LIVE UPDATES
Aktualitet

Denoncimi i Piranjave/ Dy burrat e fshatit në Librazhd zhdëpin në dru gruan për vijën e ujit – policia ‘hap sytë’

Përjashto familjen Facja, e cila pavarësisht se nuk bënte pjesë në këtë kontratë, duket se kërkonte ta përvetësonte atë burim.

31 Mars 2023, 23:57 Nga k.m.

Denoncimi i Piranjave/ Dy burrat e fshatit në Librazhd zhdëpin në

Një javë më parë, në fshatin Xhyrë të Librazhdit, do të përplaseshin dy familje, komshinj me njëra-tjetrën. Familja Muçaku nga njëra anë, dhe familja Facja nga ana tjetër. E gjitha me një kontratë të firmosur nga autoriteti i ujërave, dhe katër familje të fshatit që kishin të drejtë ta përdornin këtë burim. Përjashto familjen Facja, e cila pavarësisht se nuk bënte pjesë në këtë kontratë, duket se kërkonte ta përvetësonte atë burim.

Pas kësaj, ai shkon tek administratori i njësisë vendore, i cili e mohon të ketë një vendim për përdorimin e ujit në favor të familjes Facja, dhe madje e këshillon Muçakun që të njoftojë policin e zonës. Pasi merr garancinë nga polici i zonës, ai kthehet i qetësuar në shtëpi. Por të nesërmen, fqinji i tij, është sërish duke punuar në vijën e ujit të burimit. Në këto kushte Muçaku i drejtohet sërish për ndihmë policisë. Për të dytën herë, polici i zonës, nga marketi i birrave, ka dhënë garanci se asgjë nuk do të ndodhte.

E ndërkohë, thirrja për ndihme tek policia vijon edhe në ditët e tjera kur punimet e familjes Facja tek burimi vazhdonin. I lodhur nga indiferenca e autoriteteve, Agimi së bashku me gruan e tij Viturien, shkojnë vetë për të zgjidhur këtë situatë për pronësinë e ujit. Por arsyetimi i tij për ta zgjidhur problemin nëpërmjet autoriteteve ligjzbatuese, duket se e ka zemëruar Agim Facjen, që ka reaguar në formën më të dhunshme ndaj tij dhe Vituries.

Pasojat janë të dukshme edhe sot pas një jave tek kjo zonjë, e cila ka provuar në trupin e saj të gjithë furinë e verbër, të një dhune absurde.

Pas dhunës brutale të pësuar, dy bashkëshortët, për të disatën herë kanë telefonuar policinë. Me shpresën se kësaj radhe, kushtet do të ishin pjekur për të patur prezencën e uniformave blu në vendngjarje. Dhe meqë policia sot e kesaj dite nuk ka shkuar për të verifikuar ngjarjen e rëndë, provojmë ta takojmë vetë dhunuesin, me shpresën se do të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit. Por më përpara, e përballim me Agimin, bashkëshortja e të cilit u dhunua barbarisht. Dhe pasi e ka pranuar dhunën edhe përpara kameras, është momenti ta takojmë. Dhe pas këtij shikimi paralajmërues, viktimë e dhunës për pak bëhet edhe kameramani i trupës tonë.

Ishim me fat që nuk kishte lopatën me vete. Pavarësisht insistimit tonë, ky zotëri nuk bën asnjë hap prapa, madje herë pas here e demonstron karakterin prej dhunuesi. Jemi të sigurtë se nga dhuna e këtij individi na shpëton vetëm prania e kamerave. Dhe padyshim mungesa e një lopate.

Është mjaft e vështirë që ta bëjmë të arsyetojë, por gjithsesi e provojmë përsëri, për të kuptuar diçka më shumë për shkaqet e këtij konflikti. Dhe kur menduam se e kishim situatën nën kontroll, dhe dukej se tonet ishin ulur, ndodh e papritura. Po policia që sot e kesaj dite nuk është bërë e gjallë?

Policia që duam. Të paktën kështu na e mësoi politika./Syri

librazhd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet