LIVE UPDATES
Aktualitet

Miliona euro shpenzime për ‘zbukurimin’ e ushtarëve/ ‘Çmendet’ Ministria e Mbrojtjes

Trajtimet lidheshin jo vetëm me dietat ushqimore, paketën e strehimit dhe rritjen e pagave, por edhe me mbulimin e shërbimeve shëndetësore dhe dentare.

6 Dhjetor 2024, 22:02 Nga E. D
Miliona euro shpenzime për ‘zbukurimin’ e ushtarëve/
foto ilustruese

TIRANË- Dy vjet më parë Ministria e Mbrojtjes mori një nismë, e cila synoi të krijojë një paketë sociale për ushtarakët, duke ofruar një karrierë dinjitoze për ata që shërbejnë pranë Forcave të Armatosura. Trajtimet lidheshin jo vetëm me dietat ushqimore, paketën e strehimit dhe rritjen e pagave, por edhe me mbulimin e shërbimeve shëndetësore dhe dentare.

Vitin e shkuar Ministria e Mbrojtjes investoi në dy laboratorë, atë klinik- biokimik dhe bakterologjik për analizat e sëmundjeve të ndryshme dhe rikonstruksionin e kabinetit dentar. Për të gjitha këto u shpenzuan 110 mijë euro dhe 750 mijë të tjera për blerjen e pajisjeve për laboratorët, pra 860 mijë euro në total. Gjithë këto shpenzime, në një kohë që në Shqipëri ka spitale publike, që kanë laboratorë, e që po ashtu janë paguar me taksat e qytetarëve dhe blejnë çdo vit reagentë për analiza mjekësore.

Por sikur të mos mjaftonin këto, këtë vit do të shpenzohen plot 4.2 milion euro për të blerë kite dhe reagentë për të kryer analizat mjekësore, dhe një pjesë e fondit do të shkojë për të blerë materiale për kujdesin dentar të ushtarakëve. Shumë mund të thonin se nisma është mjaft e mirë për t’i shërbyer një personeli, i cili vë në rrezik jetën për të mbrojtur vendin, por e gjithë kjo politikë e trajtimit shëndetësor të ushtarakëve nxjerr zbuluar një tjetër legjendë që ka 10 vjet që flitet në Shqipëri: Shëndetësinë Falas.

Po nëse shëndetësia është falas, atëherë përse duhet të blihen sërish materiale për laboratorë, kite dhe reagentë për analiza dhe madje të paguajmë edhe për analizat rutinë,  të cilat mbulohen për moshën mbi 35 vjeç nga skema e kontrollit shëndetësor të Check up?! Një pjesë e mirë e ushtarakëve e plotësojnë kriterin e moshës mbi 35 vjeç, çka automatikisht ata do të përfitonin 42 teste, ku kryesoret janë analizat biokimike, gjaku, urina dhe gjaku okult, shërbime që i ofron një kompani koncesionare, e cila paguhet nga shteti shqiptar 18.3 euro për një analizë. Nëse paketa mjekësore e analizave të koncesionit të Check-up i kushton shtetit shqiptar 18.3 euro për person, për analizat e ushtarëve që do të kenë nevojë për to, shkon 231 euro, afërsisht 12 herë më shumë.

Por nuk mbaron këtu. Ushtarakët do të përfitojnë edhe shërbime nga klinika dentare. Pasi investoi në rikonstruksionin e kabintetit dentar, i cili gjithashtu do të ofrojë shërbimin e mirëmbajtjes së dhëmbëve falas, Ministria e Mbrojtjes shpalli tenderin për të blerë materiale dentare, me një fond limit me vlerë 446 mijë euro.

Fituese u përzgjodh Moto Mania, që dha ofertën më të ulët, 183 mijë euro. Kompania është themeluar në vitin 2013 dhe si objekt të saj ka patur “tregtim mjetesh transporti”, por disa vite më vonë Moto Mania vendosi të shtojë në aktvitetitn e saj edhe tregtimin e materialeve dhe paisjeve dentare, duke fituar kështu disa procedura për furnizimin me medikamente në spitalet rajonale.

Një truk i mirë, që kompania të tregojë kapacitet financiar, kusht që vendoset në procedurat e prokurimit.  Për këtë ka bashkuar në të njëjtin nipt me aktivitetin për shitjen e makinave dhe bicikletave, edhe atë të shërbimeve dentare. Epo në fund të fundit, qëllimi u arrit. Një firmë me bilanc modest në veprimtarinë e furnizimit me materiale dentare, arriti të fitojë kontratën për të suportuar me medikamente të fushës së stomatologjisë të gjithë ushtrinë për plot dy vjet.

Lidhur me këto shpenzime të paarsyeshme, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nuk dha asnjë përgjigje. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të shpresojmë që tenderi të bëhet vërtet për të mbështetur ushtarakët dhe jo për të djegur fondet me kompani, që ose nuk kanë eksperiencë ose kanë përvojë modeste./PIRANJAT

ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet