LIVE UPDATES
Aktualitet

'Civil Society &Think Tank Forum 2022', Krasniqi: Propaganda dhe manipulimi i informacionit kanë arritur tjetër standard

Një panel i veçantë i Forumit iu dedikua çrregullimit të informacionit në Ballkanin Perëndimor dhe edukimit për median dhe informacionin.

2 Nëntor 2022, 13:42 Nga Dosja.al
'Civil Society &Think Tank Forum 2022', Krasniqi: Propaganda dhe
Takimi

BERLIN- Pjesëmarrësit e “Civil Society & Think Tank Forum 2022” që po zhvillon punimet në Berlin nën kujdesin e Institutit ASPEN në Gjermani janë duke diskutuar mbi tema kryesore që lidhen me zhvillimet aktuale në rang global apo në Ballkanin Perëndimor.

Ky forum zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit. Të martën, 01.11.2022, punimeve të ditës së parë të Forumit i parapriu një adresim me video-mesazh edhe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila përsëriti angazhimin e vendit të saj ndaj Procesit të Berlinit, duke nënvizuar rëndësinë e një dialogu të forcuar dhe të vazhdueshëm brenda Ballkanit Perëndimor dhe midis rajonit dhe BE-së.

Një panel i veçantë i Forumit iu dedikua çrregullimit të informacionit në Ballkanin Perëndimor dhe edukimit për median dhe informacionin. Në diskutim u ftuan të merrnin pjesë Znj. Tijana Cvjetićanin, kryeredaktore e Raskrinkavanje; Znj. Jasna Jelišić, shefe e Task Forcës për Ballkanin Perëndimor, Komunikimet Strategjike dhe Analiza e Informacionit në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm – EEAS; Znj. Adelheid Feilcke, Drejtoreshë e Programeve për Evropën në DW Deutsche Welle; Znj. Armela Krasniqi, kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Z. Zoran Trajçevski, Drejtor i Agjencisë për Media Audio dhe Audiovizive.

Gjatë punimeve të këtij paneli, Znj. Krasniqi përmendi rastin kur në krye të ATSH-së ndërmori nismën që njihet si Deklarata e Tiranës, që u nënshkrua nga 13 agjenci lajmesh nga Evropa Juglindore dhe më gjerë. Një deklaratë e përbashkët kjo në 2018 për nevojën e koordinimit mes këtyre agjensive për vërtetësinë e lajmeve, që nga pjesëmarrësit e Forumit u përshkrua si “veprim pioner” në luftën kundër çrregullimit informativ. Ajo përmendi dhe trajtimin nga AMA të përmbajtjeve audiovizive të papërshtatshme mbi zhvillimet në Ukrainë, apo për qëndrime antisemite. “Jetojmë në kohët kur propaganda, manipulimi i informacionit, dezinformimi kanë arritur një tjetër standard- me tipare dhe karakteristika specifike, ku kryqëzohen interesa të shumta me natyrë politike, ekonomike, sociale etj.”, tha kryetarja e AMA-s.

Një tjetër panel u fokusua te “agjenda e gjelbërt”, si shkëmbim mendimesh mes ekspertëve, zyrtarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, mbi tranzicionin e energjisë dhe siguria e saj në kohë krize, ku u prezantuan dhe një sërë rekomandimesh nga grupi i punës me përfaqësues nga agjenci e institucione prestigjoze. Ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor, ishte një fokus tjetër i diskutimit, ku pati paraqitje dhe nga përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile në Shqipëri. Seanca e fundit e ditës së parë të Forumit iu dedikua “Përballjes me të kaluarën dhe përpjekjeve për pajtim në Ballkanin Perëndimor”.

Punimet dyditore të “Civil Society & Think Tank Forum 2022”, po i paraprijnë samitit të liderëve kryesorë politikë që pritet të mbahet këtë të enjte në Berlin.

forumi ne berlin armela krasniqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet