Fatmir Qafmollës, ndërkohë kemi dhe bashkëpronarët ku janë ët 18 bashkangjitur dhe me hartën përkatëse.

Denoncuesi: E ka zabtuar Saimir Allushi, është administrator i  Njësisë 12 Qesarak. E ka zaptuar me zardh dhe ka vendosur dhe një kontenjer.

Gazetarja: A ka ndonjë dokuemnt për këtë pronë?

Denoncuesi: Asnjëlloj dokumenti nuk ka se kjo është e familjes Qafmolla.

Denoncuesi: Shkova në Polici në Rajonin Numër 4. Komisariat nuk e  ndaloi fare dhe nuk i përzuri as punëtorët dhe tha “të vazhdojë se ka dokumenta”. Pastaj i bëra kallëzim. Prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes.

Nga ana tjetër, Saimir Allushi mohon të jetë zaptues i asaj prone, por ia delegon pa letra kushëririt të tij, ndonëse pronarët Qafmolla e kanë gjetur atë duke thurur gardhin.

Administratori Saimir Allushi: Në rast se do të kontaktosh me djalin e hallës, që e ka në pronësi atë pjesë, ok. Të jap numrin e tij. Kontakto me atë, se ai e ka atë nuk e kam unë!

Gazetarja: Në momentin që e ka në pronësi çuni i hallës tënde, pse je ti në gjyq me qytetarin?

Administratori Saimir Allushi: Sepse qytetari më ka hedhur mua në gjyq, nuk e di. Nuk e kam unë.

“Stop” bisedon me një nga përfaqësueset e Bashkisë Tiranë lidhur me këtë çështje.

Bashkia Tiranë: Përkundrazi, ne kemi konsideruar zaptues zotin Saimir Allushi sepse nga të dhënat që kemi ne, në këtë pronë janë gjetur persona të kontraktuar nga Saimir Allushi. Kur ia është thirrur në Polici, nuk e ka mohuar që ka qenë ai që e ka cënuar pronën, madje ka dhënë pretendimin që ka një akt përdorimi që nuk e ka paraqitur as në Polici. Kjo mund të verifikohet shumë thjeshtë nëpërmjet vendimit që ka nxjerrë Prokuroria për procedimin penal dhe gjithashtu në procesin civil është paraqitur pikërisht përfaqësuesi ligjor i Saimir Allushit, i cili thotë se prona është e zënë prej tij nëpërmjet një kontrate qiraje. Nuk mohohet asnjëherë se është pikërisht ky individi që ka vendosur të gjitha këto ndërhyrje dhe punime në pronën e familjes Qafmolla.  

Ndërkohë, Admir Meta kushëriri i Saimir Allushit pretendon se toka është e tij dhe pse nuk ka asnjë document që e vërtetëon këtë, teksa thotë se kjo çështje pronësie duhet zgjidhur me “pleqtë e zonës”.

Gazetarja: Kam një ankesë nga Fatmir Qafmolla, i cili thotë “unë kam me cetitifkatë pronësie këtë tokën këtu dhe ma ka zaptuar Saimir Allushi”. 

Gazetarja-Fatmir Qafmollës: Kush ta ka zaptuar këtë?

Fatmir Qafmolla: Saimiri e ka zaptuar, jo ky.

Gazetarja: Po pse del ky zotëria?

Fatmir Qafmolla: Që të ta mbushë mendjen.

Gazetarja: Adem Meta, ku e ke cerifikatën e pronësisë për këtë tokë?

Adem Meta: Nuk kam bërë certifikatë, nuk kam pasur mundësi. Ky më tha se kam paguar shumë lekë për të bërë cerifikatën e pronësisë. Pse nuk ka certifikatë nuk do të thotë se ti më merr certiifkatën mua .

Gazetarja: Unë nuk ta marr tokën, por padite pra, ta marrësh me vendim gjykate.

Adem Meta: Të lutem Odeta, do ta zgjidhim këtë punë meqë erdhët këtu: Të merren pleq, nëse është se nuk jam unë, iki unë.

Gazetarja: Ka ikur koha e pleqve, është zyra e regjistrimit.

Adem Meta: Atëherë ta zgjidhim me gjyq. Kthimi i pronës nuk më njihka mua? Unë nuk di asgjë. Unë nuk marr vesh se çfarë po bëhet me këtë shtet, kanë vënë gjyq mbi gjyq. Këtu ka burra që e ndajnë këtë punë.

Gazetarja: Po të ishe ti në vendin e Fatmir Qafmollës?

Adem Meta: Të merrte 3 burra këtu e nëse do të më thoshin nuk e ke, do të ikja.

Gazetarja: Do e heqësh gardhin dhe konteinerin apo të vi me polici?

Gazetarja: Unë them ta heqësh gardhin.

Adem Meta: Ta heq unë gardhin se ai e ka me certifikatë?

Gazetarja: Po, pastaj ti padite dh bëj çfarë të duash.

Adem Meta: Jo, më mirë të vijë dhe ta heqë policia.

Gazetarja e “Stop” i drejtohet Komisariatit Numër 4, por nuk merr shpjegim për situatën.

Gazetarja: Unë si qytetar vij tek ju dhe të paraqes këto letra, ti a thërret palën tjetër dhe e shikon ka apo nuk ka letër dhe nëse nuk ka çfarë bën ti si Komisariat?

Komisariati Numër 4: Vij dhe paarqes kallëzim në lidhje me situatën.

Gazetarja: Ka bërë 2 herë kallëzim këtu.

Komisariati Numër 4: Është shprehur Gjykata në lidhje me këtë… Ju falenderoj.

Gazetarja: Mos më falendero fare, por më sqaro.

Në këtë pike “Stop” i drejtohet zëdhënësit të policisë Genti Mullai, i cili vë në lëvizje strukturat. Pas ndërhyrjes së “Stop”, IMT ndërhyri me inspektorët e saj duke prishur gardhin pa leje, hequr kontinierin dhe liruar vendin nga makinat e parkuara.

Fatmir Qafmolla: Shumë faleminderit Stopit. Kishim 7 vjet që e kërkonim këtë dhe nuk po e zgjidhnim dot.

Marrë nga tvklan.al

emisioni stop

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet