LIVE UPDATES
Aktualitet

COVID-19 dhe virozat shtojnë rastet me streptokok, mjekët e familjes: Infeksioni bakterial rrezikon më shumë grupet vulnerabël

Mjeku infeksionist Arian Harxhi thotë se streptokoku në përgjithësi menaxhohet ambulatorisht. Por në spital dërgohen rastet kur bakteri jep infeksione të rënda.

11 Prill 2023, 16:13 Nga k.m.
COVID-19 dhe virozat shtojnë rastet me streptokok, mjekët e familjes:
Foto ilustruese

TIRANË- Në qendrën shëndetësore nr.4 në Tiranë, çdo ditë paraqiten raste me infeksionin bakterial streptokok që shkaktojnë si dhimbje fyti, ftohje, ngjirje zëri apo diarre. Mjekja e familjes Mirela Dhamo thotë se streptokoku A është një bakter që prek më së shumti fëmijët dhe grupet vulnerabël që kanë imunitet të ulët.

Por sipas saj, për përcaktimin e tipit të streptokokut nevojitet analizë e specifikuar në laborator. Nga natyra e simptomave, më të shpeshtat janë rastet me streptokok A.

“Dhimbja e fytit është një nga simptomat më të shpeshta tek fëmijët dhe të rriturit kur ata kanë një infeksion të traktit të sipërm respirator. Në shumicën e rasteve, dhimbjet e fytit kanë origjinë virale. Por përcaktimi i tipit të infeksionit bakterial, A apo B bëhet në laborator”, thotë mjekja Dhamo.

Edhe në pavijonin e sëmundjeve infektive në QSUT, ka shtrime si në repartin e Pediatrisë dhe në pavionin e të rriturve. Mjeku infeksionist Arian Harxhi thotë se streptokoku në përgjithësi menaxhohet ambulatorisht. Por në spital dërgohen rastet kur bakteri jep infeksione të rënda.

“Gjithçka varet nga diagnoza dhe konteksti klinik, por çdo bakter jep infeksione të rënda”, thotë mjeku Harxhi.

Ndërsa infeksionisti Gent Stroni në një prononcim për Gazetasi.al thotë se si çdo infeksion, nëse nuk mjekohet mirë dhe në kohë mund të shkaktojë komplikacione.

“Rritja e rasteve lidhet, siç është vënë re edhe për infeksione të tjera, me pandeminë. Pas dy vitesh Covid, gjatë të cilave sëmundjet infektive tek fëmijët treguan një rënie të ndjeshme, me rifillimin e normales së re kemi parë një rritje të të gjitha infeksioneve: përhapje të virusit respirator sincicial dhe gripit; ne patëm kulmin e dytë të gripit në shkurt dhe që nga janari kemi pasur numrin e lartë të rasteve të streptokokut të grupit A”, thonë për Gazetasi.al mjekët specialistë.

Sipas tyre, tek njerëzit me infeksione virale të traktit respirator, prania e një infeksioni bakterial të njëkohshëm është shoqëruar me rezultate të dobëta klinike. Për shembull, në pacientët me grip, infeksioni bakterial i mbivendosur është i pranishëm në 20-30% të pacientëve dhe është shoqëruar me rritje të shkallës së goditjes, ventilimit mekanik dhe vdekshmërisë.

Në mënyrë të ngjashme, te fëmijët me infeksion të rëndë të virusit sincicial të frymëmarrjes (RSV), studime të shumta kanë demonstruar shkallë të pneumonisë bakteriale të mbivendosur më të madhe se 30%, dhe kjo është shoqëruar me kohëzgjatje më të gjatë të ventilimit mekanik”, thonë për Gazetasi.al mjekët specialistë.

Në Itali dhe Greqi raportohet për raste të rritura të infeksionit bakterial streptokok. Sipas raportimeve nga spitalet, edhe kjo rritje, siç ndodhi me gripin, është një efekt post-Covid.

Streptokoku i grupit A, si transmetohet infeksioni

Infeksioni përhapet përmes pikave të nxjerra në ajër me kollë dhe teshtitje. Ethet e kuqe flakë janë ngjitëse që nga momenti kur shfaqen simptomat deri në rreth 24 orë pas fillimit të terapisë me antibiotikë. Në mungesë të trajtimit, është ngjitës për 2-3 javë. Për të shmangur përhapjen e infeksionit, i sëmuri duhet të qëndrojë i izoluar dhe, për rrjedhojë, të mos shkojë në shkollë ose në punë për të paktën 24 orë pas fillimit të terapisë me antibiotikë. Infeksioni mund të transmetohet edhe nga bartës asimptomatikë, megjithëse në këtë rast është shumë më pak ngjitës.

Në veçanti, ky infeksion ndodh kur arrin të mbingarkojë mbrojtjen e trupit duke depërtuar thellë në inde nëpërmjet plagëve ose duke përfituar nga prania e sëmundjeve që mund të dobësojnë sistemin imunitar./GazetaSi

pandemi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet