LIVE UPDATES
Aktualitet

Rreziku nga oligopoli, Kuvendi i kërkon AKEP të shtojë vëmendjen ndaj kompanive celulare

Kuvendi ka sjellë në vëmendje shtimin e vigjilencës për kompanitë celulare në vend. Kjo vjen në kushtet kur tashmë në treg janë vetëm dy të tilla.

12 Korrik 2023, 11:25 Nga DOSJA
Rreziku nga oligopoli, Kuvendi i kërkon AKEP të shtojë
foto ilustruese

TIRANE- Ashtu siç ndodhi më herët me Autoritetin e Konkurrencës, edhe për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP, Kuvendi ka sjellë në vëmendje shtimin e vigjilencës për kompanitë celulare në vend. Kjo vjen në kushtet kur tashmë në treg janë vetëm dy të tilla.

“AKEP, duke patur parasysh situatën e re të krijuar, me vetëm dy operatorë të telefonisë celulare, t’i kushtojë një vëmendje të shtuar këtij tregu, dhe në bashkëpunim të ngushtë dhe luajal edhe me Autoritetin e Konkurrencës të shmangin krijimin e një tregu oligolipol në vend duke bërë të mundur zhvillimin e një konkurrence të ndershme mes operatorëve në treg” thuhet në projektrezolutën për AKEP.

Që prej fillimit të këtij viti, Shqipëria ka dy operatorë celularë, “Vodafone” dhe “One”, ku kjo e fundit është një bashkim mes kompanive ONE dhe Albtelecom nën ombrellën e grupit hungarez 4iG. Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, përgjatë vitit 2022 operatori me pjesën e tregut më të madhe përsa i përket të ardhurave rezulton të jetë Vodafone Albania me rreth 52%, i ndjekur nga One Communications me 36% dhe Albtelecom me rreth 12%, sipas të dhënave të mëparshme nga AKEP.

Një tjetër kërkesë ka të bëjë me sigurinë kibernetike diçka e theksuar më herët edhe nga raportet e Kontrollit të lartë të shtetit. Ndërkohë që sipas Kuvendit edhe agresioni rus mbi Ukrainë duhet të sjellë rritje të vëmendjes për pacënueshmërinë e rrjeteve të komunikimit.

“AKEP, duke patur parasysh situatën e krijuar pas agresionit Rus në Ukrainë të tregojë vëmendje dhe kujdes të shtuar për sa i takon integritetit dhe pacënueshmërisë së rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike (telefoni, internet) për të parandaluar, menaxhuar dhe eliminuar çdo problematikë. AKEP të marrë masat e nevojshme për zbatimin e rekomandimeve të KLSH në lidhje me sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave, duke krijuar një grup pune të përhershëm për mbikëqyrjen e situatës së sigurisë kibernetike për sipërmarrësit e komunikimeve elektronike që direkt ose indirekt janë të lidhur me infrastruktura kritike kombëtare, si dhe të përditësojë rregulloren përkatëse për të garantuar sigurinë dhe integritetin e rrjeteve të komunikimeve”, nënvizohet në projektrezolutë.

Sipas Kuvendit, AKEP duhet të japë kontribut konkret në grupin ndërinstitucional të punës, të ngritur me urdhër të Kryeministrit, për lirimin e brezit digjital divident dy (DD2), lirimi i këtij brezi për shërbimet e lëvizshme 5G, ka ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit, si dhe në ofrimin e shërbimeve me shpejtësi të lartë interneti.

Ndërkohë që edhe sa i takon tregut postar dhe luftës ndaj piraterisë online e ngritur si shqetësim në raportin e Autoritetit të Mediave Audiovizive por edhe platformave televizive në vend janë përfshirë si rekomandime për t’u mbajtur parasysh gjatë punës së këtij viti.

“T’i përgjigjet në kohë sfidave që dalin para AKEP në tregun e shërbimeve postare, te cilat kanë për qëllim zbatimin e një kuadri rregullator që nxit shërbimet inovative dhe, në të njëjtën kohë, stimulon konkurrencën e ndershme, me fokus kryesor përcaktimin dhe zbatimin e rregullave të konkurrueshmërisë, për të parandaluar anomalitë që rrjedhin nga abuzimi i mundshëm i tregut, si nga ana e kërkesës, ashtu edhe nga ajo e ofertës. Të bashkërendojë me AMA-n në marrjen e masave lidhur me fenomenin e ri te piraterisë online ku vihet re një shtim i numrit të operatorëve piratë që transmetojnë nëpërmjet internetit dhe faqeve të ndryshme që ofrojnë produkte audiovizive pa autorizimin e AMA-s”, thuhet në projektrezolutë. /Monitor

 

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet