LIVE UPDATES
Aktualitet

Debati mes profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë për fjalën PACIENT, Harxhi: Çdo mjek duhet të ketë 3 ideale

Deputeti Adem Harxhi thekson se çdo doktor duhet të ketë tre ideale personale.

12 Korrik 2023, 11:29 Nga A.B
Debati mes profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë
Adem Harxhi

TIRANË- Mjeku Adem Harxhi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një fragment të një artikull të doktor Pajtim Lutaj, që ka të bëjë me debatin për fjalën pacient. Teksa ndan historinë, Harxhi thekson se çdo doktor në punën e tij, duhet të ketë tre ideale personale.

Sipas tij, doktori duhet të bëjë punët e sotme mirë, të veprojë sipas rregullit të artë, që kërkon aspirim professional të lartë ndaj pacientëve dhe të kultivoj një masë qetësie të veçcantë, aq sa t’i mundësojë atij arritjen e suksesit.

Mbresa profesionale Nr.13

Një debat i vlefshëm

Dr. Pajtim Lutaj, në një artikull të tij shkruan: “Një mik më rekomandoi të lexoja në shtypin e ditës, intervistën e kolegut tonë Mentor Petrela, Neurokirurg. Në mbrëmje, në ëebsit-in përkatës, lexova shkrimin e tejzgjatur në formë interviste. Në përfundim, përveç esoterismit të njohur, që Mentori shprehte në intervistën e vet dhe fjalëve të huaja të përdorura bollshëm, më bëri përshtypje deformimi gjuhësor i fjalës PACIENT. Konkretisht, pyetjes së gazetares për humbjen e besimit të pacientit te mjeku, midis të tjerash, doktori i u përgjigj: … Çështja e besimit mjek-pacient bazohet në relacionin e një profesionisti me një të duruar, Pra, siç shihet, Mentori fjalën «pacient» e përkthen «i duruari»? kur dihet se origjina e fjalës «pacient» vjen nga latinishtja «patiens», që është participe present e foljes «pati» dhe do të thotë «ai apo ajo që vuan». Pasi ripashë shpjegimin në kllapa, më erdhi në mendje profesori im i anatomisë Prof. Fiqiri Basha, kur gjatë një ore mësimi të anatomisë normale të trupit të njeriut në një kufomë, ai na porosiste të bënim kujdes. Me nënqeshje i them profesorit se ky pacient nuk ndjen gjë… kaq iu desh adhuruesit të gjuhëve të huaja dhe nisi të na shpjegojë etimologjinë e fjalës pacient, që do të thotë «një njeri që vuan, që ndjen dhimbje». Që në atë kohë, e cila shënon për mua fillimet e studimeve mjekësore, e kam parë pacientin tim si një njeri që vuan dhe jam munduar t’ia lehtësoj sa më shumë të jetë e mundur këtë vuajtje.

Deformimi që bën Mentori më bëri përshtypje dhe e mora si një përçmim për pacientët në përgjithësi dhe aq më tepër, për pacientin në Shqipëri, i cili për problemet e shëndetit i drejtohet një sistemi, që vetëm sistem shëndetësor nuk mund të quhet. Duke pasur bindjen, se ky lapsus i kolegut tim nuk vjen nga mungesa e kulturës, por nga që ai ka për pacientin, vendosa të shkruaj këto radhë jo si replikë, por si denoncim i një mendësie anakronike, që një koleg demonstron kundrejt pacientit.

Ne duhet të kemi kurajën të denoncojmë mendësinë e atyre profesorëve që në vend që të merren me shkencë, t’u bëjnë leksione studentëve, të shkruajnë artikuj shkencorë apo libra për tekste mësimore, të organizojnë konferenca dhe kongrese, të paraqesin prezantime dhe të drejtojnë seanca në kongrese ndërkombëtare, e humbasin kohën duke deformuar realitetin dhe fjalorin në “Summer Pagesës” të gazetave. Ndjeva se nëse do të isha më i kujdesshëm në mënyrën time të të menduarit, do të isha një mbrojtës më i mirë i shëndetit. Vërtet, unë isha okulist, por mund të kisha qenë internist, kirurg, pediatër, infeksionit etj. Dhe.. nuk dyshoj se do të bëja të njëjtat gabime, do të dështoja në diagnozën dhe mjekimin e të sëmurëve, njësoj si shokët e mi, që punonin në këto specialitete.”

Ky debat, midis dy profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë së Tiranës, tërhoqi, fort, vëmendjen time, sepse ai ka të bëjë me zemrën e mjekësisë, me raportin midis mjekut dhe pacientit.

Për mendimin tim, çdo doktor, në punën e tij, duhet të ketë tre ideale personale. E para, të bëjë punët e sotme mirë. Ky nuk është një ideal që jep, vetëm, kënaqësi për momentin, por është gjëja, që më shumë se çdo gjë tjetër, siguron suksesin. E dyta, të veprojë sipas rregullit të artë, që kërkon aspirim professional të lartë ndaj pacientëve, të cilët i besuan atij të kujdeset për shëndetin e tyre. E treta, të kultivoj një masë qetësie të veçcantë, aq sa t’i mundësojë atij arritjen e suksesit, gjithënjë, me përulësi, me afeksionin për miqtë e tij të sëmurë, pa mburje dhe të jetë i gatshëm, që kur të ndodhë e keqja dhe hidhërimi, t’i presë ato me kurajon që duhet të ketë një njeri.

Dr. Sir ëilliam Osleri, që sot konsiderohet Hippokrati i mjekësisë moderne, këshillonte: “Ju, o punonjës të heshtur të shëndetësisë, kudo që jeni, në radhët e ushtrisë, në fshatrat dhe në distriktet rurale, në rrugicat e ndyra të qyteteve të mëdha, në kampet e minierave dhe në fabrikat e qyteteve, në shtëpitë e të pasurve dhe në kasollet e këqia të të varfërve, juve u është dhënë detyra e vështirë të ilustroni me jetën tuaj standartet hipokratike. Të mësoni të jeni të urtë, të mençur, humanë dhe të të ndershëm. Mësoni që të aplikoni në praktikën tuaj më të mirën që njihet në artin tonë. Duke ngritur njohuritë, do të rritni në mënyrë të paçmuar urtësinë dhe të gjithë bashkë, kudo që të jeni do të jepni ndihmën e duhur në orën e duhur. Humanizmi në jetën tuaj të përditshme duhet të duket në butësinë dhe konsideratën për të dobëtin, përdëllimin pa fund për vuajtjen dhe bamirësi për të gjithë. Ndershmëria do t’u bëjë, në çdo rrethanë, të vërtetë me veten, të vërtetë me detyrën tuaj dhe të vërtetë me njerëzit.

adem harxhi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë