Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Madje së fundmi nga një shkresë që ka arritur të sigurojë nga Avokati i Popullit ka mësuar se prokuroria ka regjistruar veprën penale “Braktisje fëmijësh” dhe pse pranon se ka indicie që fëmijët janë në Itali dhe nuk janë kaluar legalisht.
BERAT- Një qytetar nga Berati denoncoi në emisionin Fiks Fare se i kanë rrëmbyer dhe trafikuar drejt Italisë 2 fëmijët e tij 7 vjeçar. Për të cilët ka denoncuar edhe në policinë Berat dhe prokurorinë e rrethit, por sipas tij nuk është bërë asgjë.
Vetë qytetari tregon se i ka vënë në dispozicion organeve shtetërore sistemin TIMS të ish vjehrrit dhe vjehrrës me të cilët dyshon se kanë udhëtuar fëmijët drejt Italisë në 13 qershor, gjithashtu targën e një autoveture pronarin e të cilës nuk e njeh. Madje së fundmi nga një shkresë që ka arritur të sigurojë nga Avokati i Popullit ka mësuar se prokuroria ka regjistruar veprën penale “Braktisje fëmijësh” dhe pse pranon se ka indicie që fëmijët janë në Itali dhe nuk janë kaluar legalisht.
“Janë konsumuar shumë vepra penale, rrëmbim, trafikim, kalim kufiri i paligjshëm, ndërkohë prokuroria thotë braktisje. Ju lutem më ndihmoni pasi kam besim vetëm te Fiksi”- thotë qytetari. Ai tregon se është në proces divorci me të shoqen, dhe se kjo e fundit duke shkelur ligjin mund të ketë marrë fëmijët drejt Italisë.
Fiksi solli me zë dhe figurë oficerin e policisë gjyqësore pranë komisariatit, aty ku është bërë dhe denoncimi, i cili i thotë qytetarit t’i drejtohet Fiksit dhe të ankohet për prokuroren, pasi ai e ka çuar shkresën siç ka deklaruar qytetari. Fiksi tregoi orvatjet e qytetarit disa ditore me shkresa dhe takime në sekretarinë e Prokurorisë për të takuar prokuroren e çështjes, por të gjitha herët është përcjellë pa një përgjigje.
Në një takim pas pritjes disa orëshe, Oficerja e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Berat, justifikohet te qytetari se ka qenë me leje dhe se duhet të takojë prokuroren, pasi është vetëm ajo përgjegjësja për ngritjen e akuzës. Madje ajo pranon se janë në dijeni të gjitha shkresave dhe fakteve që qytetari ka depozituar, por asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje.
Marrë nga TOPCHANNEL
Denisa Daka TIRANË- Fëmijët e Denisa Dakës, avokates dhe mbrojtëses së të drejtave të njeriut, e cila ndërroi ...
Bledar Thomaj ANGLI- Një tregtar droge me 10 kg kanabis rrezikoi jetën e tij duke vrapuar nëpër një autostradë pasi u ndoq ng...
Librazhd LIBRAZHD- Një sasi e konsiderueshme kanabisi është kapur në Librazhd. Operacioni është finalizuar mbrëmjen e so...
Foto Ilustruese ITALI- Një 41-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ervin Sopi është vënë në pranga nga autoritetet ...
Hakil Osmani TIRANË- Shqipëria do të pushtohet nga reshjet e dëborës në 10 ditët e para të dhjetorit. Sinoptikani,...
Fermerët TIRANË- Një ditë pasi Erion Braçe denoncoi Taulant Ballën se ka bllokuar një ligj që u vjen në ndih...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3...
Bombol gazi VLORË- Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se nga shpërthimi i bombols ka ...
Foto Ilustruese LUSHNJE- Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Në njoftimin e policisë bë...
Urbani TIRANË- Panik në Tiranë! Një autobus i linjës së “Tiranës së Re”, ka trembur pasagjerët pas...