LIVE UPDATES
Aktualitet

Dashuria e (pa)mundur e Leonidës 18-vjeçare, debate mes dy familjeve

Personi që hapi derën ishte vetë Eltoni, më pas njoftoi nënën e tij së bashku me punonjësen sociale të bashkisë së Hasit, grupi i Piranjave u takua meçiftin e të rijve. Teksa pyesnin Eltoni në lidhje me raportin e tyre ai thotë se dashuria mjafton që të dy të jenë bashkë.

6 Dhjetor 2024, 22:20 Nga Dosja

Dashuria e (pa)mundur e Leonidës 18-vjeçare, debate mes dy familjeve

HAS- Javën e shkuar ju treguam historinë e dashurië së  Leonidës 18 vjeçe me Spektër Autik dhe Prapambetje Mendore të Moderuar dhe të Eltonit 26 vjaçar nga qyteti i Hasit.

Piranjat treguan puntatën e shkursesi vajza 18 vjeçare ihte arratisur nga shkolla, kjo errëfyer përmes zrit të nënës. Gjithashtu kjo e fundit tregoi sesi familjarët e djalit në të cilët po qëndronte vajza kishin treguar një menefregizëm kundrejt saj. Piranjat shkuan drejtsht shtëpisë ku jetonte18 jeçarja, i dashuri i saj dhe familja e tij.

Personi që hapi derën ishte vetë Eltoni, më pas njoftoi nënën e tij së bashku me punonjësen sociale të bashkisë së Hasit, grupi i Piranjave u takua meçiftin e të rijve. Teksa pyesnin Eltoni në lidhje me raportin e tyre ai thotë se dashuria mjafton që të dy të jenë bashkë.

Por, a mjafton vetëm dashuria për të bërë të ndjehet mirë një vajzë që ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme, dhe për të cilën prania e nënës që nga dita kur ka lindur, ka qenë jetësore.

Nëna e djalit thotë se rinia po i bëjnë të gjitha vetë.

18 vjeçarja është e drejtpërdrejtë në përgjigjet e saj. E kthjellët dhe tepër e vendosur që aventurën e saj të parë, ta zyrtarizojë në diçka serioze siç është martesa.

Por a janë të gatshëm këta dy të rinj për të ndërmarrë një hap të tillë, më të rëndësishmin e jetës, kur dihet që vajza ka nevojë për përkujdesje të veçantë? Gjendja e saj emocionale shpesh herë ka ulje dhe ngritje të befta që duhen trajtuar me medikamente.

Nga ana tjetër debati nëse Leonida ka shkuar vetë në shtëpinë e djalit apo e ka marrë ai, është i kotë për sa kohë vajza ka udhëtuar me vullnet të lirë drejt Hasit. Problemi tashmë është tek mosbesimi që kanë familjarët e Eltonit se 18 vjeçarja ka nevojë për përkujdesje të veçantë. Ata madje janë të bindur që të gjthë po i gënjejnë.

Nga ana tjetër nëna e 26 vjeçarit thotë se do të donte shumë që të njihnin familjen e vajzës, në fakt këtë do të donte edhe nëna e Leonidës, e cila ende nuk e di se çfarë po ndodh brenda shtëpisë.

Leonida ndërkohë tregohet e shqetësuar dhe shpreh jo dëshirë për prëzencën e nënës.

Ndërsa Piranjat përpiqen të bindin nënën e Eltonit që disa gjëra duhen bërë më të matura, kur bëhet fjalë për një rast të veçantë, në derën e banesës shfaqet nëna e Leonidës. E cila sapo e sheh, i hidhetnë krahë duke e përqafuar.  Ky përqafim i gjatë nënë dhe vajzë, lotët, ngashërimi dhe fjalët që i thonë njëra tjetrës, janë dëshmia më e qartë e raportit të tyre të ngushtë, që nuk ka aspak lidhje me akuzat që vajza hodhi ndaj nënës pak minuta më parë.

Nëna e Leonidës i flet kësaj të fundit për dasma dhe emocione, Leonida e dëgjon me vëmendje çdo fjalë të nënës së saj, por pavarësisht lotëve që i shkojnë rrëke dhe dëshirës që mund të ketë për t’u kthyer në shtëpimë e prindërve ku e presin motra dhe vëllai, duket se diçka brenda saj i thotë që të qëndrojë pranë të dashurit. Nëna ka rikthyer ato biseda që i ka bërë me dhjetra herë në shtëpi me vajzën e saj. Endrrat e Leonidës janë kaluar si fletët e një libri në këto pak sekonda bisedë mes të dyjave. Por çuditërisht këto fjalë që na emocionuan të gjithëve, kanë dhënë efekt të kundërt tek vjehrra e ardhshme e 18 vjeçares.

Pavarësisht reagimit aspak të pritshëm të vjehrrës, nëna e Leonidës mundohet ta çtensionojë situatën, duke kërkuar t’i bëjë prezent situatën shëndetësore të saj.  Nëna po mundohet gjatë gjithë kohës t’iu shpjegojë familjarëve të Eltonit që gjërat nuk janë aq të thjeshta sa thonë ata. Për më tepër që banesa ku vajza do të jetojë bashkë me 6 pjesëtarë të tjerë të familjes së burrit, përveç se është në një zonë të thellë malore, ka shumë pak hapësirë dhe nuk plotëson as kushtet minimale për të jetuar.Por reagimin e familjarëve të Eltonit pas interpretimit të doumentave nga punonjësja e shërbimit  socialtë bashkisë së qytetit të Hasit është shumë të thuhet I padëshiruar. Çdo diagnozë mjekësore, hidhet poshtë nga familja e djalit, që jo vetëm akuzojnë nënën e Leonidës për fallsifikim, por edhe e konsiderojnë të padrejtë ardhjen e saj për të marrë vajzën. Ato këmbëngulin për ta mbajtur nusen që ende nuk kishte mbushur javën në shtëpinë e tyre. Madje përbetohen se e duan atë më shumë se nëna që i ka bërë kokën. Pra sipas tyre nëna nuk ka të drejtë të takojë vajzën e saj 18 vjeçare që pa njoftuar asnjeri ka përfunduar në një shtëpi në malet përreth Hasit.

Pas disa debateve kur nëna e Leonidës, me shumë qetësi i ka lënë të hapura rrugët për krushqit e ardhshëm, vajza është bërë gati me shpejtësi për të ardhur me ne drejt Tiranës. Por edhe në dalje, pengesat vazhdojnë. Kësaj radhe është Eltoni që mundohet të rezistojë. Debatet me Eltonin, i cili nuk e kupton aspak se ligji në çdo rrethanë qëndron mbi të, për momentin mbyllen vetëm kur vajza hyn në makinë e përqafuar me nënën e saj.

Kanë kaluar vetëm pak minuta nga nisja drejt Tiranës, dhe Leonida duket tjetër person. Është e qeshur dhe e lumtur përkrah nënës së saj e cila gjatë gjithë kohës i flet dhe e përkëdhel. Kjo ikje e Leonidës nga shtëpia, dhe lidhja aq e fortë me Eltonin, sipas nënës është bërë në vetëm pak ditë, pavarësisht se dy të rinjtë deklaronin që ka dy vite që njihen. Teksa e Piranjat e pyesin Leonidën se sa ditë kishte që komuniknte me Eltonin ajo tha vetëm 4 ditë ndërsa biseda vazhdonte një telefonatë e Eltonit e ndërpret bisedën duke I thënë vajzës që ti nuk ke të drejtë t ikësh pa leen time.

Por kjo sjellje e tij aspak e kujdesshme ndaj 18 vjeçares, duket se e ka fillesën që nga dita e parë që kanë nisur te bashkëjetojnë. Leonidatregon që aa kanë patur de kontakt fizik bashkë dhe ky argument kaq delikat, shpjegohet në një forme të pafajshme nga Leonida. Gati, gati duket se po flasim me një fëmijë që na tregon për një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur, dhe jo me një vajzë që momentin kaq të rëndësishëm të jetës së saj, e tregon me pa asnjë emocion. Biseda na ndërpritet nga një tjetër telefonatë e Eltonit, i cili mundohet të kuptojë se çfarë po ndodh me gruan e tij të ardhshme I riu ka lënë të nënkuptohet se vajza mund të jetë shtatzanë, gjë që mund ta ndërlikonte edhe më shumë situatën e 18 vjeçares, por edhe raportin e tij me drejtësinë. Sepse, duke konsumuar raport intim me Leonidën, ai mund të rrezikojë të ndiqet penalisht.

Neni 103 i kodit të procedurës penale e thotë qartë që kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke përfituar nga pazotësia fizike ose mendore e personit të dëmtuar, dënohet me burgim nga 5 dri në 10 vite... gjë që pasi përballemi edhe njëherë me të në dyert e policisë, ia bëjmë të ditur. Pavarësisht se duket që pak kupton se çfarë i thuhet.. Është e qartë që Eltoni nuk ka kuptuar aspak se sa përgjegjësi mbart mbi vete martesa me një vajzë të spektrit autik. Por nuk vëmë aspak në dyshim qëllimin e tij dhe ndjenjat që ushqen për Leonidën, por mënyra se si ai sillet ndaj saj, është pak të quhet papërgjegjshmëri. Dhe mos harrojmë./ Piranjat

has

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet