LIVE UPDATES
Aktualitet

Plagosja e 60-vjeçares në Lushnje/ U akuzua si autor, Shaip Hasalla: Ne nuk kemi lidhje, djemtë e mi janë jashtë vendit

Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar, edhe pse po vijojnë hetimet.

31 Mars 2023, 20:26 Nga A.B
Plagosja e 60-vjeçares në Lushnje/ U akuzua si autor, Shaip Hasalla:
Shaip Hasalla

LUSHNJE- Familjarët e Bajame Senaj që u plagos në Lushnjë akuzojnë familjen Hasalla për ngjarjen, por këta të fundit mohojnë të kenë lidhje. Shaip Hasalla ka mohuar të ketë ai lidhje ose djemtë e tij, pasi thotë se ata janë jashtë vendit.

"Policia ku ke qenë sot gjithë ditën. Ne dje ishim në gjyq për tokën, për ullinjtë dhe për djalin që na është vrarë. Mbaruam gjyqin në orën 15:00 edhe unë erdha në shtëpi. Sa erdha në shtëpi, erdhi policia tha ke vrarë njerëz. Thashë unë nuk di gjë se çfarë është bërë rrugës. Edhe s’di gjë.

Pyetje: Ke folur me djemtë në telefon?

Shaip Hasalla: Fola. Më mori çuni, jo unë. Më mori Armandi në telefon që tha çfarë ka ndodhur andej. Erdhi policia këtu, nuk e di se çfarë ka ndodhur, po thonë që është bërë një plagosje.

Pyetje: Pse Afrim Hasalla ju akuzon juve dhe djemtë tuaj për plagosjen e djeshme?

Shaip Hasalla: Nuk e di se dje u bë gjyqi, u mor vendimi edhe do të hakmerret prapë.

Pyetje: Çfarë vendimi u mor nga gjykata? Shaip Hasalla: Kastrioti u dënua 35 vjet. Afrim Hasalla 2 vjet burg. Marjus Hasalla 1 vit e 6 muaj. Brahimi është dënuar 200 mijë Lekë të reja për armëmbajtje pa leje.

Pyetje: Cilët janë këta personazhe?

Shaip Hasalla: Këta janë autorët që kanë vrarë djalin.

Pyetje: Vazhdoni të keni konflikte pas 2 vitesh me familjen tjetër Hasalla? Shaip Hasalla: Nuk kemi pasur asnjë lloj konflikti. Unë kam parë punën time, hallin tim. Ia kam lënë drejtësisë këtë punë, ta zgjidhë drejtësia, jo unë si person.

Pyetje: Çfarë dyshoni? Është një ngjarje e sajuar apo diçka tjetër?

Shaip Hasalla: Për mendimin tim është një ngjarje e sajuar nga ana e tyre.

Pyetje: Pse mendon ta kenë bërë këtë? Shaip Hasalla: Duan të hakmerren. Pyetje: Djali që akuzohet është i gatshëm të përballet me policinë? Shaip Hasalla: Djali është në Greqi tani, ku do vijë djali.

Shaipi është një nga personat e marrë në pyetje në lidhje me plagosjen e Bajame Senaj ndërsa policia mori edhe dëshminë e dy djemve të tij përmes telefonit. Vëllai i gruas Afrim Hasalla, akuzoi fisin tjetër me të njëjtin mbiemër se u bënë pritë pasditen e së enjtes duke i qëlluar me armë zjarri.

Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar, edhe pse po vijojnë hetimet.

Një ditë më parë, Bajame Senaj mori një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital në Tiranë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ajo bashkë me anëtarë të tjerë të familjes po kthehej nga gjyqi ndaj vëllait të saj Kastriot Hasalla i cili u dënua me 35 vjet burg. Ky i fundit  u dënua për vrasjen e Romeo Hasallës, djalit të Shaip Hasallës në korrik të vitit 2021. Shkak u bë një konflikt pronësie një sipërfaqe toke, konflikt që vijon mes dy fiseve./Dosja.al

shaip hasalla bajame senaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet