31 Maj 2022, 21:31
Nga DOSJA
KLSH
TIRANË- Kreu i Kontrolli i Lartë i Shtetit Arben Shehu, ka raportuar Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ditën e sotme. Mësohet se gjatë fjalës së tij tha se institucioni që ai drejton ka bërë referimin e të gjitha shkeljeve penale të konstatuara në prokurori.
Sipas tij organi akuzës po vijon hetimin në bazë të provave të dërguara dhe rezultatet pritet të jepen së shpejti. Ai gjithashtu u shpreh se duhet të ketë një koordinim më të madh të institucionit për të shmangur dëmet në buxhetin e shtetit.
“Në lidhje me pyetjen për kallëzimet penale, dua të parashtroj se detyra e KLSH në rastin e konstatimeve të kryerjes së veprave penale është t’i referojë ato mbi bazën e provave të plota në Prokurorinë e Posaçme apo në prokuroritë e rretheve. Dua t’ju kujtoj se nevojitet një kohë e plotë dhe nga ana e prokurorisë për konkludimet e rasteve konkrete. Siç thashë ato raste janë të bazuara në prova konkrete dhe jo në dyshime. Jam i bindur se prokuroria po kryen në mënyrë shteruese detyrën që i ngarkon ligji dhe jam i bindur se rezultatet do të jenë frytdhënëse për të gjitha institucionet shqiptare dhe për shoqërinë shqiptare.
Ne i kemi dhënë rëndësinë e duhur përgatitjen e kallëzimeve penale në ato raste që kemi të bëjmë me veprat penale. Por më i rëndësishëm është parandalimi i kryerjes së veprës penale. Puna e të gjitha institucioneve duhet të koordinohet për të parandaluar dëmet në buxhetin e shtetit. Për më tepër duhet të fokusohemi në parandalim, pasi mendoj se është e rëndësishme të bëhet parandalimi i veprave penale se sa të bëhet përllogaritja e dëmit që e paguan taksapaguesi shqiptar. Mendoj që puna kryesore për të gjithë do të duhet të ishte koordinimi për parandalimin. Kemi pasur një lloj transparence në lidhje me publikimet, në lidhje për vënien në dispozicion të çdo akti kundrejt individëve që e kërkojnë apo mediave.
Jemi rast pas rasti në një kohë shumë të shpejt të gatshëm t’i vendosim në dispozicion çdo qytetari, çdo akt që është i interesuar. Parandalimi është më i shëndetshëm për shoqërinë shqiptare se ndëshkimi. Mendoj që ndëshkimi duhet të vijë në një temp në ulje në vazhdimësi. Me këtë nuk dua të them që ne do të heqim dorë nga detyrimi që ne kemi për të pasqyruar me kallëzime pasqyrimi i veprave penale. Por mendoj se parandalimi është i rëndësishëm për ato argumenta që parashtrova”, tha Shehu.
Në raportin vjetor të KLSH, dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit përllogaritet rreth 19 miliardë lekë dhe në prokurori janë referuar 300 kallëzime penale për këto shkelje.
(I.A/doaja.al)
Aktualitet
31 Maj 2022, 21:36
Vjehrra nga Librazhdi
TIRANË- Emisioni “Piranjat” në Abc i moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj ka trajtuar këtë t&eu...
Aktualitet
31 Maj 2022, 21:04
Foto Ilustruese
FRANCË- Dy shqiptarë kanë dalë para gjykatës së Brestit ditën e sotme pasi janë zën&...
Aktualitet
31 Maj 2022, 21:15
TIRANË- Një tradhti bashkëshortore e ndodhur në fshatin Togëz të Librazhdit javën e kaluar “pushtoi” rrjetet soci...
Aktualitet
31 Maj 2022, 21:12
Vjehrra nga Librazhdi
TIRANË- “Piranjat” në Abc, këtë të martë kanë sjellë post-historinë e asaj q...
Aktualitet
31 Maj 2022, 21:10
Vjehrri nga Librazhdi
Mentaliteti shqiptar mesa duket mbetet ende vite dritë larg vbortës moderne, pasi ende i konsiderojnë vajzat si pron&e...
Aktualitet
31 Maj 2022, 20:55
Foto
TIRANË- Prostitucioni edhe pse shpesh herë është goditur ende vazhdon të lulëzojë duke gjetur 1001 mënyra p&eu...
Aktualitet
31 Maj 2022, 20:40
Policia
KRUJË- Numri i të arrestuarve në zonën e Niklës ka shkuar në 20, pas operacionit policor 'Agimi'. Ky operacion ka nis...
Aktualitet
31 Maj 2022, 20:45
Trauma
TIRANË- “Ferr i vërtetë ku njerëzit vdesin kot”. Me këto fjalë e ka përmbledhur gjendjen ...
Aktualitet
31 Maj 2022, 20:40
Foto Ilustruese
TIRANË- Të martën Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut shpalli fajtor shtetin shqiptar për shkelje të...
Aktualitet
31 Maj 2022, 20:38
Gjyqtarë
TIRANË- E teksa SPAK zotërohet nga burrat, e kundërta ndodh në Gjykatën e Posaçme, aty ku pjesa dërrmues...